LIVE UPDATES
Politike

“Ishin 40 punonjës, tani kam vetëm 12″/ Basha me administratoren e fasonerisë: Nuk duam të largoheni nga Shqipë

3 Dhjetor 2020, 12:07 Nga DOSJA
“Ishin 40 punonjës, tani kam vetëm 12″/ Basha me

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në një fasoneri në Lezhë ku zhvilloi një bisedë me administratoren e saj. Gjatë bisedës me administratoren Brunilda Shytaj, Basha u njoh me situatën e vështirë të këtij biznesi, që për shkak të krizës ka reduktuar numrin e punonjësve, pasi e ka të pamundur të paguajë pagat e tyre.

Basha i premtoi Shytajt, se bashkë do ta largojnë të keqen, qeverinë Rama, dhe ajo nuk do të ketë më nevojë që të largohet jashtë vendit, por do të qëndrojë aty për të zgjeruar biznesin e saj.

Pjesë nga biseda:

Shytaj: COVID-i na ka shkatërruar psikologjikisht, ekonomikisht, gjithsecilin në çdo anë. Punonjëset pa punë, familjare të gjitha. Mbështetje nuk kemi. Kemi ardhur nga emigrimi për një jetë më të mirë, problemi qëndron që duhet të rikthehemi prapë në janar. S’kemi ç’të bëjmë për fat të keq! Këto janë kushtet që ofron vendi ynë për momentin. Ishin 40 në Mars dhe arritëm këtu.

Lulzim Basha: Sa ke tani?

Brunilda Shytaj: Tani janë 12 veta. Me ditë edhe këto, jo çdo ditë. Këtu nuk gjen ndihmë, nuk gjen portë të hapur, edhe pastaj ngel që gjithçka duhet ta bësh me lekët e xhepit, dhe vjen dhe një moment që dhe ato mbarojnë dhe kaq. Kaq ishte.

Lulzim Basha: Keni qenë në emigracion dhe pastaj jeni kthyer këtu, ku keni investuar kursimet tuaja?

Brunilda Shytaj: Po! Dhe jemi rikthyer këtu, por dhe këtu nuk ka të ardhme. Kështu që do të rikthehemi përsëri atje nga ia nisëm.

Lulzim Basha: Jo, ne do të largojmë të keqen dhe do të bëjmë gjithçka që ju që jeni kthyer këtu, mos t’ju shkojë dëm sakrifica. Të keni mundësinë të punoni e të prodhoni e të mbani njerëzit në punë dhe ta bëjmë Shqipërinë vendin më atraktiv për investimet e tjera, jo të largojmë këto investime që na kanë ardhur.

Brunilda Shyta: Të shpresojmë!

Lulzim Basha: Ne do të largojmë të keqen, jo t’ju largojmë ju. Ju jeni e mira e këtij vendi.

Brunilda Shytaj: Ashtu shpresojmë dhe ne!

Kryetari Basha tha se qeveria e ardhshme do të jetë në krah të qytetarëve dhe sipërmarrjes.

Lulzim Basha: Ju jeni shembull! Ju jeni shembull që qeveria e ardhshme do ta inkurajojë, që të tregojë dhe për emigrantët e tjerë, që duan të investojnë të ardhmen e tyre, ëndrrat e tyre, kapitalin e tyre, që në Shqipëri mund t’ia dalin, jo që në Shqipëri nuk i dilet, se përndryshe vendi s’ka të ardhme. S’mund të vazhdohet kështu!

Brunilda Shyta: E vërtetë!

Lulzim Basha: Janë 7 vite që vazhdohet kjo mënyrë. Tani ka ardhur momenti t’i themi boll dhe të hapim një rrugë të re, të fillojmë ndryshimin. Është në dorën tonë. Shumica absolute e shqiptarëve e duan këtë ndryshim. Është në dorën tonë ta bëjmë të mundur. Jam i sigurt, në qoftë se ne nuk krijojmë disa kushte bazë, që ju… s’keni asnjë arsye të largoheni.

Brunilda Shyta: Jo, absolutisht! Këtu jemi mirë, është vendi ynë. Pse të largohemi?

Basha iu rikthye edhe njëherë planit të propozuar prej tij, që synonte të ndihmonte biznesin dhe qytetarët.

Lulzim Basha: Dhe këtë i kemi kërkuar dhe ne. Ky është plani ynë. T’i japim çdo sipërmarrësi 200 mijë lekë të vjetra për çdo punonjës që rikthen në punë. Për shembull në qofte se ti ke pasur 40 dhe ke hequr gjysmën apo më shumë të marrësh 200 mijë lekë të vjetra për këdo nga ata që do rikthesh në punë për 6 muaj. Pra, kjo është ndihma e parë. Ndihma e dytë që mund t’ju japim është akses në kredi me garanci nga shteti, me një interes jo më të lartë se 2%, ku bie fjala për shpenzime operative apo investime kapitale. Në qoftë se ju duhet për të marrë borxh, për të marrë rrogat e punonjësve, 0%. Të paktën me këto dy hapa ju do ta kishit pak më të thjeshtë, apo jo?

Brunilda Shytaj: Po normale.

Lulzim Basha: Pra, ka një rrugë, nuk ka pse të jetë kështu. Nuk ka pse të jetë gjendja kështu, ka mundësi. Në qoftë se ka mundësi Kosova, ka mundësi Maqedonia, ka mundësi dhe Shqipëria ta bëjë, por ka munguar vullneti. Kanë nxituar për t’i marrë lekët për t’ia çuar një grushti klientësh, në vend që të ndihmojnë njerëzit, të ndihmojnë ekonominë. Dhe unë të garantoj që kësaj do t’i japim fund dhe nuk duhet ta lëshojmë veten, do të bëhemi bashkë, duhet të jemi bashkë, të gjithë. Me ju në krah, me të gjithë shqiptarët e ndershëm në krah, pavarësisht prej bindjeve politike do bëjmë të mundur që taksat e shqiptarëve të shkojnë në radhë të parë te shqiptarët. Se të gjithë nga ju paguani taksa. Kushdo paguan taksa. Edhe ajo TVSH-ja që paguan kur blen ushqimet, prapë shkon në buxhetin e shtetit. Për çfarë harxhohet? Kjo është çështja. Unë ju jap fjalën që prioriteti absolut do të jetë ndihma financiare për çdo familje dhe ndihma për ekonominë. Pastaj edhe kjo puna në mes të pandemisë, ju nuk punoni, vijnë ju sjellin prapë taksat, gjobat, çdo gjë, faturat.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha ne lezhe brunilda shytaj lulzim basha ne fasoneri basha ne lezhe brunilda shytaj lulzim basha ne fasoneri

Sondazh

Poll
Politike 3 Dhjetor 2020, 10:57

TIRANË– Deputeti Myslim Murrizi ka folur në lidhje me borxhin e marrë nga qeveria shqiptare. Nga Kuvendi i Shqipërisë, Murrizi tha se nga lekët e marra, fa...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet