LIVE UPDATES
Politike

Basha kujton 73 vjetorin e Kryengritjes se Postribës: Tronditi komunizmin, sot paradë krenarie e xhelatëve

9 Shtator 2019, 07:25 Nga DOSJA
Basha kujton 73 vjetorin e Kryengritjes se Postribës: Tronditi komunizmin,

Tiranë– Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar për  73 vjetorin e Kryengritjes se Postribës, i cili u shpreh tronditi themelet e komunizmit.

Me anë të një mesazhi në Facebook, Basha thekson se sot në vend të ndjesë, po shohim një paradë krenarie të xhelatëve, e cila fatkeqësisht ka frymëzim shtetëror.

Reagimi i plotë:

Në 73-vjetorin e Kryengritjes madhështore të Postribës, 9 shtatorin e 1946-s, çdo shqiptar patriot përkulet me nderim para qindra burrave, intelektualëve, malësorë e klerikë të të gjitha besimeve, që frymëzuan e u ngritën në të parën kryengritje antikomuniste në Europë. Kryengritja tronditi nga themelet regjimin gjakatar që si vegël e verbër e dhunës staliniste ishte vënë në gjueti të të gjithë patriotëve në të gjithë Shqipërinë, të cilët e donin vendin e tyre, të lirë e të pavarur nga pushtues ashtu si etërit themelues e kishin shpallur me 28 nëntor të 1912-s.

Në raportet e pushtetit antishqiptar, që ruhen sot në arkiva, vërehet tmerri që kishte ngërthyer kupolën e regjimit, e cila shihte fare mirë se Kryengritja e Postribës mund të shndërrohej në fillimin e një lëvizjeje për t’u çliruar nga klika diktatoriale që kishte uzurpuar pushtetin. Regjimi vërente me shqetësim se Kryengritja e Postribës mund të sillte jo vetëm ndërhyrjen e aleatëve tradicionalë të shqiptarëve, por mund të shndërrohej në një shembull për të gjitha vendet e rëna nën thundrën e diktaturës komuniste.

Këtij rreziku ndërkombëtar që paraqiste Kryengritja e Postribës, regjimi ju përgjigj me metodën e vetme që njihte, dhunën masive, vrasjet e pushkatimet pa gjyq. Në raportimet zyrtare të Sigurimit të Shtetit dëshmohet gjuetia e shëmtuar që strukturat e Sigurimit kryen ndaj popullsisë, jo vetëm në Postribë, por edhe në Shkodër, në Malësinë e Madhe, në Pukë e në Mirditë, të kapluara nga paniku se Postriba do të shërbente si një burim frymëzimi.

Kjo gjueti njerëzore, bilanci përfundimtar i të cilës ende nuk dihet, por ku raportimet flasin për mbi 60 të vrarë, dhjetëra të tjerë të vdekur burgjeve e mijëra të dënuar me burgime të gjata e punë të detyruar, i zgjati jetën një diktature që s’kishte më asgjë të përbashkët me idealin antifashist që predikonte, por ishte shndërruar në një makineri vrasëse që e trajtonte popullin si skllav dhe që kishte hedhur në treg interesat kombëtare, për hir të përjetësimit të pushtetit të vet.

Gjuetia njerëzore nuk njihte as kanun e as ligj. Forcat e verbra të Sigurimit, e pushkatuan Ymer Beqirin në vend të të birit, Sadikut, në një akt zëvendësimi të viktimës, që s’njeh kurrfarë kodi zakonor, e morën zvarrë Osman Hysenin e plagosur, nga Hoti i Ri e deri në fshatin Mes, ku e pushkatuan dhe e lanë të pavarrosur. Aktet makabre u kryen jo vetëm ndaj drejtuesve të Kryengritjes, Osman Haxhisë, Jup Kazazit, Idriz Tahirit e të tjerëve, por edhe ndaj familjeve të tyre e fshatrave të tëra pa dallim. Djegia e fshatrave nxori zbuluar mizorinë e regjimit si një palë pushtuese që s’kishte asgjë të përbashkët as me idealin çlirimtar, e as me pallavrat për progres shoqëror.

Kryengritja e Postribës u pasua nga Masakra shtetërore e Postribës. Por për zbardhjen e emrave të urdhëruesve të kësaj masakre, shteti shqiptar bëri shumë pak në këto 30 vjet. Në vend të një ndjese të pandërprerë për dhunën në përmasa genocidale të ushtruara ndaj zonave të tëra të vendit, sot e kësaj dite shohim, dëgjojmë e lexojmë justifikime nga pseudo-historianë e politikanë të paskrupullt, se regjimi komunist ishte i detyruar të kundërpërgjigjej ashtu, se në fund të fundit dhuna shtetërore ishte një mbrojtje legjitime, se pushteti u mor me pushkë e natyrisht edhe duhej mbrojtur me armë.

Kjo mendësi dhe mënyrë veprimi në thelb antishqiptare, ka dalë këto vite nga tulatja, dhe në hapësirat publike tashmë nuk përkujtohet Kryengritja, trimëria, por masakrat shtetërore ngrihen në piedestal si “fitore të shtetit shqiptar”, si “faqe e lavdishme e historisë”.

Pasardhësit e xhelatëve po tentojnë ta kthejnë sërish në kulturë zyrtare përkujtimin e masakrave shtetërore dhe po synojnë të nxjerrin nga diskursi publik përkujtimin e qëndresës ndaj diktaturës dhe të heronjve që ranë në përpjekje për liri e dinjitet.

Në 73-vjetorin e Kryengritjes madhështore të Postribës më duhet të pranoj se kjo krenari e xhelatëve fatkeqësisht ka një frymëzim shtetëror. Struktura të shtetit janë angazhuar ethshëm për restaurimin e pushtetit të bijve të nomenklaturës dhe me forcën e propagandës e të strukturave të pushtetit po kërkohet të tulasin ish-të përndjekurit politikë, po tentohet t’i getoizojnë ata në cep, jashtë jetës publike, jashtë angazhimeve civile e jashtë përpjekjeve legjitime për të marrë pjesë në pushtet e në ndërtimin e shtetit.

Ky restaurim kumtëzi e kthen pas Shqipërinë, e ridërgon atë në hapësirat antidemokratike e orientale të Lindjes. Por kjo përpjekje që shkon në kundërshtim me idealet perëndimore të heronjve të Postribës dhe me aspiratën e mbarë shqiptarëve për integrim në Perëndim, nuk ka për të pasur sukses.

Pasardhësit e heronjve të Postribës, ata që themeluan Partinë Demokratike me idealin e Shqipërisë si Europa, janë krenarë për historinë e tyre dhe e kanë shndërruar atë në thesar, në një pasuri shpirtërore dhe mendore që i ndihmon për ta kaluar edhe situatën aktuale. Sakrifica e heronjve të Postribës do i ndihmojë të gjithë shqiptarët patriotë ta fitojnë betejën tinzare që pasardhësit e xhelatëve u kanë vënë përballë, atë të kthimit në Lindje. Shqiptarët do ta fitojnë këtë betejë të pamerituar në nderim të heronjve të Postribës, por edhe për të garantuar të ardhmen e fëmijëve tanë, një të ardhme të merituar në gjirin e kombeve demokratike të Perëndimit.
Lavdi përjetë kreshnikëve të Kryengritjes së Postribës!
Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Çfarë ndodhi 73 vite më parë?

Në Postribë u organizua kryengritja e parë antikomuniste në vend. Rrethi i Shkodrës, kampion i demokracisë të luftës për liri, rreshti i parë në historinë e Shqipërisë kishte filloi organizimin, rezistencën antikomuniste për një kryengritje të madhe popullore.
Në malet e veriut, ku komunizmi nuk kishte shkelur akoma, vazhdonte lufta për liri. Në Kelmend vepronin çetat e Prek Calit, me Ded Lulash Smajlin, Nik Mark Ujkën etj. Në Malësi të Madhe vepronin forcat e Llesh Marashit, Lul Grizhës, Pjetër Gjok Bajraktarit, Caf Smajlit etj. Por gjithçka u shuajt shpejt nga sistemi komunist.


J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kryengritja e postribës lulzim basha kryengritja e postribës lulzim basha


Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri