LIVE UPDATES
Politike

Basha: Asgjë nuk ndodh në 11 dhjetor, Berisha serviri sonte gënjeshtrën e fundit

9 Dhjetor 2021, 22:00 Nga DOSJA
Basha: Asgjë nuk ndodh në 11 dhjetor, Berisha serviri sonte

TIRANË – Kryetari aktual i Partisë Demokratike bëri me dije se asgjë nuk do të ndodhë në 11 dhjetor, datë e vendosur për mbajtjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm nga Sali Berisha. Në lidhje direkte me emisionin “Opinion”, Basha akuzoi rivalin Berisha se sonte “ai serviri gënjeshtrën e fundit për demokratët dhe shqiptarët”.

Më tej, kreu i selisë blu përsëriti se nuk komentin dhe nuk ndryshon asnjë vendim të SHBA-së.

BASHA NË “OPINION”

Thelbi ka qenë mbështetja e pakushtëzuar e SHBA-së për PD-në për të çrrënjosur korrupsionin dhe për të vendosur në shinat e demokracisë, në shinat e stabilizimit dhe në shinat e mirëqenies për shqiptarët. Ka qenë besimi i investuar i SHBA-së tek PD, jo vetëm si një alternativë, por si një siguri për shqiptarët për të dalë nga gjendja e mjerueshme e vendit.

Pyetje: Zoti Basha, Sali Berisha ka qenë një lider korruptuar apo jo? Se u diskutua dhe këtu në studio që ju keni thënë që unë nuk besoj që ai ka qenë i korruptuar por këtë vendim e morën SHBA-të. Tre muaj pas kësaj deklarate keni ndërruar mendim apo i qëndroni sërish asaj?
Lulzim Basha: Zoti Fevziu, gjithë kolegëve tuaj gjatë gjithë kësaj kohe, as nuk kam ndërmend, dhe as nuk ndryshoj qëndrimin tim për të komentuar një vendim të SHBA-së. Dua t’u kujtoj që unë dhe praardhësi im Sali Berisha kemi ndarë një qëndrim sa herë SHBA dhe departamenti i shtetit kanë shpallur persona non-grata dhe kemi kërkuar përjashtimin e tyre nga politika. E kemi bërë këtë sepse kemi pranuar prej fillimit si të gjithë shqiptarët SHBA-të dhe Departamentin Amerikan të shtetit si një juri të demokracisë, të zbatimit të ligjit dhe nga njëra anë e citojmë DASH, raportin e fundit të DASH-it që thotë se Shqipëria është sot vendi më i korruptuar në Ballkan. Dhe nga ana tjetër kur na cenohet interesi personal, shpifim dhe shpikim çdo lloj skenari për t’i ikur të vërtetës.

Pyetje: Pasnesër pritet që kontestuesit tuaj të mbledhin Kuvendin. Zoti Berisha deklaroi që kam 5 mijë vota dhe do të marrin vendime. Nëse në këtë Kuvend mblidhet mazhoranca e delegatëve dhe marrin vendime. Do t’i njihni ju këto vendime?
Lulzim Basha: Mesazhi i parë që i jap çdo demokrati dhe çdo demokrateje të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike të Shqipërisë, ju që qëndroni të bashkuar në një betejë të jashtëzakonshme, me plotë sakrifica kundër një regjimi të korruptuar që do të shembet fal qëndresës tonë dhe falë shumicës absolute të shqiptarëve që nuk e duan këtë gjendje e duan ndryshimin edhe më shumë se më 25 prill kur na e mohuan ndryshimin përmes masakrës zgjedhore, ju them të gjithëve ju: Jam krenar të jem në krye të betejës për të përmbysur këtë regjimin dhe për t’i hapur rrugë Shqipërisë demokratike, Shqipëri e vlerave, Por kjo Shqipërie vlerave nuk mund të vijë përmes gënjeshtrës. Sot është dita për të thënë që Partia Demokratike nuk do t’i nënshtrohet më kurrë gënjeshtrave, shpifjeve, mashtrimeve.

Pyetje: Kush ka gënjyer, kush ka shpifur, kush ka mashtruar në PD?
Lulzim Basha: Sali Berisha i serviri sonte për herë të fundit shqiptarëve duke shtrembëruar, gënjyer gjithçka vetëm për interesin e tij personal. Jam këtu për të garantuar çdo demokrat se vullneti juaj, sakrifica juaj nuk do të bëhen fli për interesat personale të një njeriu të vetëm.

Pyetje: Tani çfarë do të ndodhë nëse ata janë shumicë?
Lulzim Basha: Asgjë nuk do të ndodh në datën 11 dhjetor. Ashtu siç foli dhe vetë koshienca, nuk ka Kuvend në datë 11, ka një tubim të thirrur nga zoti Berisha në të cilin me siguri mund të ketë demokratë, nga ata që janë të çoroditur dhe që janë të manipuluar nga Sali Berisha. Ka faktorë të tjerë që duan ta përçajnë Partinë Demokratike, janë Edi Rama, është “Trekëndëshi i Bermudës” i cili ka dalë haptaz për të përçarë Partinë Demokratike.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike kuvendi i 11 dhjetorit lulzim basha sali berisha kuvendi i 11 dhjetorit lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj