LIVE UPDATES
Politike

Basha takim me bizneset në Durrës: Do ta kthejmë ekonominë dhe biznesin në rrugën e normalitetit dhe të rimëkëmbjes

26 Shkurt 2021, 09:50 Nga DOSJA
Basha takim me bizneset në Durrës: Do ta kthejmë ekonominë

DURRËS– Kryetari i PD, Lulzim Basha, gjatë vizitës në një biznes të madh prodhues në Durrës, iu tregoi sipërmarrësve shqiptarë se si do të ndryshojë për mirë situata e tyre pas 25 prillit me zbatimin e Programit #ShqipëriaFiton për Energjinë.

Gjatë bisedës me pronarin e një fabrike në qytetin bregdetar, Basha shpalosi në detaje angazhimet e tij dhe planin për të kthyer ekonominë dhe biznesin në rrugën e normalitetit dhe të rimëkëmbjes.


‘1 mijë zyrtarë të shtetit që rrinë me vula në xhep. Turp i zotit. As në kohët e Tanzimatit s’ka qenë kështu. As në kohët e, ç’të them ?! As në Mesjetë nuk ka qenë që 1 mijë zyrtarë të shtetit, funksionarë të shtetit mbajnë vula në xhep, që me çdo hap që hedh , me çdo frymë që merr, me çdo lugë që fut në gojë , thotë shteti prit. Prit këtu, prit aty. Lëre këtë autorizim aty. Gjëja e parë që do bëjmë është thjeshtimi i kësaj. E dyta: Energjia është prioritet. Energjia ka qenë prioritet prej dekadash, për çdo ekonomi që ka bërë përpara dhe çdo ekonomi që duhej të bëjë përpara, energjinë duhet ta ketë a , b , c-në. Duhet ta ketë bazament. Në qoftë se ti energjinë e ke në kolaps siç e kemi sot ne, harroje që mund të ecim përpara. Dhe ne kemi kolaps pikërisht për shkak të këtij mentaliteti dhe korrupsionit që dikton ky mentalitet. Saqë të thonë hajde të gjithë falu aty, nuk thonë kot. E dimë fare mirë. Eliminimi i këtyre lejeve , këtyre autorizimeve, i këtyre zyrtarëve anonim që vijnë vërdallë dhe ju pengojnë punën tuaj do jetë hapi jonë i parë në kuptimin e reformës shtetërore administrative. Hapi i dytë është që ne do të subvencionojmë qoftë përmes lehtësirave fiskale por edhe subvencionime të drejt për drejta në mënyrë që kjo energji diellore të na kthehet në energji elektrike dhe të komplementoj energjinë hidrike. Kush do jen përfituesit? Përfituesi i parë do jetë vet shteti që është akoma pronari i KESH-it, i OSHE, i OST, i gjithë sistemit aktual të prodhim distibuimit. Pse? Kjo do na japë mundësin ne që energjinë e prodhuar nga uji ta shesim në kuotën më të lartë mundësisht në eksport.

Sipërmarrësi: Shumë e drejtë.

Lulzim Basha: Dhe këto janë para të cilat vijnë tek arka e shtetit dhe nesër paguhen mësuesit, doktorët, të papunët. Nesër ulen sigurimet e punonjësve të tu shkojnë në 18%, ulet taksa jote shkon në 9%, zerohet absolutisht gjithçka që ka të bëjë me ngritjen e linjave të prodhimit. Pra i pari që përfiton drejt për drejt është vet shteti.

Sipërmarrësi: E qartë, e qartë.

Lulzim Basha: Po kështu përfiton konsumatori shqiptar, sepse në momentin që ti diversifikon prodhimin, gjëja e parë që përfitojnë është do ulet çmimi i energjisë dhe e treta është përfitimi i atyre që do punësohen në këtë sektor, qoftë sa i përket ca do të përdoren brenda, qoftë sa i përket se çfarë do të eksportohet dhe ky vend ka mundësi të eksportojë, të eksportojë energjinë, të eksportojë dhe panelet e energjisë. Ne kemi për qëllim që të jeni konkurrentë, të jeni konkurrente dhe të shisni, ti më the ke treg Italinë apo jo.

Përfaqësuesit e biznesit iu ankuan Bashës për centralizimin në çdo aspekt të ekonomisë duke kërkuar ndryshimin e kësaj situate në qeverisjen e ardhshme.

Sipërmarrësi: Gjithçka është e centralizuar. Taksimi është i çuditshëm për faktin që paralizon prodhuesit. Në kuptimin që unë mallin që importoj duhet ta zhdoganoj dhe duhet të paguaj taksë doganore.

Lulzim Basha: Për lëndën e parë?

Sipërmarrësi: Po. Ndërkohë që përveç celulës gjithë lëndët e tjera kanë taksë doganore. Ndërkohë që vetëm me marr panelin e gatshëm nuk paguaj taksë doganore. Është paradoks se unë po atë panel nxjerr si ta marr të gatshëm si ta bëj vetë.
Lulzim Basha: Më shumë se paradoks. Kjo është vrastare për ekonominë. Një masë e tillë favorizon importin dhe ndëshkon eksportin shqiptar.

Qytetari: Po, absolutisht.

Lulzim Basha: Dhe ta themi me dy fjalë, favorizon që punonjësit të jenë në Kinë apo ku e di unë ku tjetër dhe ndëshkon punonjësit shqiptarë. Dhe gjëja e parë që do bëhet është që kjo jo vetëm do ndalet por do bëhet reversë. Ne tarifën do ia vëmë atij që e sjell të gatshme dhe do heqim çdo taksë për lëndën e parë, jo vetëm për panelet diellore por për gjithçka që prodhohet në Shqipëri. Çfarë prodhohet në Shqipëri do të ketë taksë zero lënda e parë që hyn brenda. Interesi jonë është që ti mos ta kesh në kyç atë magazinë, por ta kesh të mbushur deri në tavan dhe mos pushojnë kamionit duke ardhur duke marr e duke çuar qoftë për instalime në Shqipëri qoftë për eksport. Për eksport do të keni mbështetje, për instalime do të keni subvencione dhe kemi një fat shumë të madh që 99% të energjisë e prodhojmë nga uji. Kemi një fat të dytë të madh që jemi në zemër të Mesdheut me klimë edhe në shkurt dielli shndrit edhe ka vende ku edhe me diellin pas reve ata arrijnë të përfitojnë nga energjia diellore për të përfituar energji elektrike. Ky është prioritet absolut i planit tonë për energjinë që ne kemi shpalosur para disa ditësh. Ca do të thotë prioritet absolut? Nuk është slogan. Do të thotë: lehtësira fiskale dhe subvencionim për industrinë dhe për privatin dhe për familjet shqiptare.

Qytetari: Kjo është shumë e rëndësishme.

Lulzim Basha: Dhe lehtësirat administrative që ti të shkosh, paska vetëm një pikë në Shqipëri ku duhet të shkosh të falesh t’i për të bërë diçka kur në fakt duhet të të lutet shteti ty që të sjellësh energjinë e rinovueshme diellore, ta bësh pjesë të sistemit, të korpusit, të sistemit energjitik shqiptar, ky është paradoks i jashtëzakonshëm. Unë të garantoj që kjo do të marrë fund, për ty dhe për këdo tjetër që do t’i futet kësaj pune apo që i është futur kësaj pune. Ju nuk do të keni nevojë të shkoni por do t’ju vijnë këtu, madje as nuk kanë nevojë të vijnë, do ta bëjnë në mënyrë automatike që ju të jeni në gjendje që energjinë e prodhuar ta shisni menjëherë. Domethënë, energjinë e prodhuar nga panelet diellore, panelet diellore, instalimin e tyre ta bëni menjëherë.

Basha u angazhua që situata e vështirë në të cilën ndodhet biznesi do të ndryshojë dhe me qeverinë e re, biznesi do të trajtohet si partner i rëndësishëm ku shteti do ketë rol mbështetës që ekonomia të zhvillohet dhe të krijohen hapsira për punësimin e shqiptarëve në vendin e tyre dhe jo të marrin rrugën e emigracionit për të gjetur mundësi jetese.

Lulzim Basha: Kjo qeveri e ka mendjen me vjedh fondet e juaja në vend që të marri fondet e BE-se dhe t’ju ndihmojë ju. Të garantoj që këtu ndryshimi do të jetë shumë i shpejtë sepse është interes i të tre palëve. Është interesi yt si sipërmarrës, është i padiskutueshëm e the vetë, është interesi i qytetarëve shqiptarë sepse hap vende pune dhe ul çmimin e energjisë. Është interesi po kështu i industrisë shqiptare se jo vetëm që nuk do t’i taksojmë, por do t’i ndihmojmë që të fillojmë të instalojmë panelet diellore dhe të ndërthurim prodhimin e energjisë përmes paneleve diellore me prodhimin e energjisë dhe furnizimin me rrjetin energjetik. Është leverdia e shtetit qoftë sa i përket shitjes së energjisë që prodhon vetë shteti, qoftë sa i përket eksportit. Pra, në qoftë se ka një fushë ku realisht fitojmë të gjithë pa përjashtim dhe kjo fushë dhe kjo është arsyeja pse e kemi vendosur në planin tonë të energjisë si prioritetin numër një dhe do të keni mbështetje të plotë çfarëdo vështirësish të keni kaluar. 2 muaj deri në 25 Prill mos u dorëzoni.

Sipërmarrësi: Do mbijetojmë.

Lulzim Basha: Të garantoj që në qoftë se ke arritur sa ke arritur deri tani pa asnjë ndihmë nga shteti madje me shtetin kundër, që ngriheni në mëngjes e shkoni në darkë në shtëpi vetëm duke u marrë me shtetin, me inspektorët e shtetit imagjinoni se çfarë do të arrijmë bashkë kur të më kesh në krah, mua, qeverinë e re që do dalë pas 25 Prillit dhe gjithë politikat dhe gjithë planet që kemi shpallur publikisht. Imagjinoni se çfarë do të arrijmë bashkë. Ti si sipërmarrës dhe pastaj kjo do plotësojë edhe misioni tonë se misioni jonë ka të bëjë me njerëzit. Nuk do jemi ortakë do jemi aleatë për të ndihmuar njerëzit, për të përfituar shqiptarët, për të fituar Shqipëria. Po për këtë gjë e para që duhet të ndodhë është ndryshimi me 25 prill dhe këtë do ta ndjeni në çdo aspekt të veprimtarisë suaj, të bilancit tuaj, të mbështetjes që do të keni. Nuk do t’i shikoni asnjëherë zyrtarët e shtetit t’ju vijnë t’ju shohin nga xhepat e nga duart. Po i patë do ti shikoni për të ardh për t’ju ndihmuar dhe do të keni minimumi ndihmën që jep sot rajoni, po të garantoj edhe më shumë sepse është një nga fushat që ne e konsiderojmë prioritete mos them njësoj si turizmi për të nxitur prodhimin, për të nxitur punësimin dhe për të nxitur rritjen e rrogave kjo është një fushë që mund të punësoje 10-tra mijëra shqiptarë me rroga 2-3 fish rrogën minimale. Jam i saktë apo jo?

Sipërmarrësi: pa diskutim, shumë preciz.

Lulzim Basha: kështu që për këtë na duhet të bashkohemi ngushtë si aleatë, ju nga roli juaj si biznes, ne nga roli jonë si qeveri. Ti japim fund ngecjes në vend numëro apo pengesave të shumta që ju ka bërë deri më sot politikat e gabuara të kësaj qeverie dhe në 25 prill të sjellim ndryshimin edhe për këtë sektor.

Sipërmarrësi: Shpresojmë. Faleminderit.

Lulzim Basha: E kemi dhe ne energjinë . Kështu e kemi si energji diellore. Edhe vullnetin, edhe vendosmërinë për ti bërë realitet ato angazhime që kemi marrë në planin tonë për energjetikën.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve