LIVE UPDATES
Aktualitet

Basha shkon në Kombinat, qytetari i ankohet: Pallati ku jetoj s;ka pësuar dëme, duan ta shembin që të marrin tokën

15 Prill 2021, 16:02 Nga DOSJA
Basha shkon në Kombinat, qytetari i ankohet: Pallati ku jetoj s;ka

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar takime me qytetarë në njësinë 6, në Tiranë, ku nuk ka munguar as pritja entuziaste e qytetarëve të kësaj zone. Basha u ndal në shtëpinë e Sotiraq Bushit, të cilin me pretekstin e tërmetit duan t’ja prishin shtëpinë pa i dhënë asnjë garanci për se ku do banojë. 


Pjesë nga Biseda:

Lulzim Basha: Zoti Bushi sa kohë keni që banoni në Kombinat?

Zotëria: Kam 15 vjet.

Lulzim Basha: Nga Përmeti dhe shoh që paska disa dëme.

Zotëria: Kjo është e thjeshtë, është një gabim i jonë sepse kur është ndërtuar nuk e hoqëm suvanë por ndërsa muret i kam bërë të gjitha atëherë.

Lulzim Basha: Kjo do të thotë që e gjithë gjendja e banesës është e tillë? Pallati s’ka dëme?

Zotëria: Besoj s’ka, kush e prishi e prish nga vetja.

Lulzim Basha: Dhe ju besoni se ata e kanë shënuar për ta shembur?

Zotëria: Po.

Lulzim Basha: Vetëm që t’ju marrin tokën apo jo?

Zotëria: Po.

Lulzim Basha: Është njësoj si rasti ku ishim para disa ditësh tek kopshti apo jo?

Zotëria: Po. Një certifikatë pronësie, tani duan të ma tjetërsojnë mua që unë duhet të dal?

Basha tha se rindërtimi është kthyer në favor të mafies së rindërtimit. Kjo gjë sipas tij do të marrë fund me ndryshimin më 25 prill, për t’i dhënë fund kësaj vjedhje dhe procesi i rindërtimit të fillojë nga e para. 

“E qartë. Zoti Sotiraq e kam thënë këtë disa herë, për herë të fundit kur isha në Durrës tani, te këneta, tek zona e kënetës. Edhe aty kishin hapur disa sheshe për pallate. Frika e banorëve të Durrësit ishte që këto pallate po ndërtoheshin që ti merrnin nga pallate nga qendra e qytetit e t’i çonin tek ajo zonë periferike për të grabitur qendrën e qytetit dhe për të favorizuar mafian e ndërtimit që ju e dini është një shqetësim i madh, madje edhe raportet ndërkombëtare tregojnë që e përdorin për të pastruar paratë e pista të ndërtimit, madje edhe të Ndraghetës jo vetëm të krimit shqiptar. Dhe ju thash në Durrës këtë që po ju them sot këtu në shtëpinë tuaj, i ulur këtu në divanin tuaj dhe që jua thash banorëve të pallateve pak më tej kur kam qenë para tre katër javësh. Procesi i rindërtimit tregoi dhe njëherë si çdo gjë tjetër këto tetë vite, dështimet e kryeministrit dhe të kësaj qeverie, një. Dy, gënjeshtra më e madhe është që ne do të ndalim rindërtimin. Rindërtimi ka ecur me këto ritme sepse ata nuk e kanë patur mendjen t’ju ndihmojnë por kanë patur mendjen të bëjnë pazare dhe të futin gjëra në xhepat e tyre, t’ju grabisin. Gjëja e parë që do bëjmë në bazë të shumë denoncimeve që kemi marrë dhe kemi një departament të veçantë që merret me këtë çështje prej më shumë së një vit e gjysmë. Do bëhet rivlerësimi i çdo banese sipas kërkesës së qytetarëve dhe ne nuk do të lejojmë asnjë diskriminim sepse ka mjaft raste kur është prishur banesa dhe ata i thonë je DS1, nuk do të lejojmë as grabitjen e shtëpive të qytetarëve apo grabitjen e trojeve që ju marrin nga këtu e ju katandisin diku tjetër. Për këtë ju garantoj. Dhe e treta kudo ku rindërtimi është një nevojë reale do të bëhet jo vetëm që nuk do të ndalet por do të përshpejtohet. Si do të përshpejtohet? Në zonat rurale, në banesat private menjëherë sipas vlerësimit apo rivlerësimit korrekt të dëmit do bëhet disbursimi financiar. Aty ku do ndërtohen pallatet e prishura do të ndërtohen aty ku ishin, aty ku banorët kanë pasur pronat e tyre. Pra si çdo gjë tjetër ky e ka kthyer në një mundësi përfitimi për një grusht njerëzish në kurriz të të gjithë ju të dëmtuarve nga tërmeti. Më 25 Prill duke votuar numrin 9, duke votuar për ndryshimin na i jepni mundësinë ti japim fund abuzimit, të rivlerësojmë më transparencë aty ku ka patur diskriminim dhe të përshpejtojmë e të përmbyllim procesin e rindërtimit, ndërsa në rastin tuaj të ndalojmë grabitjen e pronës e natyrisht t’i mundësojmë çfarëdo riparimi që është i nevojshëm sipas ekspertizës profesionale se unë nuk jam inxhinier ndërtimi. Por dhe po të isha nuk vij këtu si inxhinier ndërtimi, unë vij të kërkoj votën, të më japësh përgjegjësinë për të drejtuar qeverisjen e nesërme që t’i kemi sytë nga ju dhe paratë e taksave ti kemi për ju dhe jo për një grusht njerëzish,”- tha Basha.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll
Aktualitet 15 Prill 2021, 15:30

TIRANË– 169 raste të reja dhe 4 viktima, ky është bilanci i koronavirusit në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me d...

Aktualitet 15 Prill 2021, 11:55

Zjarr në oborrin e Tv Klan, tymi mbulon zonën

TIRANË– Oborri i televizionit Klan është përfshirë nga flakët. Dosja.al ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se tymi ka rrethuar të gjithë godinë...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet