LIVE UPDATES
Politike

Basha nënshkruan marrëveshjen me shoqatën e fasonëve: Paga minimale në fund të mandatit 400 euro, mbështetje për produkt

16 Prill 2021, 07:51 Nga DOSJA
Basha nënshkruan marrëveshjen me shoqatën e fasonëve: Paga

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka firmosur marrëveshjen me shoqatën e bashkuar të fasonëve. Në fjalën e tij me të pranishmit, Basha tha fasoneria edhe pse është një nga sektorët më të rëndësishëm sa i përket punësimit, nuk është ndihmuar për 8 vite.

Kreu i opozitës, këtë marrëveshje e ka konsideruar si një garanci shtesë e zotimeve të qeverisë së ardhshme për të shëruar, për ta rritur dhe transformuar fasonerinë në një sektor të fuqishëm zhvillimi me investime kapitale.


FJALA E BASHËS:

Së pari ju uroj mirëseardhjen në selinë e Partisë Demokratike! Nuk është hera e parë që takohemi këtu, as brenda dhe as jashtë lenteve të medias. Gjatë këtyre 8 viteve ne kemi qenë së bashku që në ditët e para të kësaj qeverisjeje, për të parë se si masat e mara, vendimet e mara ju afektojnë ju, fasonerinë shqiptare. Punësuesen e qindra, mijëra shqiptarëve. Punësuesen e qindra, mijëra familjarëve, shumica dërrmuese prej të cilave gra, nëna bashkëshorte. Pra, një nga sektorët më të rëndësishëm kur vjen fjala tek punësimi, por po kështu një nga sektorët më të rëndësishëm sa i përket imputit ekonomik dhe eksportit. Gjatë këtyre 30 viteve, sektori juaj ka bërë hapa të jashtëzakonshëm përpara. Cilësia e prodhimit është rritur, numri i punonjësve është rritur dhe ju keni arritur të krijoni faktikisht në shumë rase dhe brendin tuaj. Për shumëkënd mund te jetë habi fakti që në Shqipëri prodhohen disa prej mallrave më cilësore, të cilat tregtohen në tregun europian, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në tregjet e vendeve të tjera të zhvilluara. Por këto 8 vite për fat të keq na kanë bashkuar kryesisht për problemet e njëpasnjëshme, të cilat i janë shkaktuar fasonerisë shqiptare dhe pastaj janë përcjell edhe tek qytetarët, tek punonjësit tuaj dhe tek familjet e tyre. Mbaj mend takimin e parë kur u mor vendimi për rritjen e çmimit të energjisë, pasuan rritja e çmimit të naftës, padiskutim ndryshimi i tatim fitimit duke shkuar nga taksa e sheshtë atëherë 10%, në taksën 15%. Tatimi progresiv mbi të ardhuar personale, një ndryshim kryekëput i gabuar dhe ndëshkues në qëndrimin e inspektoriateve ndaj jush, duke nisur nga tatimorët tek inspektoriatet e punës, të mjedisit, të cilat janë kthyer në një stres të përditshëm për sipërmarrësin shqiptarë, e në veçanti për ju. Padiskutim edhe luhatjet e pashpjegueshme nga ana ekonomike të kursit të këmbimit, të cilat zënë një vend të veçantë në raport me industrinë tuaj, duke qenë që është një industri e cila varet nga eksporti. Këtyre problemeve iu shtuan edhe problemi i pandemisë, i cili goditi dhe zinxhirin tuaj të furnizimit. Ju e dini fare mirë që ne kemi ngritur zërin për të gjitha këto probleme dhe kemi paraqitur vazhdimisht iniciativa ligjore dhe kemi kërkuar nga kjo qeveri në 8 vite ta konsideroj këtë sektor, një sektor me prioritet strategjik si për nga numri i të punësuarve dhe fakti që shumica e të punësuarve janë gra është gjysma e shoqërisë që mban dyfishin e peshës por merr dyfishin e ndihmës që duhet të marrë. Qoftë nisur nga fakti që është një nga të paktat fusha të ekonomisë tonë tregtarët sepse janë produkte për eksport. Ne e dimë nga bashkëpunimi me ju, nga dialogu me ju – unë kam qenë në sipërmarrjet tuaja, kam qenë në dhjetëra, e ndoshta në qindra në sipërmarrjet tuaja anembanë Shqipërisë – i di fare mirë se si këto kërkesa kanë rënë në vesh të shurdhër. U zgjata pak ndoshta tek e kaluara por tani do të flasim për të nesërmen. Këtu jemi mbledhur për të nesërmen. Këtu jemi mbledhur për të formalizuar marrëveshjen me shoqatën kombëtare, tashmë të bashkuar, të fasonerisë dhe Partinë Demokratike dhe Aleancën për Ndryshim me qeverisjen e ardhshme pas 25 prillit dhe për të marrë angazhimet e planit tonë ekonomik që kanë të bëjnë me të gjithë sipërmarrjen dhe për t’i kthyer ato në angazhime konkrete, në një kontratë të nënshkruar nga të dyja palët. Si një garanci shtesë por edhe si një tregues se këtu vijmë pas një pune disa vjeçare, pasi i kemi bërë diagnozën e vërtet të problemit, kemi parë potencialin për ta shëruar jo vetëm kaq por për ta rritur dhe transformuar fasonerinë në një sektor të fuqishëm zhvillimi me investime kapitale të cilat do të bëjnë të mundur rritjen dhe modernizimin e linjave tuaja të prodhimit të cilat do të bëjnë të mundur që ju të jeni të pa konkurueshëm në rajon. Të cilat do të bëjnë të mundur të krijoni brendin tuaj dhe ciklin e mbyllur me të cilin ne të krenohemi në Europë. Të cilat të bëjnë të mundur mos të quheni më fason por ato që jeni prodhues, manifakturë. Manifaktura shqiptare. Njësoj si qëllimi politik është t’i japim fund tranzicionit, për ju fundi i tranzicionit është që të mos flasim më për fasonerinë shqiptare por për manifakturën shqiptare. Deri më sot ja keni dal jo vetëm pa ndihmën e qeverisë por me qeverinë kundër. Ndryshimi në 25 prill është që do të keni një qeveri  me të cilin ndajmë të njëjtin interes, sigurisht nga pozita të ndryshme. Interesi juaj është të rimëkëmbeni nga këto 8 vite dështime, premtime të pambajtura nga rritja e çmimit të energjisë, rritja e çmimit të karburanteve, rritja e taksave, rritja e abuzimit, e arrogancës qeveritare në mënyrë që jo vetëm mos të falimentoni e të mbyllni dyert siç fatkeqësisht ka ndodhur me dhjetëra prej kolegëve tuaj dhe kjo ka sjellë dërgimin në shtëpi të qindra nënave, grave, kryefamiljarëve por, pra jo vetë të rimëkëmbeni por të zgjeroheni, të dyfishohen si kontribut për ekonominë kombëtare duke bërë të mundur kthimin në një manifakturë dinjitoze rritjen e eksportit, brandimin e eksportit “Made in Albania”. Pa diskutim siç jua kam thënë haptas, në çdo mbledhje të shoqatave, tani jeni mbledhur në një shoqatë dhe mirë që jeni bashkuar në një. Siç jua kam thënë haptas edhe kur kam zhvilluar takime me ju, interesi i qeverisë është edhe rritja e numrit të të punësuarve, por shtimi i vendeve të punës dhe rritja e pagave. Dua të ndalem edhe një çast këtu, rritja e pagave pa dyshim që është një nga objektivat tona kryesore dhe ju e dini që ne prej dy vjetësh kemi shpallur që në vitin e parë paga minimale do të jetë 300 euro dhe në vitin e katërt të qeverisje tonë 400 euro. Pa rritur pagat ne nuk mund të avancojmë për të luftuar krizën ekonomike, për të rritur konsumin nuk mund të avancojmë është një nga elementët bazë të konvergjencës për të shkuar drejt Bashkimit Evropian ndërkohë që vetë procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian do të na japi mundësinë t’ju ndihmojmë edhe ju me skema grantesh, me lehtësime për eksportet tuaja pra janë dy procese që ecin ngushtësisht dhe të ndërthurur me njëri tjetrin por rritja e pagave unë jam shumë i vetëdijshëm se nuk mund të bëhet thjesht me një VKM. Dhe ju e dini fare mirë se rritja e pagave me VKM e janarit nuk është gjë tjetër veç se një kopje e keqe e një pjese të programit tonë që qeveria e tetë viteve të dështimeve as nuk e kupton. Sepse nuk mund të rriten pagat me urdhër, pagat i rrit ekonomia që rritet. Nuk mund t’i kërkosh biznesit ti rrisësh taksat, t’ja çosh nga 10 në 15, ti rrisësh karburantin më të shtrenjtin në botë bashkë më Suedinë dhe me Singaporin, ti rrisësh çmimin e energjisë dhe pastaj mos t’i kthesh asnjë cent mbrapsht. As investime, shumë prej jush janë tek autostrada, as kanalizimet e ujërave të zeza nuk i kanë bërë, as si shërbime dhe në kohë pandemi mos të kujtohesh fare për ta. Kontribuoni sipas bisedave të mëparshme që kemi bërë me ju prej 30 vitesh afro 30 milionë euro në muaj me taksa në buxhetin e shtetit dhe njëherë që ju desh ta mbyllnit apo ta zvogëlonit aktivitetin ekonomik për shkak të pandemisë nuk u kujtua shteti për ju. Kjo merr fund, kjo ndryshon me datë 25. Ndryshimi kryesor do të jetë pikërisht ky. Nga një cikël negativiteti ku shteti ju rriti taksat, ju rriti çmimet, ju goditi, ju detyroj të zvogëlonit aktivitetin dhe kjo solli mbylljen e vendeve të punës, largimin e të punësuarve dhe nganjëherë mbylljen e bizneseve tuaja, do të kalojmë në një cikël ndryshimi pozitiv. Taksa e sheshtë 9%, kontributet 18, heqja e taksës Rama 240 lekë mbi karburantin, janë pjesë e paketës që do të prekë gjithë ekonominë shqiptare e në veçanti ju, por nuk do të mjaftohemi me këtë, marrëveshja përcakton qartë instrumentet që bashkë i kemi negociuar dhe që do të targetojnë, do të shenjtërojnë ndryshimin për këtë industri dhe për punonjësit tuaj. Në këtë mënyrë ne do të arrijmë jo thjeshtë tu rimëkëmbim, jo thjeshtë tu nxjerrim nga situata e borxheve, apo e gjendjes aktuale ku shumë prej jush po paguajnë nga xhepi punëtorët për mos i larguar ato, qoftë si një gjest xheneroziteti që në fakt nuk ju takon ju, por i takon qeverisë ta bëj me taksat që ju merr ju, qoftë edhe për faktin se ata janë trajnuar gjatë kësaj kohe dhe trajnimi në vetvete është një proces që ju ka kushtuar mund, djersë, para, por ne do të bëjmë të mundur përmes këtyre masave, që ju me shtetin në krahë të fuqizoni sipërmarrjen, të rrisni numrin e të punësuarve dhe në këtë mënyrë së bashku të arrijmë edhe interesin tonë madhorë që është paga minimale prej 360 mijë lekë në muaj, e cila pastaj do të ketë një pagesë të sigurimeve shoqërore prej 18%. Kursimet që do të vijnë nga këto, garancitë që do të sjellin edhe përmes fondeve të garancisë edhe përmes mbështetjes së eksportit, vëmendja që do t’ju kushtojmë, investimet që do të paguhen me taksat tuaja për të ndihmuar infrastrukturën dhe logjistikën tuaj, do të sjellin në radhë të parë rritjen e fitimeve, të përfitimeve të industrisë dhe pastaj ndarjen e tyre në mënyrë që ky trekëndësh të funksionojë siç duhet, ju të punoni të çliruar nga ankthi, nga makthi i përditshëm dhe nga barra shtesë e taksave dhe çmimeve të rritura, ne t’ju ndihmojmë në të gjitha aspektet, ju të përfitoni, punonjësit tuaj. Bëhet fjalë pra për një angazhim që mund të sjellë dyfishimin e kontributit tuaj në ekonomi, mund të sjellë pa frikë edhe e mundësive për punësim në sektorin tuaj. Ju konsiderojmë një prioritet strategjikë të ekonomisë tonë, ndryshimi është plotësisht i mundshëm. Unë e di që njësoj si sipërmarrësit e tjerë ju mezi po e prisni ndryshimin, ndaj duke nënshkruar këtë marrëveshje, duke marrë përsipër të zezë mbi të bardhë angazhimet specifike për sektorin tuaj, në shtesë të angazhimeve që po marrim për sipërmarrjen në tërësi po lidhim bashkë një partneritet transparent për ti shërbyer të njëjtit qëllim nga pozita të ndryshme, punësimit, rritjes së pagave, rritjes së mirëqenies për Shqipërinë e një cikli të ri ekonomik, një zgjimi të ri ekonomik kombëtarë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta