LIVE UPDATES
Politike

PD i përgjigjet Ramës: Gënjeve prapë sot! Ndryshimet e njëanshme kushtetuese i eliminojnë koalicionet dhe prishin paktin e

16 Korrik 2020, 12:51 Nga DOSJA
PD i përgjigjet Ramës: Gënjeve prapë sot! Ndryshimet e

TIRANË- Partia Demokratike i është përgjigjur sërish deklaratave të Kryeministrit Edi Rama, i cili zgjodhi të fliste nga Kuvendi. Në një deklaratëe nga selia blu, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, u shpreh se Rama gënjeu sërish sot për ndryshimet kushtetuese. 

Në deklaratën e tij, numri dy i PD tha se  ndryshimet kushtetuese që kërkon të miratoje Kuvendi i eliminojnë koalicionet dhe prishin Marrëveshjen e 5 Qershorit. Ai shton se Rama po zhbën marrëveshjen e 5 qershorit dhe po ndaloh koalicionet për interesin e tij personal.

Bardhi ka sjell edhe njëherë në vëmendje dy nenet e Kushtetutës që pritet të ndryshohen, duke shtuar se nëse PS është vërtet e interesuar për të rihapur diskutimin për çështje të tjera në lidhje me reformën zgjedhore, ajo është e obliguar nga Marrëveshja e 14 Janarit dhe nga Marrëveshja e 5 Qershorit ti parashtrojë ato për diskutime dhe vendimmarrje konsensuale në Këshillin Politik.

 

DEKLARATA E PLOTË

Edi Rama gënjeu prapë sot. Ndryshimet e tij të njëanshme kushtetuese i eliminojnë koalicionet dhe prishin Marrëveshjen e 5 Qershorit. Nuk ka asnjë mënyrë që Edi Rama të miratojë këtë Marrëveshje pa e ndryshuar, siç gënjeu edhe sot. Duke eleminuar koalicionet siç parashikohen sot me Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor, Edi Rama zhbën këtë marrëveshje.

Faktet janë e zeza mbi të bardhë dhe zbulojnë gënjeshtrat banale të Edi Ramës. Neni 68 i Kushtetutës aktualisht parashikon se: “Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike, koalicionet zgjedhore të partive politike, si dhe nga zgjedhësit.” Përcaktimi kushtetues nuk ka asnjë dilemë për çështjen e koalicioneve. Koalicionet lejohen nga Kushtetuta, por po ndalohen nga Edi Rama për interesin e tij personal. Komisioni I Ligjeve e riformulon nenin 68 të Kushtetutës, si më poshtë:

“Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike ose nga zgjedhësit.” Është fare e qartë se ndërhyrja e njëanshme në Kushtetutë prej Edi Ramës e prish Marrëvëshjen e 5 Qershorit. Faktet janë në draftin e dakordësuar dhe të firmosur nga palët sipas kësaj marrëveshje. Ky draft, që Edi Rama thotë se do ta miratojë pa ndryshime, parashikon se “partitë pjesëtare të koalicionit të garojnë me lista shumemërore të veçanta”. Pra, marrëveshja, jo vetëm lejon koalicionet parazgjedhore, por u jep mundësinë partive politike brenda një koalicioni të garojnë me lista të veçanta.

Ja, ku është drafti, i dakordësuar mes palëve sipas Marrëveshjes së 5 Qershorit, ku thuhet shprehimisht se “Për partitë pjesëtare të koalicionit që garojnë me lista shumemërore të veçanta numri i kandidatëve në listën shumemërore nuk mund të jetë më i vogël se gjysma e numrit të mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse, shtuar dy.” Me ndryshimet e njëanshme kushtetuese, Edi Rama do që ta ndryshojë këtë dakordësi dhe të detyrojë partitë të garojnë siç do ai, me një listë të përbashkët dhe jo siç vetë ka dhënë dakordësinë në Marrëveshjen e 5 qershorit. Një tjetër nen i dakordësuar në Marrëveshjen e 5 qershorit që zhbëhet nga ndryshimet kushtetuese të Edi Ramës është neni 36. Aty thuhet shprehimisht se “Në rastin kur është shteruar lista e kandidatëve të partisë politike, anëtare e një koalicioni, mandati i kalon partisë së koalicionit me herësin më të lartë.”

Pra, faktet tregojnë se Edi Rama ka rënë dakord dhe Partia Socialiste ka firmosur më 5 Qershor, që jo vetëm të vazhdohet me koalicionet parazgjedhore, por gjithashtu që një parti politike, pjesë e një koalicioni parazgjedhor, të paraqesë listën e vet të veçantë. Faktet tregojnë se Edi Rama po gënjen. Ai është i tmerruar nga humbja e pushtetit dhe rotacioni i pashmangshëm.  Me prishjen e Marrëveshjes së 5 Qershorit ai po kërcënon rëndë stabilitetin e vendit dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë. Opozita e Bashkuar mbështet plotësisht qëndrimet e qarta të Sekretarit amerikan të Shtetit, Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian, Komisionerit për Zgjerimin dhe Bundestagut, si dhe rikonfirmon se i qëndron plotësisht kodifikimit pa asnjë ndryshim të Dakordësisë së 5 Qershorit.

Është koha që marrëveshja të miratohet pa ndryshime, siç u firmos nga Këshilli Politik me pjesëmarrjen e të gjitha palëve politike. Kjo është e vetmja gjë që duhet çuar përpara nga Partia Socialiste, duke i qëndruar dokumentit që ka nënshkruar. Çdo akt tjetër tradhëton interesin kombëtar, duke marrë peng nisjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.  Nëse Partia Socialiste është vërtet e interesuar për të rihapur diskutimin për çështje të tjera në lidhje me reformën zgjedhore, ajo është e obliguar nga Marrëveshja e 14 Janarit dhe nga Marrëveshja e 5 Qershorit ti parashtrojë ato për diskutime dhe vendimmarrje konsensuale në Këshillin Politik. Çdo diskutim i tillë, sipas Marrëveshjes, NUK mund të vonojë apo pengojë kodifikimin e Marrëveshjes së 5 Qershorit.

Më herët kreu i qeverisë, Edi Rama, në fjalën e tij në Kuvend është shprehur sot se të dyja marrëveshjet do miratohen. Ai ka thënë se marrëveshja e 5 qershorit do të miratohet gërmë për gërmë dhe nuk do të preket, por ka njoftuar edhe njëherë se do të miratohen dhe ndryshimet kushtetuese që janë propozuar nga qeveria e re. Kreu i qeverisë është shprehur se marrëveshjet janë të pavarura nga njëra-tjetra.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama gazment bardhi hapja e listave dhe heqja e koalicioneve marreveshja e 5 qershorit ndalimi i koalicioneve edi rama gazment bardhi hapja e listave dhe heqja e koalicioneve marreveshja e 5 qershorit ndalimi i koalicioneve

Sondazh

Poll
Politike 16 Korrik 2020, 11:23

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka ripërsëritur mendimin e tij kundër marrëveshjes për ndryshimet në Kushtetutë.Në fjalën e tij, presidenti u shpreh se nëse m...

Politike 16 Korrik 2020, 11:49

TIRANË– Presidenti Ilir Meta është shprehur qëm ë mirë populli të mos e dijë se çfarë hapash do të ndërmarrë ai në të ardhmen.Në një konferencë me g...

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë