Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
Bilanci i COVID-it në 24 orët e fundit, MSH: 2 viktima dhe 110 raste të reja
4 Mars 2022, 17:08Nga DOSJA
TIRANë – 2 viktima dhe 110 raste të reja pozitive me COVID është bilanci i 24 orëve të fundit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë publikoi së fundmi të dhënat e COVID-it në vendin tonë. Viktimat janë një qytetar nga Korça 69 vjeç dhe një qytetar nga Elbasani 93 vjeç.
Për sa i përket qytetarëve të shëruar nga COVID, numri i tyre është 261, ndërsa në spitale janë shtruar 43 pacientë.
Që pre fillimit të pandemisë në Shqipëri, numri i viktimave është 3.478 persona.
NJOFTIMI I MINISTRISË SË SHËNDETËSISË:
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1,357 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 110 qytetarë, në këto bashki: 36 në Tiranë, 8 në Fier, 6 në Prrenjas, 5 në Delvinë, Sarandë, 4 në Durrës, Vlorë, Gjirokastër, 3 në Mirditë, Dropull, 2 në Kukës, Kamëz, Kavajë, Mallakastër, Memaliaj, Korçë, Berat, Elbasan, 1 në Shkodër, Lezhë, Krujë, Rroskovec, Lushnje, Divjakë, Selenicë, Konispol, Libohovë, Përmet, Maliq, Pogradec, Devoll, Dimal, Kuçovë, Librazhd. Janë 1,594 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 43 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Korça 69- vjeç dhe një qytetar nga Elbasani 93-vjeç. Janë shëruar 261 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 266,958 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (04 Mars 2022) Raste të reja ditore 110 Të shëruar në 24 orë 261 Të shtruar në spitale 43 Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 1,357
Testime totale 1,749,552 Raste pozitive 272,030 Raste të shëruara 266,958 Raste Aktive 1,594 Humbje jete 3,478
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
TIRANË– Gjykata Kushtetuese ka publikuar listën e kandidatët që kanë paraqitur interes për plotësimin e vakancës së krijuar pas mbarimit të mandatit ...
SHKODËR– Kryeministri Sali Berisha, kryedemokrati Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha ndodhen të tre, thuajse në të njëjtën kohë në Shkodë...
TIRANË– 7 qytetarë janë arrestuar për vepra të ndryshme penale 24 orët e fundit në Tiranë, 2 prej tyre janë shpallur në kërkim. Sipas njoftimit të po...
TIRANË– Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka dalë në një konferencë për mediat dhe paralajmëroi të gjithë shkelësit e Kodit Zgjedhor se do të shkojnë...
PËRMET- Një i ri me inicialet E.S., është arrestuar nga policia e Përmetit. 24 vjeçari është kapur në flagrancë teksa gjuante shpendë të egër me një...
RROGOZHINË– Kryetari i komanduar i Bashkisë së Rrogozhinës, njëherësh kandidat i Partisë Socialiste Edison Memolla ndërhyn te OSHEE për të mos i ndër...
SHKODËR– Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se do të mbyllë sot fushatën elektorale për zgjedhjet e 6 marsit që pritet të zhvillohen ditën e d...