LIVE UPDATES
Politike

Basha nga Elbasani e Durrësi: Opozita është shumica, duhet të varrosim fenomenin “Rama”

10 Prill 2019, 13:57 Nga DOSJA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një ditë më parë një takim në Elbasan dhe në Durrës, ku i ftoi shqiptarët të bashkohen në protestën kombëtare para kryeministrisë të shtunën, në mënyrë që zëri i kujtdo që ndjehet i pasigurtë, i braktisur, i mashtruar, i vjedhur nga kjo qeveri, të bashkohet me zërin e opozitës për t’i dhënë fund kësaj situate. Gjatë takimeve në Durrës dhe Elbasan, Kryetari Basha vuri në dukje rritjen e besimit tek opozita pas vendimit për djegien e mandateve dhe mosnjohjen e legjitimitetit të qeverisë. 

“Ja ku jemi sot, në një kurbë rritëse, në një trajektore rritjeje, e cila demonstrohet nga të gjitha sondazhet, tonat, të kundërshtarëve, apo të pavarura qofshin. Sot Partia Demokratike dhe opozita janë shumica e re qeverisëse e vendit. Ne kemi legjitimitetin moral, legjitimitetin politik për t’ju përgjigjur kësaj klike kriminelësh. Këta nuk janë më shteti, këta janë antishteti. Këta nuk mbrojnë më ligjin, këta janë shkelësit më të mëdhenj të ligjit. Këta nuk janë drejtësia, këta janë padrejtësia. Ndaj, është në dorën tonë t’i vendosim gjërat në vend, duke filluar me protestën e të shtunës, me 13 prill, në orën 18.”, – deklaroi ai.

Basha tha se largimi i Edi Ramës është vetëm çështje kohe dhe se sfida kryesore është transformimi i sistemit politik në vend, ku qeveria të mos ketë prioritet vjedhjen e pasurive të vendit për të pasuruar kryeministrin dhe disa oligarkë dhe banditë që e rrethojnë.

“Ne nuk mund të mjaftohemi thjesht me largimin e tij, se kjo është thjesht dhe vetëm çështje kohe. Ne duhet të varrosim fenomenin “Rama” njëherë e përgjithmonë, për të gjithë brezat që vijnë. Ndryshime politike që do të shkatërrojnë hendekun e gërmuar nga Rilindja kriminale midis fatit të qytetarit të thjeshtë dhe fatit të politikanit kriminel dhe kriminelit politikan, që sot, as vetë nuk e besojnë se jetojnë në të njëjtin vend ku 290 mijë shqiptarë hanë një herë në ditë, nuk e besojnë se jetojnë në të njëjtin vend ku 350 mijë shqiptarë paguajnë 25 mijë lekë në muaj kamatën abuzive, që do ta anulojmë që ditën tonë të parë në pushtet, nuk e besojnë se qytete të tëra marrin për ndihmë ekonomike aq sa bën një makinë e tyre, që e ndërrojnë çdo muaj. Se ata s’jetojnë në Shqipërinë tonë, nuk jetojnë në Shqipërinë e përjashtimit, e pamundësisë, e falimentit. Se ata vetë jetojnë si sheikë, si derra të majmur mbi djersën, gjakun, paratë e grabitura popullit më të varfër të Evropës. Kjo do të marrë fund.”

Partia Demokratike ka një plan të qartë për të ndarë qeverisjen nga krimi dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve me pasuri marramendëse që, me babëzinë e tyre, kanë shkatërruar punësimin dhe kanë varfëruar më shumë shqiptarët.

“Do të japin llogari dhe nuk do të gëzojnë asnjë qindarkë që u kanë vjedhur durrsakëve dhe që kanë vënë mbi gjakun, djersën dhe pronat e durrsakëve. Vangjush Dakon e pret burgu. Edhe kryetarin e ri të shtabit elektoral të Partisë Socialiste, Damian Gjiknurin, burgu e pret edhe atë. Drejtësia e pavarur dhe burgu i pret të gjithë ata që menduan se mund ta kthenin Shqipërinë në zemër të Evropës në një biçim-republikë postsovjetike, me një palo-kryeministër me 5 oligarkë që kanë kapur e zaptuar gjithçka dhe me 10 kriminelë. Ndaj beteja do të vazhdojë për të garantuar që kurrë më një grusht njerëzish të mos jenë në gjendje që ta trajtojnë Shqipërinë si çifligun e tyre. Ky është mision ynë, që i tejkalon parametrat e një gare normale politike. Po në fund të fundit ne nuk jemi një parti normale politike, ne jemi Partia Demokratike e Shqipërisë, e cila rrëzoi diktaturën e Enver Hoxhës dhe do rrëzojë e shkulë me themele Edi Ramën dhe kriminelët e tij”, – theksoi Basha.

Kreu i opozitës tha se PD është e vetmja forcë morale që po rikthen tek shqiptarët besimin dhe shpresën dhe, bashkë me ta, do t’i tregojë botës më 13 Prill se largimi i Edi Ramës është një emergjencë kombëtare.

“Le të bëjmë së bashku të mundur që mesazhi të oshëtijë po kaq i qartë sa oshëtiu sonte, nga kjo sallë: Rama ik! Për të afruar ditën dhe orën kur bashkë do të hapim rrugën e Shqipërisë Europiane”, – përmbylli ai fjalën e tij në Durrës.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha në durrës e elbasan lulzim basha basha në durrës e elbasan lulzim basha


Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit