LIVE UPDATES
Politike

Basha nga Kurbini: Ndryshimi është çështje ditësh, në 25 prill, në Shqipëri do kthehet shpresa

17 Prill 2021, 17:24 Nga DOSJA
Basha nga Kurbini: Ndryshimi është çështje ditësh,

KURBIN– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po zhvillon një tur 1 ditor.

Ndalesa e radhës në rrugëtimin jug-veri të kreut të opozitës Lulzim Basha, ishte qyteti i Kurbinit.

Entuziazmi i të rinjve që kishin dal me makina dhe qytetarëve të shumtë për ta pritur kreun e PD, nuk ka munguar as në këtë qytet.

Në fjalën e tij para banorëve të Kurbinit, Basha tha se ndryshimi është çështje ditësh dhe 25 prilli është dita e kthimit të shpresës.

Fjala e plotë:

Vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj mirë se ju gjej të rinj dhe të reja, kurbinase dhe kurbinas, mirë se ju gjej në Laçin e  demokracisë, në Kurbinin e trimërisë, në Kurbinin e bashkimit për ndryshim. Motra dhe zonja kurbinase, vëllezër dhe zotërinj kurbinas, unë e prek dhe ndryshimi ka ardhur tani në Kurbin. E shoh në sytë tuaj, e dëgjoj nga gjokset tuaja ndryshimi i vërtetë ka ardhur dhe me 25 prill ju vetëm do t’i vini vulën duke votuar numrin 9. Vëllezër dhe motra mbrëmja po bie pas një dite që po më çon nga skaji më jugor i vendit në atë më verior. Sot 9 qytete, 9 për ndryshimin nga Saranda në Tropojë. Nga Saranda në Tropojë entuziazmi që prek dhe shoh ka një dhe një motiv frymëzimin shpresën besimin  se ndryshimi tashmë ka ardhur. Se është i pandalshëm siç është ndryshimi ynë,  ky bashkim gjigand zemrash në këtë shesh të Laçit, ky bashkim gjigand shqiptarësh ka dhe vetëm një motiv Shqipëria fiton duke votuar numrin 9. E vërtetë është këtë e dini ju e dinë nënat e Kurbinit, nënat e gjithë Shqipërisë të cilave nuk i janë tharë lotët nga sytë e tyre nga 8 vite vuajtje, 8 vite emigracion, 8 vite papunësi për to dhe bashkëshortët e tyre, 8 vite që i kanë shkulur nga zemra dashuritë e jetës se tyre fëmijët e  tyre, të rinjtë e mrekullueshëm të Laçit, të Mamurrasit, të Milotit, të Fushë Kuqes e mbarë Shqipërisë. Forca juaj sot, energjia e këtij bashkimi i tregon do vëllai dhe motre tonën edhe atyre që deri para disa javësh e kishin humbur besimin se Shqipëria mund të ndryshonte. Kjo forcë, kjo fuqi, ky entuziazëm dëgjojeni vëllezër dhe motra, ngrihuni dhe bashkohuni me ne, të gjithë bashkë për ndryshim. Nëna që vuani për fëmijët tuaj, të rinj që kërkoni arsim, shpresë, punë ën vendin tuaj, qytetarë që kërkoni punë dhe rroga dinjitoze, fermerë që kërkoni subvencione, shqiptarë që kërkoni dinjitetin tuaj këtu në Shqipërinë tonë dhe ne të gjithë bashkë që e duam Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian, le ta deklarojmë këtu nga Laçi, nga ky bashkim i jashtëzakonshëm, vullnetin tonë për ndryshim. Le ti themi atyre ejani bashkohuni me shpresën! Ndiejeni në zemrat tuaja ndryshimin që po vjen dhe që nuk ka forcë që ta ndalë dhe ejani dhe bashkohuni se që ndryshimi të bëhet realitet më 25 Prill të gjithë bashkë do të votojmë numrin 9. Numrin 9, Koalicioni për Ndryshim dhe Aleanca për Ndryshim janë qeveria e ardhshme e vendit. Këtë e di gjithkush, e di dhe e ka mësuar dhe Edi Rama që më 25 Prill shqiptarët do ta largojnë me votë. Për 8 vite dështime, për 8 vite mashtrime, për 8 vite premtime të pambajtura, për 8 vite vuajtje në çdo familje, në zemrat e çdo nëne e të çdo motre, për vëllezërit dhe bashkëshortët e larguar në emigracion apo të shpunësuar. 8 vjet dështime dhe ka guximin të vijë prapë dhe të kërkojë edhe 4 vite të tjera. Shikoni, shikoni se çfarë bën me rindërtimin. Shikoni se si edhe momentin më fatkeq të Kurbinasve, të Thumanës, të Fushë Krujës, të Durrësit, të Tiranës e përdor vetëm për interesat e tij personale, për pasurimin e tij dhe një grushti njerëzish, në kurriz të të gjithë njerëzve të tjerë. Sot, këtu, nga ky shesh, është vendi t’i them të gjithë të dëmtuarve nga tërmeti se detyra ndër më të parat e qeverisë së re dhe e imja si kryeministër i qeverisë së shqiptarëve, do të jetë vlerësimi dhe rivlerësimi me transparencë i dëmeve të shkaktuara për të hequr diskriminimin politik. Korrupsionin që ka pllakosur këtë proces e menjëherë pas saj kompensim financiar për shpejtimin e rindërtimit, për të gjithë familjet e dëmtuara nga tërmeti. Jo vetëm nuk do të ndalet, jo vetëm që nuk do të bllokohet. Por ky proces me një qeveri të përgjegjshme do të kishte përfunduar sot e nuk do ti kishte lenë dy dimre me radhë familjet e dëmtuara me çadra. Ky proces me qeverinë që ju do të sillni me votë me 25 prill do të përshpejtohet dhe do të përfundojë në kohën më të shkurtër. Miqtë e mi ne së bashku jemi forca e ndryshimit, ne së bashku jemi energjia e shpresës dhe besimit. Përgjigja për lotët e nënave, për të rinjtë që duan shpresë për vendin e tyre, për qytetarët që kërkojnë punë është një dhe vetëm një më 25 prill votoni nurin 9. Më 25 prill votoni ndryshimin, votoni numrin 9. Le ta dëgjojnë të gjithë ata që duan njësoj si ju këtë shesh një Shqipëri të begatë, të përparuar me punësim, me mirëqenie është plotësisht e mundur. Realiteti mund dhe do të bëhet si shpresa në këtë shesh kur të gjithë së bashku të votojmë numrin 9. Vëllezër e motra bashkë për ndryshim do të thotë të largojmë njeriun që për 8 vite u bë pengës, makth dhe ankth për çdo shqiptarë të ndershëm dhe punën e tyre. Sot ai vjen të trokas pas 8 vitesh ka guximin t’ju kërkojë t’ia hapni derën përsëri. Ndaj dua t’ju drejtohem e t’ju pyes: a do t’ia hapni derën të keqes edhe 4 vite të tjera? As dyert, as dritaret sepse ju e dini, shqiptarët e dinë, e dinë fare mirë se nuk ka ndryshim me Edi Ramën ndaj të gjithë do të votojnë për Koalicion për Ndryshim,  për aleancën tonë që të sjellim ndryshimin e vërtetë për çdo familje. Sa prekëse dhe emocionuese është, sa prekës dhe emocionues është zëri i një nëne që i dridhet për fëmijët e vet. Sa më prek dhe  më kanë prekur këto ditë lotët e baballarëve  që mezi përmbahen kur  kujtojnë fëmijët e tyre  në emigracion, por sa e fuqishme, sa emocionuese  është forca e zërit të të gjithë shqiptarëve nga ky shesh  nga Saranda  në Tropojë  e vendosur  bashkë për ndryshim. Bashkë për ndryshim. Votoni numrin  9-të,bashkë për ndryshim. Kurbini fiton, Lezha fiton, Shqipëria fiton! Zoti ju ruajt dhe ju bekoftë ju! Zoti e bekoftë Shqipërinë! Fitore!

(d.a/dosja.al)

Lajmi kryesor/ Lulzim Basha mbyll turin e tij 1 ditor jug-veri, brenda 24 orëve 8 ndalesa nga 9 të planifikuara: Do kemi pjesmarrjen më të madhe në HISTORI

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha ne kurbin zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha ne kurbin zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë