LIVE UPDATES
Aktualitet

Basha në Shkodër: Të çajmë ‘rrethimin’ dhe të kthejmë sytë nga fanari i demokracisë

4 Mars 2022, 15:42 Nga DOSJA
Basha në Shkodër: Të çajmë ‘rrethimin’

SHKODËR – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mbylli fushatën e forcës së tij politike në qytetin e Shkodrës për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Duke kërkuar votën për kandidatin Xhemal Bushati, Basha tha se është frymëzuar nga rezistenca e popullit shkodran që nga koha e Skënderbeut deri në ditët e sotme. Ai theksoi se e kujton mirë kohën kur qytetarët shkodranë thyen murin e rëndë të diktaturës komuniste. Më tej, Basha shtoi se Shqipëria sot është e rrethuar nga e keqja njësoj si në të kaluarën dhe tashmë është momenti që ky rrethim të çahet sërish. Ai bëri thirrje që shqiptarët të kthejnë sytë nga Shkodra duke e konsideruar si “fanarin e demokracisë”.

Në fund, lideri i opozitës bëri thirrje që ditën e dielë shkodranët të votojnë masivisht për Xhemal Bushatin.

“Mirë se iu gjej vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj shkodranë! Dhe faleminderit për këtë pritje plotë me surpriza, përfshirë edhe surprizën në faqen e majtë që më tha Xhemali fshije se e ke me buzëkuq. Shpresoj ta kem fshirë, por edhe po se pata fshirë shenjë dashnie është dhe këtë punë me dashni për Shkodrën e kemi nisur, e me dashni për Shkodrën do e bitisim. Zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra, të reja e të rinj shkodranë, dua të them vetëm pak fjalë. Së pari, dua t’iu them se para të shkelja në Shkodër për herë të parë në jetën time, kam lexuar një libër të famshëm për historinë e Shkodrës për një nga kronikanëve më të famshëm të kohërave shqiptarë dhe mesdhetar, Marin Barleti, Rrethimi i Shkodrës. Botimin e mbaj mend si sot, kishte një kopertinë të fortë e të gjelbërt mbi të cilën ishte gdhendur me ngjyra të zeza kalaja e Rozafës dhe më la mbresa të jashtëzakonshme. Nuk kam qenë ndoshta në moshën e duhur për ta kuptuar plotësisht atë vepër, atë rrëfim mbi qëndresën e Shkodrës dhe mbi qëndresën e shkodranëve, por e di se më ka frymëzuar dhe më ka lidhur që në momentet e para për të qenë një ditë në këtë qytet, dëshirë që m’u plotësua 2 apo 3 vite më vonë. Gjeta një Shkodër nën komunizëm, të rrethuar nga terrori, të rrethuar nga mjerimi që komunizmi kishte shtrirë anembanë vendit. Por ndryshe nga Tirana prej nga isha nisur, një kampionat grumbullimi volejbolli, i cili për ironi të fatit luhej në pallatin e atëhershëm të sportit tek Katedralja e sotme të Shkodrës, këtu gjeta diçka tjetër. Gjeta edhe shtigjet më të cilat shkodranët e kishin çarë rrethimin komunist, humorin e tyre, shpotinë e tyre, guximin e tyre. Me fjalë dhe me sy, shkodranët kishin nisur të krijonin çarjet e para në murin rrethues të diktaturës komuniste. Të rrethuar e kam gjetur Shkodrën, edhe nga uji dekada më vonë. Qytetin, fshatrat, komunat buzë lumenjve dhe buzë liqenit. E kam gjetur të rrethuar këto 8 vite nga padrejtësia, e kam gjetur të rrethuar nga varfëria, e kam gjetur të rrethuar nga represioni policorë mbi të pafajshmit, e kam gjetur të rrethuar nga padrejtësia. Por sa herë kam qenë në vendin tuaj, ashtu si në atë vizitë të parë, kam parë në sytë tuaj vendosmërinë për mos t’iu dhënë rrethimit dhe rrethuesve. Për të qëndruar, për ta plasaritur murin e rrethimit, me zemrat tuaja plotë me shpresë, me qëndresën legjendare shkodrane, me forcën e pathyeshme të fjalës shkodrane, me forcën e pathyeshme të bashkimit të zemrave të Shkodrës kundër të keqes, çka ka bërë që dhe në ditët më të errëta për shoqërinë dhe për kombin tonë, prapë se prapë çdo shqiptarë sytë t’i kthejë nga i vetmi fanar që nuk shuhet kurrë, Shkodra e qytetarisë, Shkodra e qëndresës, Shkodra e kulturës, Shkodra e shqiptarisë. E në këto zgjedhje këtë të diel, kujdestarit të fanarit i keni vënë fytyrën tuaj, fytyrën e qytetarit, fytyrën e familjarit, fytyrën e administratorit, fytyrën e guximtarit, fytyrën e Xhemal Bushatit, birit të Shkodrës, prindit shkodran, sipërmarrësit shkodran demokratit shkodran, demokratit shkodran i cili dhe ne këtë rrethim qe ndodhemi dhe s’kemi pse ta mohojmë, çshtë bërë zëri juaj, forca juaj, shpresa juaj për të mos e lejuar Shkodrën të bjerë në errësirë por për të qëndruar të gjithë së bashku për gjithçka që Shkodra përfaqëson në historinë tonë, për gjithçka që Shkodra është sot për atë që Shkodra do të jetë nesër e që e dëgjuam kaq bukur të buronte nga zëri i Ingridit, i Enrikos i Aurorës dhe i qindra të rinjve e të rejave shkodranë që i falënderoj me mirënjohje për praninë në këtë shesh, për praninë në këtë fushatë e cila e ka shtrirë këtë energji rinore nga maja më e largët e Dukagjinit në brigjet e Velipojës dhe këtu në zemër të kryeqendrës së veriut, kryeqytetit të kulturës dhe qytetarisë së kombit shqiptarë

Zonja dhe zotërinj ju ftoj që këtë energji që kemi mbledhur ditë pas dite, orë pas ore ta derdhim vrullshëm, askush të mos qëndroje mënjane të gjithë bashkë për të carë dhe njëherë rrethimin e të keqes për ti dhënë Shkodrës dhe nga Shkodra shpresën dhe besimin tek e nesërmja që po vjen tek ndryshimi që po vjen dhe që nuk ka forcë që ta ndalë.

Të gjithë masivisht drejt kutive të votimit ditën e diel për një Parti Demokratike, numrin 3 Xhemal Bushatin.

Zoti e bekoftë Shkodrën, Demokracinë dhe Shqipërinë. Faleminderit., deklaroi Basha në mbyllje të fushatës së PD në Shkodër për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Më pas e mori fjalën kandidati demokrat për Shkodrën Xhemal Bushati. Ai tha se të bashkuar shkodranët mund të arrijnë të realizojnë ëndrrën e tyre për liri dhe demokraci. Ai kërkoi ndihmën e qytetarëve shkodranë për të realizuar këtë ëndërr.

“Të dashur miq, motra dhe vëllezër të mij shkodranë,
Qëndrimi në krah të së vërtetës, jo pak herë na vendos përballë zgjedhjeve të vështira. Por sot, ka vetëm një zgjedhje:
Ta bëjmë së bashku, kët andërr të bukur që quhet Shkodër.
6 marsi nuk është vetëm një ditë zgjedhjesh, është një ditë ditë reflektimi dhe një ditë vendimi:
Çfarë dhe si duam të jetë e nesërmja?
A dorëzohet Shkodra ?
A dorëzohen shkodranët ?

Shkodranët e mij, miq të dashur e gjithë ju që keni qene dhe do të jeni krah meje, e vërteta është me ne!
Koha do të na japë të drejtë!
Por duhet të jemi bashke! Vetëm BASHKE mund të jemi shpresa!
Forcën dhe guximin e gjejmë vetëm duke qenë BASHKË deri në fund të kësaj beteje. Besimin dhe shpresën asgjë nuk e thyen.

Sepse ne do ta bëjmë së bashku këtë andërr të bukur që quhet Shkodër.

Gjate ketij muaji ne takime me mijera shkodrane, motra dhe vellezer, te rinj dhe te reja, mesues e pedagog, arkitekte, fermere apo profesioniste te ndryshem, kuptuam se projekti yne eshte ai qe duan shkodranet per Shkodren tone.
Ndaj të dashur miq, të dashur vëllezër e motra shkodranë, dora ime është e shtrirë, mendja dhe zemra ime janë të hapura për cilindo që do të na bashkohet në këtë rrugëtim drejt së ardhmes sonë të përbashkët.

Le ta bëjmë së bashku këtë andërr të bukur që quhet Shkodër.

Duke kërkuar më shumë për qytetarët e Shkodrës,
Më shumë vëmendje aty ku ka harresë,
Më shumë shpresë aty ku ka humb shpresa,
Më shumë guxim aty ku ka frike,
Më shumë dashni aty ku dashnia mungon.
Më shumë bashkim, sepse ajo qe na bashkon eshte me e forte se ajo qe na ndan.
Më shumë forcë në besimim tonë, se e nesërmja mund dhe duhet të jetë më e mirë.Në 6 mars cdo vote mban qëllimin dhe aspiratën tonë të përbashkët, fitoren e Shkodres , Firoren e Partisë Demokratike !

Mirënjohje, dashni dhe përkushtim pafund për JU të gjithë, për Shkodranet e mi, që zgjidhni të jeni krah meje, që zgjidhni Partinë Demokratike të Shqipërisë !

Le ta bëjmë së bashku këtë andërr të bukur që quhet Shkodër.
Më besoni votën tuaj më 6 Mars, votoni Partinë Demokratike, Votoni Xhemal Bushatin”, tha Xhemal Bushati.

LAJMI KRYESOR: Mbyllet fushata, Berisha në Shkodër, PS në Dibër, Memolla blen vota (Thirrja e KQZ)

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike lulzim basha xhemal bushati zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 lulzim basha xhemal bushati zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para