LIVE UPDATES
Politike

“Nuk paguaj dot kredinë”/ Basha u përgjigjet akuzave me takimet e qytetarëve: Rama të mos merret me gënjeshtrat, të sh

17 Nëntor 2020, 16:06 Nga DOSJA
“Nuk paguaj dot kredinë”/ Basha u përgjigjet akuzave me

TIRANË– Ndërkohë që maxhoranca është sulur në akuza kundër tij, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vijon me takimet me qytetarët. Këtë herë, Basha është ndalur tek një sipërmarrës të biznesit të vogël i cili për shkak të krizës së rëndë ekonomike nuk paguan dot as kredinë. Artan Murati, pronar i një biznesi familjar u shpreh se xhiroja ditore ka rënë në një minimum ekstrem. Xhiroja e ditës së sotme ishte vetëm 5 mijë lekë të vjetra.

Pjesë nga biseda

Lulzim Basha: Si po të shkojnë punët ?

Artan Murati: Shumë dobët është.
Lulzim Basha: Xhiro ka rënë besoj ?
Artan Murati: Po, ka ra fare ne maksimum.

Lulzim Basha: Si ja del?
Artan Murati: Ashtu duke e shtyrë. Kam marrë një kredi me një fjalë edhe..

Lulzim Basha: Kredi për të mbajt hap dyqanin?!

Artan Murati: Po. Asnjëlloj të ardhure.
As bukën e gojës nuk e nxjerr. Ja sot skam bërë as xhiro asgjë, 5 mijë lekë xhiro ka dyqani.

Lulzim Basha: Kjo është xhiro e vetme ?

Artan Murati: Kjo është xhiro e sotme.

Kryetari i opozitës, z.Basha i tha sipërmarrësve se kjo duhet të ishte periudha kur qeveria duhej ta ndihmonte biznesin shqiptar, ashtu siç qeveria e Kosovës apo qeveritë e tjera të rajonit ndihmuan bizneset e vendit të tyre.

Ndihma e qeverisë shqiptare për të luftuar pasojat e pandemisë, ishte vetëm 1 %e prodhimit të brendshëm bruto, më e ulëta në Europë. Ndërkohë që vëmendja e autoriteteve dhe buxheti i shtetit duhet të ishin në shërbim të qytetarëve dhe bizneseve në nevojë, e gjithë makineria qeveritare është vënë në funksion të propagandës dhe një fushate shpifjeje kundër opozitës.

Kreu demokrat premtoi se qeveria e dalë nga 25 prilli do t’i japë fund kësaj neglizhence dhe shpërdorimi kriminal të resurseve shtetërore, nëpërmjet një plani për ta ndihmuar ekonominë duke filluar me njerëzit e thjeshtë që kanë mbetur pa asnjë të ardhur, atyre që kanë humbur vendet e punës, ndihmë për njerëzit e thjeshtë, ndihmë për biznesin duke filluar nga biznesi i vogël, ndihmë për të gjithë ata që sot kanë nevojë më shumë se kurrë që shteti, paratë e taksave t’i çojë për të ndihmuar ata.

Lulzim Basha: Kjo ishte koha që Shqipëria të ndihmonte njerëzit, shteti të ndihmonte njerëzit në nevojë dhe shumica dërrmuese e bizneseve të vogla që janë në prag falimentimi, kanë muaj që nuk gjenerojnë asnjë fitim. Dolën të dhënat sot që Shqipëria është ekonomia me akreditimin më të ulët nga të gjithë vendet e tjera të Ballkanit. Çfarë gjëje më të rëndësishme mund të bëjë qeveria në një moment të tillë përveçse t’ju vijë në ndihmë ju? Kjo është kryesorja. Edhe në këtë kohë, ajo që po ndodh është e kundërta, paratë e taksave tuaja, paratë që paguani ju, po zhduken në xhepat e një grushti klientësh së qeverisë. Dhe kryeministri merret nga mëngjesi deri në darkë me sulme politike, me shpifje ,me trillime. Këto as ju ndihmojnë ju, as e ndalojnë krizën, vetëm e thellojnë krizën. Prandaj të jesh i sigurt që së bashku do t’i japim fund kësaj. Duhet t’i kthejmë shpresën Shqipërisë. T’i japim një shpresë të re Shqipërisë.

Këtë takim, Basha e ka raportuar edhe përmes një statusi në rrjetet sociale, teksa shkruan se Rama në vend që të merret me gënjeshtra e akuza, duhet të kthejë sytë nga qytetarët, që po falimentojnë.

 “Ndërkohë që Rama shpenzon të gjithë kohën duke cicëruar gënjeshtra kundër meje, ekonomia jonë po falimenton.  Të dhënat krahasimore nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dëshmojnë se Shqipëria është ekonomia më e nënfinancuar e Ballkanit Perëndimor. Për 7 vite rresht Rama e ka shkatërruar ekonominë. Mijëra dyqane dhe njësi shërbimi si biznesi i Artan Muratit po vuajnë rënien e fortë të xhiros. Bizneset e vogla po marrin kredi për të mbaJtur hapur derën. Prej muajsh nuk nxjerrin asnjë fitim. Vendet e punës i kanë shkurtuar. Komunitetet rreth tyre janë varfëruar më shumë. Kanë pritur që qeveria t’i ndihmojë një herë të vetme, siç kanë paguar taksat rregullisht. Por Edi Rama nuk ka kohë për problemet e shqiptarëve që e nxjerrin vetë bukën e familjeve të tyre. Edi Rama nuk ka as para për bizneset që mbajnë me bukë familjet e komuniteteve të tyre. Sepse taksat që mbledh prej tyre, Edi Rama i ndan me miqtë e tij. Kjo është arsyeja pse Rama nuk u jep ndihmë financiare qytetarëve që po vuajnë nga kriza e COVID-it. Ne do ta ndryshojmë këtë gjendje. Ne do të kujdesemi për biznesin, do të kujdesemi për të vetëpunësuarit, do të kujdesemi për të gjithë qytetarët dhe do të japim ndihmë financiare për çdo qytetar. Ne do të sjellim shpresë për Shqipërinë,”- shkruan Basha teksa raporton takimin me sipërmarrësin.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike akuzat e rames per dick martyn edi rama lulzim basha akuzat e rames per dick martyn edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen