Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
KORÇË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një takim me demokratët e Korçës, ka folur rreth arrestimeve nga policia të banorëve të Astirit dhe ish-deputetit Klevis Balliu. (Lexo këtu)
Ai tha nga Korça, se Balliu po mbahet në burg për shkak se ishte në krah të qytetarëve.
“Balliu mbahet në arrest politik me urdhër të Edi Ramës, pasi ndodhej në anën e qytetarëve që dhunoheshin. Edi Rama po u merr frymën qytetarëve”, – tha Basha, ndërsa shtoi: “Nuk ka burg që na tremb dhe na ndalon”.
Pjesë nga fjala e Bashës:
“Dua t’ju përcjell sot nga kjo sallë përshëndetjet e deputetit Klevis Balliut, i cili mbahet sot në arrest politik me urdhër të drejtpërdrejt të Edi Ramës dhe zagarëve të tij politikë, Sandër Lleshaj, Ardi Veliu dhe kriminelit në krye të policisë së Tiranës.
Mbahet në burg me urdhra të drejtpërdrejt politikë ndaj prokurorëve të kapur e të nënshtruar.
Mbahet për të vetmin faj se kur me urdhër të banditëve iu vërsulën nënave dhe baballarëve që po mbronin shtëpitë e tyre, i spërkatën me gazin djegës dhe lotsjellës, Klevis Balliu ndodhej në krahun e qytetarëve për t’i mbrojtur nga dhuna.
Ky është krimi i vetëm i Balliut, se është në krahun e qytetar.
Mesazhi që do të përcjellë Rama është se unë nuk pyes, arrestoj edhe përfaqësuesit politikë të opozitës, edhe deputetë, i çoj në prokurori ata që denoncojnë, siç bëri Ervin Salianji.
Mesazhi që Rama çon është se ai është pushteti, shteti dhe kur do ja merr frymën qytetarit, studentit, familjes dhe mbi të gjitha godet me padrejtësinë e drejtësisë së kapur edhe opozitën politike, që është bastioni i fundit i qëndresës kundër.
Më lejoni t’ju them se Klevis Balliu s’ka qenë kurrë më i vendosur dhe nuk ka qeli burgu që ta trembë, edhe ne bashkëluftëtarët e tij nuk trembemi nga një kufomë politike që i ka orët e numëruara. Fundi i organizatës kriminale të Rilindjes që solli kaq shumë dëme për 6 vite po afron dhe ne jemi më të vendosur se kurrë për ta çuar betejën tonë drejt fitores”.
Klevis Balliu u shoqërua në polici ditën e djeshme, pasi së bashku me banorët e Astirit, të cilët protestojnë kundër shembjes së banesave të tyre tentuan të bllokojnë rrugën ku do të kalonte eskorta e Kryeministrit. Pas shoqërimit Balliut i është komunikuar masa e arrestit. Gjatë protestës pati edhe përplasje me policinë, ku u lënduan disa efektivë dhe disa qytetarë.
(B.B & A.S/ Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Deputeti i dalë nga listat e Partisë Demokratike për Korçën, Ligoraq Karamelo, gjatë seancës së sotme plenare, foli për heqjen e tabelave dy...
TIRANË- Kuvendi ka zgjedhur sot kryetarët dhe nënkryetarët e Komisioneve Parlamentare, të cilat ishin lënë bosh pas djegies së mandateve nga opozita. Pas v...
Deputeti socialist Spartak Braho është një minierë e pafundme informacioni. Ai di shumë. Kur u ngrit i pari kundër nderimit të Mit’hat Frashërit në nëntorin e v...
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka dënuar dhunën e ushtruar ditën e djeshme mbi protestuesit e Astirit, teksa ka dek...
BOSNJE- Kryeministri Edi Rama ka qenë sot i ftuar në samitin vjetor të BERZH-it mbajtur në Sarajevë, ku në përfundim të tij ka dhënë një deklaratëe për mediat. ...
TIRANË- Disa orë pas shoqërimit nga policia në protestën e banorëve të Unazës së re, ish-deputetit të partisë demokratike Klevis Balliu iu komunikua masa e...
KORÇË- Kryetari i Bashkisë së Bukureshtit Daniel Tudorache, gjatë një vizite në Korçë, u shpreh se nuk e shikon të drejtë bojkotimin e zgjedh...
VAU I DEJËS- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Vau i Dejës sot nuk kurseu akuzat ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama, ku u shpreh se zgjedhj...
TIRANË- Kryetari i Grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në fjalën e tij në Kuvend tha se të gjitha protestat e opozitës po bëhen për të bllokuar rr...
TIRANE– Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në fjalën e tij në Kuvend ka folur për reformën në Drejtësi dhe efektet e saj në sistem. Xhafaj tha se Reforma...