LIVE UPDATES
Politike

Basha me pedagogët në Korçë: Do rritet buxheti për arsimin, stazh i paguar për të sapodiplomuarit

31 Mars 2021, 13:28 Nga DOSJA

KORÇË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me mësues dhe pedagog të Korçës.

Pasi dëgjoi shqetësimet e mësuesve, Basha tha se programi i Partisë Demokratike synon kthimin në normalitet të të gjithë sistemit arsimor shqiptarë. Ai u zotua se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, së pari do anulojë ligjin për arsimin e lartë, do të rrisë buxhetin për arsimin dhe universiteti do të ketë autonominë e tij.


DEKLARATA:

E them me krenari që Partia Demokratike ka lindur nga universiteti, ka lindur nga studentët, ka lindur nga pedagogët dhe e them po me kaq dëshirë që këtë traditë ka vazhduar ta ruajë. Po të shohim përfaqësimin e pedagogëve universitar në forumet e zgjedhura të Partisë Demokratike dhe do të shikoni që vetëm në Këshillin tonë Kombëtar pothuajse një në 3 anëtar është pedagog me kohë të plotë shumica, një pjesë me kohë të pjesshme në universitetet shqiptare. Pra krenohem me faktin që një parti e lindur nga studentët, nga pedagogët vazhdon të ketë në qendër, në zemër, në zemërakun e vendimmarrjes politike elitën e mendjes së kombit, së vendit. Por nga ana tjetër nuk është një moment për t’u krenuar dhe gjendjes ku është katandisur arsimi i lartë në këto 8 vite në veçanti. Nuk kam nevojë ti referohem rënkimeve të Pizës apo të Shangait, apo të institucioneve të ndryshme europiane sepse jam i bindur se ju si pedagog dhe po kështu ndoshta më shumë dhe studentët tuaj e dinë dhe e ndjejnë ditë për ditë këtë bjerrje të pandalshme të cilësisë së mësimdhënies në universitetet tona. Arsyeja është e thjesht, e qartë dhe tërësisht politike. Ne jemi vendi me buxhetin më të ultë për institucionet publike të arsimit të lartë Ballkan. Ne jemi vendi që përfitojmë më pak se çdo vend tjetër i Ballkanit nga programet bujare të Bashkimit Europian për t’iu ardhur në ndihmë universiteteve, për t’iu ardhur në ndihmë në ndërtimin apo azhurnimin e infrastrukturës ndërkombëtare që nga auditorët tek digjitalizim. Për t’iu ardhur në ndihmë pedagogëve përmes trajnimit, programeve të shkëmbimit. Për t’iu ardhur në ndihmë studentëve që t’i bëjmë edhe ata pjesë e programeve Erazmus+ dhe të tjera programe të Bashkimit Europian. Pse ka ardhur kjo? Arsyeja është fare e thjesht. Dekodohet tek ligji për arsimin e lartë , i cili është një ligj që u hartua duke nëpërkëmbur përvojat më të mira dhe parimet mbi të cilat bazohet arsimi i lartë në Europë dhe tashmë në shumë vende të rajonit. Parimi i vetëm i këtij ligji është “përqendrimi i pushtetit”. Si në çdo fushë tjetër edhe në botën universitare kjo qeveri dhe ky kryeministër e pa si një zë për tu shuar si një zë për tu mbyllur. Si një tjetër fushë për ta futur në kontroll dhe pasojat janë të dukshme për të gjithë. Kërkimi shkencor ka rënë në nivele historike. Cilësia e mësimdhënies po kështu, mos të flasim për autonominë, se ç’është e vërteta ajo që thonë disa pedagogë në pension, apo po thuaj në prag të pensionit që as në kohën e diktaturës nuk ka qenë kaq e centralizuar vendimmarrja sa i përket kërkimit shkencor. Ndaj dhe parimi i parë dhe kryesor mbi të cilin do të bazohet ligji i ri i arsimit të lartë, i cili do të hartohet në konsulentë, dialog të hapur dhe transparent me grupet e interesit që janë pedagogët dhe studentët, do të jetë parimi i decentralizimit dhe autonomisë. Dhe unë e di se pedagogët shqiptarë, pedagogut shqiptarë nuk i mungon asgjë për të konkurruar denjësisht. Në fakt të dhënat tregojnë të kundërtën. Kur u jepet mundësia në universitete europiane apo amerikane, qofshin këto përmes një qëndrimi të shkurtër apo përmes një studimi të plotë 4-vjeçar të doktoraturës ne shihnim se pedagogët tanë shkëlqejnë me arritje të krahasueshme me ato të shkencëtarëve europianë apo amerikanë. Pra problemi qartësisht është një problem politik, i shkaktuar nga politika, i shkaktuar nga vendimmarrja e gabuar cinike dhe centralizuese të qeverisë në ikje. Ndaj dhe hapi i parë do të jetë shbërja, korrigjimi i këtij dështimi të madh që ka sjellë një kolaps të jetës universitare në Shqipëri. Dhe këtë do ta bëjmë së bashku, parimet nuk ka nevojë t’i shpikim. Ato tashmë janë të konsoliduara në Europë dhe mjafton ti përshtatim sigurisht brenda kornizës së përgjegjshmërisë. Çfarë dua të them me këtë ? Me këtë dua të them që unë i qëndroj dhe plani ynë për arsimin e lartë e reflekton zotimin tonë të kahershëm, prej vitit 2017 për dyfishimin e buxhetit për arsimin e lartë. Por, ju e kuptoni që dyfishimi i buxhetit do të thotë që ne, të zotojmë, të përkushtojmë fondet e taksapaguesve shqiptarë për arsimin e lartë dhe kjo do të thotë në total një shifre prej 75 milion euro shtesë për arsimin e lartë, para të cilat vijnë nga xhepat e taksapaguesve shqiptarë. E bëjmë këtë bazuar mbi dy konstatime. Konstatimi i parë është që, jemi dhe mbetemi kombi që investojmë më shumë për fëmijët dhe për arsimimin e tyre dhe Korça është vendi jo se nuk është e vërtetë kjo në qytetet e tjera. Shqiptarët heqin bukën e gojës për të arsimuar fëmijët e tyre, shqiptarët zhyten në borxh, shesin shtëpitë për t’i arsimuar fëmijët e tyre. Prandaj, jam i bindur që edhe nga pikëpamja morale dhe etike është e drejtë që ne të ndajmë para të buxhetit të shteti, jo për oligarkë, jo për PPP e koncesione por për prioritetet e vërteta të shqiptarëve ku dukshëm spikat prioriteti i arsimit të lartë dhe i arsimit në tërësi sepse arsimi i lartë pa rritur cilësinë e arsimit parauniversitar është po kështu një mision i pamundur. Me këtë dyfishim të buxhetit ne synojmë dy objektiva. Së pari, ne synojmë të zërojmë tarifën për bachelor dhe master për të gjithë ata që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj dhe ta përgjysmojmë për ata që vijnë me të ardhura mbi këtë shumë. Së dyti me gjysmën tjetër të kësaj rritje synojmë dhe do të arrijmë së bashku, bashkë me fondet e Bashkimit Europian përmirësimin e të gjitha aspekteve të mësimdhënies duke filluar nga infrastruktura fizike ku nuk përfshihet thjeshtë ndërtimi dhe rindërtimi i auditorëve, i laboratorëve, i praktikave, por edhe digjitalizimi i plot. Qeveria shqiptare, qeveria e drejtuar nga unë do ta tregoj me vepra se arsimi i lartë është prioritet duke shtuar buxhetin për arsimin, në këtë moment do të kemi të paktën të njëjtën shumë, mos edhe më shumë, vit për vit të dedikuar nga institucionet e Unionit të Bashkimit Europian, pra për të ndihmuar këto tre fusha kryesore, studentët, pedagoget dhe në tërësi infrastrukturën universitare në Shqipëri. Kjo është në tërësi baza e planit tonë për arsimin e lartë. Për ta përmbyllur. Dy gjëra duhet të ndryshojnë menjëherë dhe për këtë duhet bashkëpunim i ngushtë mes qenësisë së ardhshme midis trupës pedagogjike dhe sektorit privat. Së pari Universitetet nuk mund të qëndrojnë më si kulla të fildishta, të shkëputura nga realiteti dhe nga praktika e tregut të punës. Nuk është juaj, është faji i mungesës së vëmendjes, sepse është roli i qeverisë që të koordinojë trekëndëshin universitet, sektor privat, vendimmarrje publike. Konkretisht kjo do të thotë që universitetet publike shqiptare do të kushtëzohen në marrjen e fondeve publike shqiptare nga qeveria përmes sjelljes së praktikës të trajnimit dual. Sigurisht nuk pres që brenda vitit të shndërrohet 50% me 50% raporti midis teorisë dhe praktikës, por në mënyrë më absolute brenda 2 apo 3 viteve të para çdo institucion i arsimit të lartë publik shqiptar që financohet me taksat e shqiptarëve duhet të ketë marrë masat me përgjegjësinë e vet, me autonominë e vet, që të bëjë një ndërthurje të teorisë dhe të praktikës. Praktika apo trajnimi dual të jetë një pjesë e pandarë e procesit mësimdhënës në universitetet shqiptare, jo vetëm në fusha ku as nuk mund të përfytyrohet që një i diplomuar të jetë i përgatitur për tregun e punës pa praktikë siç është shëndetësia, por absolutisht në asnjë fushë, sociologji, juridik, inxhinieritë e ndryshme dhe natyrisht në ato fusha që ka një perspektivë të jashtëzakonshme për rritjen ekonomike, për thithjen e investimeve, për punësimin me paga dinjitoze, siç është për shembull teknologjia e informacionit.
Me thënë me fjalë të tjera më shumë fonde do të shkojnë për ato universitete apo për ato fakultete brenda universiteteve, të cilat do të jenë të parat në garën për të ndërthurur teorinë me praktikën. Kësaj do ti bashkëngjitet edhe një pjesë tjetër e financuar e drejtpërdrejt nga buxheti i shtetit, që janë 10 mijë stazhe 12 mujore të paguara për të sapo diplomuarit më të mirë, të paguara me një pagë apo me një shpërblim do të thosha simbolik prej 30 mijë lek të reja, 300 mijë lek të vjetra, synimi nuk është që t’ju siguroj punë, por të siguroj urën nga auditori drejt tregut të punës, përmes stazheve, përmes njohjes së profesionit direkt aty ku ushtrohet, përmes krijimit të lidhjeve me rrjetin e profesionistëve. Garancitë shtohen që një i sapodiplomuar nuk hidhet si i thonë në rrugë drejt nga auditori dhe përfundon siç kam takuar nga Lezha në Vlorë me dy diploma tek dera e një dyqani bosh ku nuk hyn askush, por ka të gjitha shanset që të integrohet në tregun e punës dhe të dhënat këtë tregojnë nga Bosnja në Kosovë, nga Serbia në Maqedoninë e veriut dhe në ato raste kur e kemi praktikuar në Shqipëri edhe këtu se minimalisht 7 deri në 9, në çdo 10 studentë që ushtrojnë praktikën pasi kanë përfunduar studimet sigurojnë një vend pune, jo vetëm aty ku po ushtrojnë praktikën, por edhe në vende të tjera të cilat lidhen përmes njohjeve dhe lidhjeve networkut që krijon vetë praktika. Trajnimi dual, praktikat, madje praktikat edhe në bashkimin europian ishin temat kryesore të konferencës që zhvillova javën e kaluar me komisioneren Maria Gabriel dhe me aleancën e universiteteve europian e. Lajmi i mirë është që falë insistimit të komisionit europiane, shuma e vendosur në dispozicion të studentëve të Ballkanit perëndimor dhe të pedagogëve për këto dy fusha, trajnimin dual dhe praktikën pas mbarimit të universitetit është një shumë rekord, 26 miliardë euro, pothuajse 2 herë e gjysmë buxheti i Shqipërisë vetëm për këtë fushë. Atëherë çfarë na ka penguar deri më sot të përfitojmë nga kjo, mungesa e vëmendjes, braktisja totale, shpërfillja e botës universitare deri në mëri. Kjo me 25 Prill merr fund dhe ne do të bashkojmë forcat! Qeveria e ardhshme, me Universitetin e Korçës dhe të gjitha universitetet e tjera të Shqipërisë, me universitetet europiane, me Bashkimin Europian dhe Komisionin Europian për të arritur qëllimin më madhor që mund të ketë një qeveri, për të arritur objektivin më të madh që mund të ketë një shoqëri, ëndrrën dhe pritshmërinë më të madhe që mund të ketë një familje që krijimi i vendeve të punës, me paga dinjitoze për fëmijët e tyre.

Çfarë na duhet ne? Të sigurojmë që universitetet shqiptare dhe fakultetet e informatikës të kenë mjaftueshëm mbështetje në bashkëpunim me institucionet europiane që të diplomojnë sa më shumë të rinj në këtë fushë. Përfytyroni, nëse ne jemi në gjendje brenda vitit të parë apo vitit të dytë në bashkëpunim me Aleancën e Universiteteve Europiane, në bashkëpunim me Komisionin Europian të garantojmë një trajnim bashkëkohor të 5000 apo 10.000 studentëve në këtë fushë çdo vit, ku pagat nisin në nivelet 400, 500,600, 700, 800 euro e përfundojnë deri në 2000- 3000 euro, kemi investuar në një shtresë të mesme profesionistësh të cilët kanë dijeni bashkëkohore dhe marrin rroga pothuajse të nivelit të Bashkimit Europian, pothuajse të nivelit të Europës Perëndimore, njerëz të pavarur financiarisht, njerëz të pavarur mendërisht, intelektualë, shtresë e mesme, garanci për tregun, garanci për konsumin, garanci për cilësinë e debatit publik, garanci për stabilitetin demokratik të shoqërisë. Është një investim që na kthehet vetëm 10-fish apo 20-fish në kuptimin financiar por na kthehet në mënyrë të pa matshme duke e bërë shoqërinë tonë vërtet europiane, vërtet të civilizuar dhe duke e ndalur plagën e madhe që ka sot vendi që është largimi i të rinjve. Në fakt nuk është plagë është kaq katastrofë kombëtare. 12 herë më shumë shqiptarë të rinj largohen nga Shqipëria sesa nga Serbia, sepse në Serbi janë hapur 40.000 vende pune vetëm në fusha të tilla si teknologjia e informacionit dhe diferenca, ndryshimi i vetëm është një qeveri që kujdeset për të gjitha aspektet e ekonomisë, që bëjnë të mundur investimet dhe hapjen e vendeve të punës dhe një qeveri që nuk do t’ia dijë, që nuk e dëgjoj zërin e studentëve që buçiti gjatë protestave të 2018, që i trajton pedagogët pa dinjitet, që nuk ka plan, nuk ka vizion, . Ka tetë vite që universitetet i ka mbajtur në vend numëro. E 25 prilli është dita për tu çliruar nga kjo ngecje. Është dita për ti hequr frenat e dorës dhe Shqipëria le të lëvizë përpara sepse mundësitë tona janë që brenda një kohe fare të shkurtër, jo vetëm të kapim stadin ku ndodhen sot universitetet rajonale, por ta tejkalojmë atë me një impakt të drejtpërdrejtë në jetën dhe punësimin dhe mirëqenien e rinisë korçare dhe rinisë studentore shqiptare kudo që ndodhen.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike basha ne korce zgjedhjet 25 prill 2021 basha ne korce zgjedhjet 25 prill 2021


Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria