LIVE UPDATES
Politike

Basha nga Hasi: Pa larguar Ramën nuk ka ndryshim, është në dorën tuaj! Trau i Rrugës së Kombit do të hiqet

18 Prill 2021, 10:03 Nga DOSJA
Basha nga Hasi: Pa larguar Ramën nuk ka ndryshim, është në

HAS– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndalesën e radhës e pati në qytetin e Has. Duke bërë thirrje për një bashkim të madh drejt ndryshimit, Basha tha se vota për numrin 9 do të bëj të mundur heqjen e traut tek Rruga e Kombit, luftimin e varfërisë dhe përmirësimin e infrastrukturës në Has.

FJALA E BASHËS:

Mirë se ju gjej vëllezër e motra, hasjane dhe hasjan, zonja e zotërinj, të rinj e të reja, vogëlush e vogëlushe. Faleminderit për shpresën dhe entuziazmin që përçoni të ndryshimi i pa ndalshëm që po vjen. Më mbush me emocion ky mëngjes i nisur në Tropojë e tani këtu në Has. Hasin e ndanë padrejtësisht. Hasin e dritës në ditët më të errëta të kombit tonë. Të dritës së Frank Bardhit, hasianit që ngriti në piedestal gjuhën e shkruar shqipe, të Hasit bazës së fuqisë tonë, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Hasianëve fisnik, secili prej jush princ mbi princa i hapët dyert për vëllezërit dhe motrat tona. Edhe kushtet e varfërisë dhe mjerimit ekstrem, jam pra i mrekulluar të jem në mesin e këtij populli fisnik, trim e qëndrestar. Sikundër ju jam mirënjohës nga zemra me fjalë që mezi i gjej për betejën e pandërprerë për liri, demokraci dhe Shqipëri si gjithë Europa, ku keni qenë në vijën e parë ju rinia e Hasit me baballarët e nënat tuaja. Nuk e harroj e nuk do ta harroj as pas 25 prillit. Miqtë e mi me 25 prill Rama humb, Shqipëria fiton, shqiptarët fitojnë, Hasi fiton duke votuar numrin 9. Hasjan e kuksian, Tropojës dhe Gjakovarë, nga Podujeva në Sarandë, një fjalë e kam thënë dhe do ta mbajë në ditët e para të qeverisë, trau i rrugës së kombit do të hiqet. Ne që punuam me mish e me shpirt për ta bashkuar Hasin e ndarë padrejtësisht nga Tirana dhe Prishtina, të cilëve ju takon bashkërisht. Ne nuk do të lejojmë një ndarje të dytë. Një popull bujar dhe fisnik, njihet në ditë të vështira, një popull bujar dhe fisnik dhe është e njëjta fjalë, bujarë dhe fisnikë. Si hasjanët nuk e meriton varfërinë, mungesën e infrastrukturës, mungesën e energjisë elektrike. Lakun e marrëveshjeve të cilat ju marrin nga xhepi qindarka e fundit për të mos ju dhënë asgjë mbrapsht. Para që shkojnë për abuzime dhe përfitime të një grushti qeveritarësh, marrëveshjen abuzive me çdo familje shqiptare. 335 mijë familje shqiptare, pagesat e përmuajshme për ata që i bëjnë rrush e kumbulla do të amnistohen nga qeveria e dalë nga vota juaj. Sepse me votën tuaj ju do të bëni të mundur që të kemi një qeveri që punon për ju dhe jo për vete. Një qeveri të të gjithë shqiptarëve e jo të një grushti oligarkësh. Me votën tuaj më 25 prill, ta ndajmë tranzicionin nga epoka e re që po hapim e rinisë hasjane, e rinisë kuksiane, e Shqipërisë si gjithë Europa! Sepse 8 vite janë një kohë e gjatë, shumë e gjatë për ta provuar një njeri. Edhe 8 vite Hasi e ka provuar Edi Ramën siç e ka provuar e gjithë Shqipëria, 8 vite dështime, 8 vite premtime të pambajtura, 8 vite varfëri, 8 vite shpunësim, 8 vite emigracion, largim masiv i më të mirëve, i djemve të dritës së syrit të nënave të tyre nga Hasi, nga Kukësi, nga Tropoja, o i mjerë që mendon se me një ditë dhe një fluturim mund të lash 8 vite borxh ndaj këtyre banorëve! Që i fyen në mençurinë e tyre, këtë trevë që mençurinë dhe trimërinë ja ka dhënë gjithë shqiptarëve! Nuk e nuk ka për të patur amnisti për dështimet 8 vjeçare të Edi Ramës, sepse shqiptarët janë të bashkuar, të bashkuar janë nënat që kërkojnë ti mbajnë fëmijët e tyre ti edukojnë e ti arsimojnë e ti punësojnë këtu, qytetarët që kërkojnë punë në vendin e tyre, fermerët e Hasit të cilët duan të njëjtin trajtim si fermerët matanë Qafës së Prushit, duan ndryshim dhe ndryshimi është në dorën tuaj më 25 Prill. Prandaj këto janë zgjedhjet më të rëndësishme, këto janë zgjedhjet më të rëndësishme që do të ndajnë njëherë e mirë një pyetje, një pyetje të vetme që shtrohet para gjithë shqiptarëve e para gjithë Shqipërisë, shtrohet para prindërve por ka të bëjë edhe me ata fëmijë të mrekullueshëm të Hasit. A do t’ia hapni derën dështimit edhe 4 vjet të tjera? A do t’ia hapni dyert e familjeve tuaja dështimit e ta lini peng familjen tuaj, ti lini peng fëmijët tuaj edhe për 4 vjet të tjera? Apo do të bëhemi bashkë për ndryshim, ndryshimin që kërkon çdo shqiptar? Shoh këtë shesh të Krumës të mbushur si asnjëherë, të mbushur me qytetarët e Hasit njësoj si një familje e madhe pa asnjë dallim politik, sepse edhe fitorja e 25 Prillit, fitorja e Partisë Demokratike, e Koalicionit për Ndryshim dhe Aleancës për Ndryshim do të jetë fitorja e çdo shqiptari. Sepse e kundërta as mund që të imagjinohet, jo 4 vjet po as 4 dit më shumë, siç më tha një gjysh gjatë në turin tim të mbrëmshëm nga Saranda në Tropojë, as 4 orë më shumë nuk durojnë dot. E pra dita po afron, ora po vjen, ndryshimi është në dorën tuaj. Masivisht sepse duke qenë zgjedhjet më të rëndësishme që do të vendosin nëse do të ecim përpara drejt Europës apo do të izolohemi përsëri, atëherë duhet dhe do të ketë pjesëmarrjen më masive në votime. Asnjë të mos mbetet pa votuar. Derë më derë, shtëpi më shtëpi, hasjane e hasjanë, nënat e Hasit, bashkëshorte, gra, vajza ju që keni vuajtur dhe vuani më shumë se çdokush largimin e djemve tuaj. Baballarë të Hasit, ju që sakrificën e një jete të tërë nuk e shijoni dot për një arsye të vetme, për një dështim, për një përgjegjës të cilin keni në dorë ta largojmë me votë më 25 Prill. Pensioniste dhe pensionistë, fermerë dhe fermerë që ndryshimi që të gjithë duam të ndodhë duhet që të gjithë të marrim përgjegjësitë tona sepse më 25 Prill nuk është dita e partive, nuk është dita e politikanëve, është dita e Hasjanëve, është dita e shqiptarëve. 8 vjet me pushtetin më të madh se çdokush tjetër para tij, si Enver Hoxha mori në dorë fatin e çdo familje, mori peng fatin e fëmijëve tanë, bllokoi rrugën e Shqipërisë Europiane. Më 25 prill fatin tonë, fatin tuaj e keni në dorë vetëm ju. Ndaj të gjithë së bashku, të gjithë, demokratë e socialistë, Hasianë, shqiptarë të gjithë së bashku drejt kutive të votimit për të votuar për ndryshimin numrin 9. 9 për të ardhmen e fëmijëve tanë, 9 për Hasin , për zhvillimin, për përparimin, për investimet në infrastrukturë, për investimet në rrjetin energjitik, për lidhjen e natyrshme të kësaj treve fisnike me gjithë tregjet, për mundësinë për fermerin ta ngrejë kokën të prodhojë e të shesë, për investimet e huaja, për dijen dhe arsimin. Të gjithë së bashku, bashkë për ndryshim. Votoni numrin 9-të.Shqipëria fiton, Hasi fiton. Me 25 Prill fitorja është e çdo shqiptari. Zoti e bekoftë Hasin, zoti e bekoftë Shqipërinë.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike basha ne has lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 basha ne has lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje