LIVE UPDATES
Aktualitet

Basha: Nesër në 15:00 mblidhet Këshilli, shkarkojmë Palokën e kryetarët e degëve

11 Dhjetor 2021, 20:55 Nga DOSJA
Basha: Nesër në 15:00 mblidhet Këshilli, shkarkojmë

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka njoftuar se nesër do të propozojë shkarkimin e të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike që nuk e mbështesin Kuvendin e 18 dhjetorit, por që kanë mbështetur ish-kryeministrin Sali Berisha. Në një deklaratë për mediat, Basha tha se nesër në orën 15:00 do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së për të shkarkuar Edi Palokë, Kreun e Këshillit Kombëtar të PD-së, shkarkimin nga detyra të disa kryetarëve të degëve. Për ata që kanë keqpërdorur simbolet, Basha paralajmëroi dhe kallëzim penal. 

Deklarata e plotë: 

Sot duhej të ishte një ditë feste për Prtinë Demokratike, por siç e thash në mëngjes, kjo ditëlindje është një ditëlindje e thyer. Ndaj, sot nuk është një ditë e mirë as për Partinë Demokratike, as për demokracinë shqiptare. 31 vite pas themelimit të Partisë Demokratike, ne u bëmë dëshmitarë të një manifestimi personal të Sali Berishës, kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne i bëjmë të ditur çdo demokrateje dhe çdo demokrati që sot është shqetësuar nga kjo shfaqje e shëmtuar, anti-Amerikane e Sali Berishës se kjo ishte përpjekja e fundit e dëshpëruar dhe e turpshme e tij për të marë peng Partinë Demokratike dhe për ta kthzer atë në një bunker të interesave të tij personale. Asnjë deklarim i dalë nga ky tubim nuk ka asnjë lidhje me Partinë Demokratike dhe institucionet e zgjedhura të PD.  Në përgjigje të fallsfikimeve, shpërdorimit të funksioneve, simboleve, dhe në kundërshtim me urdhrat dhe vendimet zyrtare të organeve të Partisë, Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur: Thirrjen e Mbledhjes së Jashtëzakonshme të Këshillit Kombëtar nesër, e diel, më 12 dhjetor ora 15:00, pra ora 3 pasdite me këtë rend dite:
1.Diskutimi dhe miratimi i një Rezolute lidhur me situatën e jashtëzakonshme të krijuar nga veprimtaria antistatutore që dëmton rëndë interesat politike dhe elektorale të PD.
2. Miratimin e propozimit të Kryesisë për shkarkimin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar dhe disa anëtarëve të Kryesisë për shkelje të rënda të Statutit të PD dhe vendimit të Kryesisë të datës 15 Nëntor. Kryesia vendosi gjithashtu shkarkimin nga detyra të disa kryetarëve të degëve. Kryesia ngarkoi Sekretariatin ekzekutiv të ndjekë të gjithë hapat për të vënë para përgjegjësisë ligjore dhe penale të gjithë personat përgjegjës për fallsfikimin dhe  shpërdorimin e simboleve të institucioneve të Partisë Demokratike. Nesër, me atributet e mia si kryetar i Partisë Demokratike do t’i njoftoj Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike edhe vendimet e mia sa i takon disa funksioneve të tjera të shpërdoruara në këtë proces që kanë të bëjnë me drejtimit politik të Partisë dhe drejtimin parlamentar të Partisë. Siguroj sot, sigurojmë gjithë së bashku si Kryesi të gjithë demokratët se institucionet e Partisë Demokraike, duke nisur nga Këshilli Kombëtar, Kryesia dhe Kryetari vazhdojnë të jenë në krye të detyrës, në përmbushje të përgjegjësive statutore dhe në shërbim demokratëve dhe të gjithë shqiptarëve.
Demokratët do të mblidhen në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Kryesia e Partisë më datën 18 dhjetor, ku do të diskutojne dhe marrin vendimet të rëndësishme për të ardhmen e tyre, dhe jo për hallin personal të Sali Berishës. Më 18 dhjetor, Partia Demokratike, demokratët shqiptarë do të lënë pas pjesët e hidhura të së  shkuarës, bashkë me mbeturinat e komunizmit dhe të korrupsionit drejt ndryshimit që meriton çdo demokrat dhe çdo shqiptar. Ju falenderoj për këtë mundësim, për këtë komunikim në këtë orë të vonë dhe mirëupafshim nesër gjatë zhvillimeve të forumit më të lartë vendimmarrës, Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

LAJM KRYESOR: Berisha e shkarkoi, Basha: Nesër shkarkoj Palokën e mbështetësit e 11 dhjetorit

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore kryesia e pd 11 dhjetor 2021 lulzim basha kryesia e pd 11 dhjetor 2021 lulzim basha

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë