6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
SHIJAK- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar sot qytetin e Shijakut, ku ka parë nga afër banesat e dëmtuara nga tërmeti i fundit.
Basha në një reagim në Facebook, shkruan se shumë banorë nga frika flenë në makina, pasi banesat e tyre janë të dëmtuara dhe autoritetet nuk kanë shkuar për t’ i parë. Numri një i opozitës shton më tej se këta qytetarë kanë nevojë për ndihma dhe shteti duhet të kthejë sytë nga ta.
“Sapo pashë nga afër situatën në Shijak ku qindra banesa janë të pabanueshme sidomos në zonën e “Luginës”. Shumë qytetarë flenë nëpër makina, dhe një pjesë tek të afërmit. Banorët kërkojnë vëmendje më të madhe. Ata më thanë se përveç ditës së parë, nuk ka patur asnjë kontakt më nga autoritetet. Nuk kanë asnjë ide çfarë do të bëhet me ta.
Sot është nata e katërt që nuk futen dot në banesa. Kanë nevojë për ndihma materiale, ushqime, dyshekë dhe batanije. Banorët ankohen se ndihma e ofruar deri më tani është e pamjaftueshme. Përveç zonave të goditura rëndë si Durrësi dhe Thumana, duhet menjëherë tu vihet në ndihmë edhe zonave të tjera ku njerëzit janë në vështirësi të mëdha dhe ndihen të braktisur”, shkruan Basha.
50 persona të vdekur, 900 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë u mbyllën paraditen e djeshme, ndërsa në zonat e tjera u mbyllën pasdite. Trupi i fundit u nxorr pak pas mesnate në zonën e njohur si “2 Gjelat”. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat po përcillen një e nga një për në banesën e fundit.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka “sqaruar” të gjithë qytetarët për datën e rikthimit të nxënësve dhe studentëve në shkolla. Me anë të një statu...
KAVAJË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë sot pranë banorëve në Kavajë, të cilët janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Krah tyre Basha u ka...
Tiranë- Ditën e sotme kreu i PD-sëLulzim Basha ka ndarë një udhëzim të prerë për të anëtarët e Partisë Demokratike, ku theksohet se duhet të mbajnë konktakte me...
Tiranë- Kryeministri Edi Rama në ceremoninë paraditen e sotme tek ‘Varrezat e Dëshmorëve’ në Tiranë nuk është shfaqur në formë. Teksa ishte në krah të Metës në...
Tiranë- Në një dalje për mediet ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve, që të mos bëhen ekspertë të banesave të tyre, por...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shihet një i moshuar nga Medvegja që tregon se sapo ka marrë pensionin ka dhurua...
Durrës-Albin Kurti kreu i Vetëvendosjes ndodhet në qytetin e Durrësit për të parë nga afër situatën pas tërmetit. Ai ndodhet në stadiumin “Niko Dovana” në Dur...
Durrës- Një debat ka pasur dje mes një banori të prekur nga tërmeti në Durrës dhe kryeministit Edi Rama. Banori i ka drejtuar Ramës pyeten se “a shtë koha për t...
Tiranë– Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot për herë të tretë qeverinë, ku u diskutuan dëmet dhe pasojat që la tërmeti i 26 nëntorit. Rama shpalli gjendjen e ...