LIVE UPDATES
Aktualitet

Basha, ‘fansi i flaktë’ i Vettingut, alibia, ndërkombëtarët

10 Shkurt 2022, 14:49 Nga DOSJA
Basha, ‘fansi i flaktë’ i Vettingut, alibia,

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha është kthyer në “besimtarin” më të madh të Reformës në Drejtësi. Në një mbledhje të grupit parlamentar të PD-së, të zhvilluar ditën e sotme që si kurrë më parë u raportua në çdo sekondë nga zyra e shtypit, Basha u bë fansi më i flaktë i Vettingut dhe Refomës në Drejtësi, duke lënë me gojë hapur të gjithë ata që e kanë ndjekur në mënyrë konstante me retorikën e tij politike. Sot përshembull, Basha gënjeu dy herë! Po gënjeu, pa thonjëza, por literalisht.

Si në mbledhjen e mbuluar si kurrë më parë nga zyra e shtypit, por edhe në prononcimin për gazetarët, Basha u shpreh gati që të bënte gjithçka për të integruar vendin në Bashkimin Europian. Duke përdorur si alibinë më të mirë thirrjet e forta të ndërkombëtarëve që prej kohësh ushtrojnë presion për kartona jeshilë. Megjithatë e shkuara ka treguar se kur do Basha del kundër të huajve. Përshembull në vitin 2017 kur ndodhej poshtë zyrës së Ramës, brenda “Çadrës së lirisë”, Basha i drejtohej me një gjuhë të ashpër ndërkombëtarëve e konkretisht, shefes së Lartë të Politikës së Jashtme në Bashkimin Europian, Federica Mogherinit, duke i vënë kushte për Vettingun.

S’ka vetting pa zgjedhje të lira të ndershme. S’ka zgjedhje të lira pa qeveri teknike”

Paraditen e sotme Basha tha nuk ka bisedime por vetëm dialog për të përcaktuar largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike. Përndryshe, vala popullore do e rrëzojë. Bëjeni Vettingun se do të hapim negociatat. Ne në shqip i themi broçkulla. Po anglisht si i thonë, kush di anglisht këtu?,”-thoshtë Basha duke bërtitur, ndërkohë që tonet i uli vetëm më ditën e takimit me kryeministrin Edi Rama, më 17 maj. Pra kur do flet mirë dhe fort, shqip e anglisht për të mbrojtur e marrë atë që do.

Gabimin e dytë publik që iu kthye në gënjeshtër, Basha ia bëri vetes. Me fjalën e tij, para mediave në krah të Gazment Bardhit, Alfred Rushajt e Enkelejd Alibeajt (3 nga juristët e PD-së), Basha përmendi diçka që tanimë do ta përndjekë si gabim politik. Kryetari i Partisë Demokratike ngulte këmbë se nga përfundimi i afatit për KPK dhe KPA, nuk do të shkaktohej asnjë problem pasi Kushtetuta e parashikonte, ndaj dhe nuk kishte shanse për të krijuar vakum.

“Nuk ka vakum kushtetues, Vettingu vazhdon, nuk ndalet e parashikon Kushtetuta. Mundësisht tua sqaroni sa më mirë shqiptarëve. Ajo që kërkohet është zgjatja e mandateve të 14 personave që kanë pasur katër vite kohë. Para se ky vendim të merret, duhet të diskutohet fillimisht se çfarë kanë bërë këta njerëz, si ka ecur procesi, çfarë kanë bërë, a kanë pasur presion, duhet vendosur cila është më e mira përballë reformës në drejtësi. Çdo vendim i yni është më i miri për shqiptarët,”-tha në konferencën e tij për shtyp kryedemokrati.

E zeza mbi të bardhë, në Kushtetutë parashikohet që Vettingu të bëhet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë/ Gjyqësorit. Madje shkonin edhe më tej. Kërkonin që të bënin një rezyme pune për të gjithë anëtarët që për më shumë se 3 vite kanë hetuar magjistratët. Kjo deklaratë u bë 20 tetor 2021, 5 muaj deri më sot. Kishin kohë që të hetonin bashkë me anëtarët e organeve të Vettingut, edhe magjistratët që nuk e kanë kaluar ende skenarin. Pse nuk e bënë gjithë këtë kohë? Madje as nuk e propozuan, pasi mbeti thjesht një zbardhje në një nga kronikat e ditës. Apo marrëveshja me kryeministrin Edi Rama ishte gati? Përgjigjen do ta marrim shumë shpejt, ndoshta në një “17 maj” të dytë!

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike lulzim basha zgjatja e mandatit per organet e vettingut lulzim basha zgjatja e mandatit per organet e vettingut

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri