LIVE UPDATES
Politike

Basha: Opozita është e bashkuar për ndryshim, Rama do pësojë disfatën të thellë në gjithë vendin

23 Janar 2021, 17:05 Nga DOSJA
Basha: Opozita është e bashkuar për ndryshim, Rama do

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike ka deklaruar se më 25 prill, kryeministri Edi Rama do të pësojë një humbje të madhe. I ftuar në ‘Neës 24”, Basha tha se Opozita ka kalkuluar me përgjegjësi të madhe skemën për të maksimalizuar votën.

Sipas kryedemokratit, ajo që e bashkë atë me qytetarët shqiptarë është largimi i kryeministrit Edi Rama dhe se do t’ja dalë kësa gjëje. Basha shtoi se shkaku i varfërisë dhe shkaku i krizës së psikologjike dhe sociale në të cilën gjenden sot shqiptarët është dështimi 8-vjeçar i qeverisjes së Ramës.

Pjesë nga biseda

Nisida Tufa: Ndalemi pak tani tek Opozita e Bashkuar, për të folur se sa kompakte është Opozita e bashkuar. Le të flasim edhe me deklarata e zonjës Kryemadhi , kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ёshtë bërë e ditur se do të dilet me dy lista. Ёshtë pikë për opozitën kjo apo le të themi edhe mund të humbë?!

Lulzim Basha: Opozita ka kalkuluar me përgjegjësi të madhe skemën për të maksimalizuar votën. Ajo që na bashkon të gjithëve ne është domosdoshmëria për të larguar Edi Ramën, që është e keqja e këtij vendi, është dështimi 8-vjeçar dhe shkaku i varfërisë dhe shkaku i krizës së psikologjike dhe sociale në të cilën gjenden sot shqiptarët . Për ne nuk ka gjë më të rëndësishme se t’i përgjigjemi këtyre shqetësimeve kryesore që kanë sot shqiptarët. Po e them dhe një herë papunësia, pasiguria për vendin e punës për ata që e kanë një vend pune; pamundësia dhe çfarë kam parasysh me pamundësinë?! Ka një shtresë së mesme, sigurimi kryesor i programit tonë është që këtë shtresë të mesme ta forcojmë, ta zgjerojmë, ta zmadhojmë. Por edhe ajo shtresë e mesme për shkak të politikave të Edi Ramës, siç është e ashtuquajtura taksë progresise, megjithëse mund të kenë rroga mbi le të themi 800 mijë lekë burrë e grua, prapë se prapë sillen vërdallë, bëjnë apo s’bëjnë dot një javë pushime në vit, kruajnë kokën dy herë, bëjnë apo s’bëjnë dot pushime me fëmijët, një javë në vit, shkojnë marrin borxh poshtë e lartë për të mbyllur muajin.

Kur fëmijët u rriten e kanë të pamundur të sigurojnë pa siklet një kredi fjala bie për strehimin e tyre. Këto janë hallet e problemet e shtresës së mesme, të shkojmë te shtresat e tjera, te fermerët që përbëjnë gjysmën e popullsisë. Vit pas viti në veçanti katër vitet e fundit janë futur në gropë, jo vetëm që nuk kanë arritur dot të gjenerojnë fitime, por sic i kam takuar nga jugu në veri, nga Devolli në Myzeqe, në Shishtavec, në Xarrë, ata janë futur në borxh sepse politikat e kësaj qeverie jo vetëm nuk i ka mbështetur, por kanë bërë të pamundur që edhe atë prodhim që e kanë nxjerrë me djersën e tyre, ta nxjerrin në treg. Vijmë tek të më të pamundurit, shikoni atë që nxjerr Banka Botërore, nuk janë statistika nuk janë shifra thjesht për t’i nxjerrë në titujt e lajmeve, ato janë dhimbje, dhimbje që unë edhe bashkëpunëtorët e mi i kemi parë me sytë tanë dhe jam i detyruar që disa prej tyre t’i shpalos edhe përmes rrjeteve sociale.

E patë atë babain që tha e shes gjakun për fëmijët e mi, tani duhet të kesh humbur çdo ndjesi njerëzore që të shohësh diçka të tillë edhe të vazhdosh sikur asgjë nuk ka ndodhur në këtë vend. Përgjegjësia ime kryesore nesër si kryeministër është që për të gjitha këto probleme dhe këto shtresa edhe të tjerë që nuk përmenda, mjekët, mësuesit, intelektualët, në 100 ditët e para do të sjellim stabilizim dhe pas kësaj, menjëherë pas kësaj, të nisim kurbën rritëse të ekonomisë dhe të mirëqenies sociale.

Nisida Tufa: Do të flasim edhe për këtë, do të ndalim më me detaje. Zoti Basha ju folët për maksimalizim të votës, kryetarja e LSI ka deklaruar se në disa zona Partia Demokratike dhe Levizja Socialiste për Integrim do të kenë një listë të përbashkët. Në cilat zona i keni pritshmëritë ?

Lulzim Basha: Këto janë të gjitha…është e saktë ajo që thotë zonja Kryemadhi edhe unë e kuptoj që ka interes gjithmonë edhe për këtë le të themi aspekt taktik të politikës. Më ndjeni në qoftë se vëmëndja ime sot edhe në këtë bisedë që kemi bashkë nuk është kaq shumë takticizmi politik se sa tek ato që janë problemet e vërteta të shqiptarëve. Nuk mendoj që shqiptarët sot shqetësim kryesor kanë se si do të maksimalizojmë votën e PD-LSI, padiskutim që ne kemi një plan të qartë dhe do ta shpalosim atë hap pas hapi.

Nisida Tufa: Kur zoti Basha ?

Lulzim Basha: Sepse qëllimi ynë kryesor është që çdo votë e shumicës absolute të shqiptarëve që duan largimin e Ramës, të shkojë aty ku duhet edhe të numërohet

Nisida Tufa: Zoti Basha do ta maksimalizoni apo do ta mbroni votën sepse ky është qëllimi?

Lulzim Basha: Të dyja bashkë, janë dy gjëra krejt të ndryshme. Njëra është maksimalizimi i votës dhe e dyta është mbrojtja e votës. Dhe për të dyja pavarësisht përpjekjeve të Edi Ramës, pavarësitsht aleancës së tij të vazhdueshme me faktorët më negativë të shoqërisë, një gjë është e sigurt, fitorja e opozitës së bashkuar do të jetë e thellë dhe largimi i Edi Ramës është i sigurtë, i vulosur. Prandaj bëj një hap prapa dhe them që e kuptoj interesin tuaj për të diskutuar edhe për këtë që dmth unë e quaj takticizëm politik, dhe në anglisht analistët e thonë small business politics. Por problemet e vërteta të shqiptarëve janë ato të cilat ju tregova. Sepse ka dy gjëra që shoh, njëra që pa diskutim më motivon në mënyrën e saj, që është ky mjerim që ka kapur Shqipërinë. Mjerimi ekonomik, mjerimi i mijëra familjeve që vazhdojnë në rrebeshin e sotëm, qëndrojnë në çadra ndonëse u premtua që do të ishin në shtëpi të reja në shtator. Mjerimi i atyre që s’paguajnë dot ilaçet e pandemisë, mjerimi i familjeve që kanë nevojë për ndihmë ekonomike dhe nuk marrin asnjë kacidhe dhe kanë fëmijë për të ushqyer dhe atyre që marrin por prapë ajo ndihmë ekonomike nuk iu del. Pasiguria e të gjithë pjesës tjetër të popullsisë të cilët në një situatë normale me planin tonë ekonomik do të jenë ajo shtresë e mesme. Do të kenë mundësi edhe të planifikojnë pushime nesër për vete dhe fëmijët e tyre. Do ketë mundësi edhe të planifikojë, pa kaluar përmes ferrit një kredi për fëmijët që duan ti martojë por që sot nuk ka siguri, do ta kem apo nuk do ta kem vendin e punës? Do t’i hapë apo nuk do t’i hapë dot qepenat nesër? Këto janë problemet që shqetësojnë shqiptarët. Nisida duhet të më kuptosh, këto janë problemet kryesore që më shqetësojnë mua. Gjithçka tjetër për të cilët më pyetët ka një ekip opozita që po punon 24 orë.

Nisida Tufa: Mirë se mazhoranca për shembull shprehet qartë, zoti Basha, Partia Socialiste llogarit se ka fitore të sigurt, ka hambar mandatesh Fierin, Vlorën, Gjirokastrën apo Beratin. Në vijim të asaj që unë iu pyeta, ku i ka pritshmëritë Partia Demokratike?

Lulzim Basha: Në të gjithë Shqipërinë, nga jugu në veri Rama dhe klika e tij do pësojë disfatën më të thellë.

Nisida Tufa: Këtë jua tregojnë sondazhet, zoti Basha?

Lulzim Basha: Sigurisht dhe nuk ka diskutim që kjo do ‘ti vijë jo thjesht dhe vetëm nga shumica dërrmuese e shqiptarëve që i gënjeu, i mashtroi, me premtime boshe që nuk i mbajti, por Nisida të jesh e bindur do t’i vijë dhe nga vetë socialistët shqiptarë, të cilët njësoj si shumica dërrmuese e popullsise në këto tetë vite në veçanti katër vitet e fundit, kanë parë varfërinë të thellohet, kanë parë pamundësinë për të siguruar një vend dinjitoz pune, dhe janë edhe më të zhgënjyer sepse në fund të fundit ishte njeriu dhe ishin njerëzit të cilët i mbështetën për të ardhur në pushtet. Rezultoi që pushtetin e kishin vetëm për vet, për të trefishuar, pesëfishuar apo dhjetëfishuar pasuritë e tyre për të marrë 20% me Ndraghetën e me mafian, por për të harruar këdo dukë përfshirë edhe socialistët shqiptarë. Prandaj jua them me bindjen më të thellë, 25 Prilli është dita kur do të fitojnë të gjithë shqiptarët. Të vetmit të humbur do të jenë ata që për 8 vite braktisën premtimet me në krye Edi Ramën, braktisën vendin dhe e lanë në mëshirë të fatit dhe të fundit në çdo aspekt në raport me vendet e tjera të rajonit.

Nisida Tufa: Duke shkuar tek 25 Prilli, fushatën do ta bëni të përbashkët apo kështu siç po ndodh tani, veç LSI, veç Partia Demokratike, si do të vijojë ?

Lulzim Basha: Sigurisht që fushata është edhe sot e përbashkët. Po të shikoni ka një lajtmotiv, i cili bashkon të gjitha partitë e opozitës, Partinë Demokratike, Lëvizjen Socialiste për Integrim, Partinë Republikane, Lëvizjen për zhvillim Kombëtar, Partinë Agrare Ambientaliste, Partinë Demokristiane, Partinë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Partinë Bashkimin e të Drejtave të Njeriut, Partinë e Legalitetit, çdo parti të opozitës, të gjitha partitë e opozitës kanë një lajtmotiv, largimin e të keqes. Nuk ka ndryshim në Shqipëri pa larguar Edi Ramën. 25 Prilli është dita e largimit të keqes. 26 Prilli e tutje është dita që pasi është zhbllokuar rruga të nisë një ndryshim për të gjithë, jo vetëm për partitë tona, jo vetëm për mbështetësit tanë por për çdo shqiptar. Dhe për këtë unë dhe Partia Demokratike kemi një program të qartë dhe të zbatueshëm.

Nisida Tufa: U ndalëm tek LSI-ja, por në fakt është momenti për të folur pak edhe për aleatët, shohim dhe foton ilustruese. Ende nuk janë përmbyllur marrëveshjet e Partisë Demokratike me PDIU, po kështu edhe me PR. Ku është ngërçi, z.Basha, sepse i kanë shfaqur pas deklaratave pretendimet e tyre z.Mediu por edhe z.Idrizi ? Cfarë po ndodh që nuk po mbyllet si marrëveshje ?

Lulzim Basha: Jo, nuk ka asnjë ngërç, nuk ka asnjë ngërç. Unë të siguroj që opozita do të dalë e bashkuar në këto zgjedhje si asnjë opozitë më parë dhe koalicioni fitimtar i 25 Prillit do të bëjë realitet të gjitha zotimet që ka marrë para shqiptarëve. Natyrisht përgjegjësia kryesore për këtë i takon Partisë Demokratike, më takon mua. Dhe pikërisht në kuadër të kësaj përgjegjësie mbi parimet tashmë të njohura dhe të shpallura botërisht, gjithsecili do të ketë mundësinë të shpalosë para shqiptarëve le të themi fuqinë dhe angazhimin për të qenë pjesë e kësaj fitoreje dhe në bazë të vlerësimit gjithësecili prej anëtarëve të koalicionit dhe të Partisë Demokratike do të marrë peshën e përgjegjësisë për të kthyer programin tonë në një realitet ndryshimi për çdo shqiptar.

Nisida Tufa: Dakord. Kur do të bëhet marrëveshja ?

Lulzim Basha: Po ndodh kjo. Gjatë kohës që flasim edhe sot ..

Nisida Tufa: Nuk është mbyllur marrëveshja me PR edhe me PDIU-në.

Lulzim Basha: Shiko, ne kemi një marrëveshje. Është një keqkuptim mediatik që nuk është mbyllur marrëveshja.

Nisida Tufa: Atëherë është koha ta sqarojmë.

Basha: Domethënë, ne kemi marrëveshje që opozita është e bashkuar në këto zgjedhje. Detajet në kushtet e pas 5 Tetorit janë subjekt i grupeve që po punojnë intensivisht edhe të jeni e sigurt që këtu nuk ka për të pasur asnjë surprizë, përkundrazi do të materializohet vullneti ynë që së bashku t’i japim fund kësaj të keqe në 25 Prill.

Nisida Tufa: Domethënë, z. Mediu kërkon më tepër se një mandat të sigurt?Lulzim Basha: Unë nuk jam pjesë e drejtpërdrejtë e këtyre negociatave, por ju siguroj që ajo që na bashkon është tmerrësisht më e madhe se çdo gjë që duket sikur na ndan. Ne na bashkon vendosmëria për të larguar Edi Ramën, për të larguar të keqen dhe për t’ju dhënë Shqiptarëve shpresën dhe ndryshimin që meritojnë dhe që është plotësisht e mundur.

Nisida Tufa: Pra është çështje ditësh mbyllja e asaj që ju quani keqkuptim për finalizimin e marrveshjes?

Lulzim Basha: Për mua nuk ka fare rëndësi nëse ajo është mbyllur sot pasdite apo mbyllet nesër në mëngjes. E rëndësishme është që ditë për ditë opozita, Partia Demokratike, njerëzit tonë, unë personalisht jemi në terren për tu marrë me ato probleme që siç ju thashë janë problemet e vërteta të njerëzve. Çfarë do të bëjmë për papunësinë? Çfarë do të bëjmë për njerëzit në mjerim ekonomik? Çfarë do të bëjmë për të ndalur plagën e emigracionit? Si do të arrijmë që Shqipërisë ti hapet rruga e mbyllur drejt Bashkimit Europian? Çfarë do të bëjmë për t’ju kundërvënë pandemisë dhe pasojave shëndetësore dhe ekonomike të pandemisë. Këto janë problemet kryesore të shqiptarëve, këto janë problemet e mia kryesore dhe prandaj jam në këtë garë dhe prandaj nesër si kryeministër i shqiptarëve këto do të jenë problemet të cilave do t’ju jap zgjidhje fillimisht.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll
Politike 23 Janar 2021, 16:29

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi e ka quajtur kryebashkiakun Erion Veliaj, shërbëtor të organizatës mafioze Ndragheta...

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë