“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Politike
Truprojat e Veliajt e nxorrën zvarrë, aktivisti: Herët e tjera na kanë grushtuar
9 Dhjetor 2021, 15:42Nga DOSJA
TIRANË– Aktivisti që u nxorr me forcë nga truproja e kryebashkiakut Erion Veliaj ka folur para mediave. Në një lidhje për FaxNeës, Bislim Lakna ka rrëfyer se ndryshe nga herët e tjera që truprojat i grushtonin e shkelminin, këtë herë thjesht i kanë tërhequr zvarrë.
Lakna shtoi më tej se sipas tij më skandaloze se ky incident ishte fakti që mijëra të rinj propagandonin për kryebashkiakun Veliaj.
“Ka gjëra dhe probleme që u duhen thënë në sy personaliteteve politikanë në Shqip[ëri. Por këta nuk kapen, nuk marrin pjesë në evente publike. Marrin pjesë në evente të tilla propaganduese të organizuara nga vetë ata. Është e vështirë të depërtosh deri në një ambient ku janë këta politikanë. Ne shfrytëzuam rastin që të shkonim e të thonim disa të vërteta aty. Nëse quhet incident faktin që truprojat na tërhoqën zvarrë, nuk kishte gjuajte. Zakonisht herë të tjera na kanë goditur me grushte e shkelma, dje na tërhoqën zvarrë. Më skandaloze se dhuna që u përdor dje ishte fakti që ishin mijëra të rinj që po axhitoheshin me një propaganë në nëj mënyrë të paskrupullt. Ata të rinj do të dalin nga bankat dhe do të përballen me jetën e vërtetë,”- tha Lakna.
TIRANË– Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaroi në emisionin Opinion në Tv Klan se është kërcënuar me përshkallëzim të sanksioneve ndaj tij në Thesari...
TIRANË – Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se edhe nëse kryetari i Partisë demokratike Lulzim Basha nuk do ta pezullonte nga grupi parlamentar d...
TIRANË – Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se pas datës 11 Dhjetor do të ngrihet një komision brenda Partisë Demokratike që do...