“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
All - General - 1
Aktualitet
Skandali/Prokurori i Gjirokastrës Kasaj fshehu pronën me vlerë 700 mln lekë
7 Dhjetor 2021, 20:48Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
GJIROKASTËR- Emisioni Stop në Tv Klan denoncoi disa ditë më parë se si prokurori i Gjirokastrës Emëror Kasaj ka fshehur borxhin prej 50 mijë Euro duke mos e deklaruar pranë ILDKPKI, që në fakt përbën vepër penale dënimi i së cilës shkon deri në 7 vite burg.
Sot Stop publikon të tjera fakte për pasurinë e prokurorit Emëror Kasaj. Në deklaratën e pasurisë të vitit 2015 prokurori i Gjirokastrës ka deklaruar blerjen e një toke arë 1000m2 dhe një objekti të ndërtuar në të me vlerën e 50 milionë lekëve të vjetra në vitin 2010. Emisioni Stop ka siguruar dy dokumente; kontratën e blerjes së tokës dhe deklaratën noteriale të objektit.
Në to ka parregullsi, pasi vlera e tokës nuk i është referuar çmimit të referencës dhe vlera e objektit nuk pasqyrohet. Kjo fshehje e të ardhurave është e dukshme, pasi kjo pronë realisht nuk vlen 50 milionë Lekë të vjetra.
Stop disponon dy akte ekspertimi që janë bërë pikërisht për vlerën e referencës së tregut mbi këtë pronë. Sipas ekspertes, vlera e saj është rreth 700 milionë Lekë të vjetra dhe jo 50 milionë Lekë të vjetra, siç e ka deklaruar prokurori Emëror Kasaj në formularin e pasurisë.
TIRANË- Bashkitë në vend po miratojnë tenderat pa garë në lidhje me dekorimin e qendrave për festat e fundvitit. Ora News shkruan se në Shkodër, Lezhë si d...
TIRANË– Për herë të parë, emisioni investigativ, hedh dritë mbi dëbimin nga Tirana të mjekëve të njohur Milto dhe Margarita Kostaqi në vitin 1982. Dë...
DURRËS- Kulla e Kalasë së Durrësit është rindërtuar ditën e sotme, pas shembjes së saj nga tërmeti i 26 nëntorit. Të pranishme në këtë moment ka qenë edhe ...
PËRMET- Banorët e fshatit Piskovë në Permet kanë vazhduar protestën ditën e sotme në lidhje me ndërtimin e një landfilli për depozitimin e mbeturinave urba...
TURQI- 1.5 ton hashash është kapur në Turqi ditën e sotme. Sozcu shkruan se 1.5 tonët më lëndë narkotike u sekuestruan në lagjen Dalaman të Muğla. Droga kishe a...
TIRANË– Mutacioni “Omicron” mund të ketë hyrë në Shqipëri, por pritet konfirmimi zyrtar nga laboratori i referencës në Berlin ku janë dërguar disa ka...