LIVE UPDATES
Politike

‘Basha lider europian’, përfaqësuesja e CDU-së: Nëse ODIHR flet për shtije votash, rrezikoni izolimin

23 Prill 2021, 12:03 Nga DOSJA
‘Basha lider europian’, përfaqësuesja e CDU-së:

TIRANË-Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Panorama”, znj. Leikert tha se zgjedhjet e 25 prillit kanë një rëndësi të veçantë për Shqipërinë se do të caktojnë se në cilin drejtim do të shkojë Shqipëria. Do të ndiqet rruga drejt Bashkimit Europian me më shumë përpjekje dhe do te krijohet një perspektivë për të rinjtë në vendin e tyre, apo vendi do të lihet më tej pa një busull orientimi. Madje ajo u shpreh se nëse ekspertët e ODIHR-it do të evidentojnë cenim të zgjedhjeve, atëherë Shqipëria rrezikon një izolim nga Bashkimi Europian. Nënkryetarja e CDU/ CSU më tej gjatë intervistës hedh poshtë akuzat e Kryeministrit Rama se BE-ja ka neglizhuar Ballkanin perëndimor në përballimin e luftës kundër virusit. Leikert thotë në intervistë ndërkohë, se vitet e fundit është vërejtur një vullnet të ulët për të avancuar reformat e nisura. Ndërkohë, sa i përket kandidatit për Kryeministër Lulzim Basha, nënkryetarja e grupit parlamentar të CDU-CSU, Leikert, u shpreh se ka kontakte të vazhdueshme me të. Ajo thotë se kryedemokrati vjen me një premtim të qartë për vijimin e reformave dhe me një busull “pro” europiane.

1.Pandemia ka krijuar një situatë të pazakonte diplomatike. Kryeministri Rama ka kritikuar BE-në se ka lënë jashtë vëmendjes vendet e Ballkanit. Disa herë ai ka veshur me përgjegjësi BE-në se po le gjyshërit tanë pa vaksine. Ndërkohë që gjetja e zgjidhjes se vaksinimit ka ardhur nga Turqia, Kina dhe vaksinat ruse. A është shqetësues për ju, ndryshimi i kursit, qoftë edhe retorikës, nga BE-ja drejt vendeve të lindjes?

Ndryshe nga sa e paraqet Kryeministri Edi Rama, BE-ja po siguron mbështetje gjithëpërfshirëse për vendet e Ballkanit Perëndimor në luftën kundër pandemisë Covid-19. Gjatë të ashtuquajturës “vala e parë”, u vunë në dispozicion ndihma emergjente për sektorin shëndetësor, për shembull për sigurimin e maskave, aparateve respiratorë dhe testeve, si dhe një paketë ndihme prej 3.3 miliardë eurosh për përballimin e pasojave të pandemisë në Ballkanin Perëndimor. Në një kohë kur vetë vendet anëtare të BE-se u goditën keq nga pandemia dhe ishin qendra e pandemisë globale, Ballkani Perëndimor nuk u harrua. Midis majit dhe gushtit të këtij viti, BE-ja do të mbështesë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor me 651,000 doza vaksinash. BE-ja gjithashtu ofron ndihmë përmes programit ndërkombëtar të shpërndarjes “COVAX”. Vaksinimi është mënyra për të dalë nga kriza, por për sa kohë nuk ka mjaftueshëm vaksina, masat për parandalimin e përhapjes së infeksionit janë thelbësore. Dhe për këtë mban përgjegjësi qeveria e Edi Ramës. Qeveria shqiptare dhe populli i Shqipërisë janë të lirë të vendosin se cilën rrugë do të ndjekin. Ne në grupin parlamentar CDU/CSU do të dëshironim që Shqipëria të bëhej anëtare e bashkëpunimit në Bashkimin Europian, ashtu si të gjitha shtetet e tjera në Ballkanin Perëndimor. Nëse dhe kur kjo është e mundur varet kryesisht nga vullneti politik për të përmbushur kushtet e nevojshme. Ne kemi parë pak progres në këtë fushë në Shqipëri gjatë viteve të fundit.

2. Znj. Leikert, Shqipëria ndodhet më pak se 2 ditë nga zgjedhjet që do të caktojnë qeverinë e 4 viteve të ardhshme. Si e shikoni klimën politike me të cilën po shkohet në zgjedhjet e 25 prillit?

Është e rëndësishme që zgjedhjet të jenë të drejta dhe demokratike dhe që të gjithë aktorët e përfshirë të jenë të vetëdijshëm për përgjegjësitë e tyre. Kjo fillon me organizimin e zgjedhjeve dhe përfundon me çështjen e formimit të koalicioneve. Kjo vlen si për partinë në pushtet, ashtu edhe për opozitën. Në Ballkanin Perëndimor ndonjëherë kam përshtypjen se pushteti politik barazohet me fuqinë ekonomike. Kjo qëndron në kontrast të plotë me idenë tonë të bashkëjetesës demokratike në Bashkimin Evropian. Si grup parlamentar CDU/CSU në Bundestag, ne shpresojmë që të jetë e qartë për të gjithë aktorët politikë të përfshirë në Shqipëri se zgjedhjet janë gjithashtu një vendim se ne cilin drejtim do të shkojë Shqipëria. Do të ndiqet rruga drejt Bashkimit Europian me më shumë përpjekje dhe do te krijohet një perspektivë për të rinjtë në vendin e tyre, apo vendi do te lihet më tej pa një busull orientimi.

3. Raporti i ndërmjetëm i vëzhguesve të ODIHR-it për zgjedhjet në Shqipëri ka evidentuar një klimë të tensionuar politike dhe mosbesim të partive politike mes njëra-tjetrës. A është një sinjal ky se do të kemi zgjedhje jo të pranueshme?

Këtë duhet ta përcaktojnë ekspertët e ODIHR-it dhe për këtë duhet pritur dita e zgjedhjeve dhe vlerësimi përfundimtar . Edhe këtu kriteret janë të qarta dhe objektive.

4. Ju jeni deputete e Bundestagut që vjet vendosi disa parakushte për Shqipërinë për t’i plotësuar në mënyrë që të nisin negociatat mes BE-së dhe Shqipërisë. Nëse ODIHR do të raportojë probleme me zgjedhjet që do zhvillohen më 25 prill, rrezikojmë ne bllokimin nga BEja?

Po, sigurisht. Ka kushte të përcaktuara qartë që janë vendosur për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Disa procese, si përparimi i Reformës në Drejtësi, varen jo vetëm nga qeveria, por hetimi i individëve të korruptuar, luftimi i krimit të organizuar, hetimi i krimeve zgjedhore, dekriminalizimi ose marrja e masave më të rrepta kundër ekonomisë informale dhe pasurisë së pajustifikuar të zyrtarëve të lartë duhet të jenë gjithashtu nën përgjegjësinë e qeverisë. Reformat shpesh perceptohen nga përfaqësuesit e qeverisë në Shqipëri ose në vendet e Ballkanit Perëndimor si diçka e jashtme. Si diçka që diktohet nga jashtë. Por të jem e sinqertë: qytetarët e Tiranës, Durrësit dhe Shkodrës duan të gjithë sundimin e ligjit, një standard më të lartë jetese, një kujdes shëndetësor më të mirë, një sistem arsimor modern dhe rrugë të mira. Kjo nuk është diçka që Brukseli ose Berlini u diktojnë partnerëve politikë në Shqipëri. Në vizitën time të fundit në Shqipëri në vitin 2019, përshtypja ime ishte se kjo është në interesin e natyrshëm të njerëzve atje.

5. Ambasadorët kryesorë në Shqipëri kanë intensifikuar thirrjet për qytetarët që të dalin të votojnë dhe të mos shesin votën. A keni ju raportime nga diplomatët që keni në Shqipëri për ekzistencën e rasteve të intimidimit të zgjedhësve dhe blerje të votave?

Është e rëndësishme që njerëzit të marrin pjesë në procesin e vendimmarrjes për zhvillimin e vendit te tyre. Çdo formë intimidimi, kërcënimi ose manipulimi nuk është e pranueshme. Vëzhguesit e ODIHR-it, gjithashtu do ta marrin këtë parasysh në vlerësimin e tyre të zgjedhjeve.

6. Duke qenë se PD-ja është pjesë e Partive Popullore Europiane bashkë me partinë tuaj, CDU-në në Gjermani, a e mbështesni ju rrotacionin politik në Shqipëri dhe rikthimin e PD-së në qeveri me kandidat Bashën Kryeministër?

Si grup parlamentar CDU/CSU, ne nuk ndërhyjmë në punët e brendshme të Shqipërisë. Sigurisht, jemi në kontakt të ngushtë me partinë tonë partnere, PD-në dhe kryetarin e partisë Lulzim Basha. Ai vjen me një premtim të qartë për reformën dhe me një busull “pro” europiane. Qeveria shqiptare e Kryeministrit Rama në këto vitet e fundit nuk ka arritur të dërgojë një sinjal bindës të një fillimi të ri dhe të progresit . Më 25 prill, populli i Shqipërisë, i cili deri tani ka votuar vetëm duke emigruar jashtë, do të bëjë bilancin e tij./Panorama.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike angela merkel katja leikert lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 angela merkel katja leikert lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje