Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vizituar sot biznesin e vogël në Kombinat ku ka zhvilluar bisedime edhe me tregtarët. Përmes videove të publikuara nga vetë kryedemorkati, Basha deklaroi se bizneset janë drejt falimentimit dhe qytetarë që nuk kanë mundësi të blejnë. Kryedemokrati hodhi akuza edhe ndaj Edi Ramës, për të cilin tha se udhëton me charter privat në Paris, ku harxhon mijëra euro.
”
“Mirëdita këtu nga Kombinati, një nga lagjet e kryeqytetit, ku ndodhem në një vizitë pranë qytetarëve dhe bizneseve të kësaj zone. Situata ekonomike është në qendër të bashkëbisedimit tim. Ajo që kam konstatuar në bisedat e para me tregtarët, me bizneset e zonës, por edhe me qytetarët është se ka një rënie të xhiros dhe të konsumit si kurrë më parë. Varfëria është ulur këmbëkryq si kurrë më parë, është i njëjti realitet si në vendet e tjera, në zona të tjera të kryeqytetit, por, po kështu, edhe në qytete të tjera ku bizneset po mbyllen, po falimentojnë, ku njerëzit nuk janë në gjendje të blejnë as plotësojnë nevojat minimale të konsumit të tyre dhe fjala kryesore tek bizneset e para që kam vizituar janë listat. Janë shtuar listat, janë shtuar numri i njerëzve që nuk kanë mundësi të paguajnë as për nevojat minimale të ditës, në dyqanet e bukës, në dyqanet e ushqimit, tek fruta-perimet.
Varfëria është kudo dhe arsyeja pse edhe në kohë të pandemisë, ashtu si edhe më përpara, janë lënë të braktisur dhe në mëshirë të fatit nga qeveria e Edi Ramës, e cila edhe në këtë kohë paratë e taksapaguesve i ka çuar në duart e 4-5 oligarkëve. Kjo është situata, një situatë e tmerrshme ekonomike, biznese që mbyllen, varfëri që shtohet, ndërkohë që Edi Rama bredh me charter luksoz nëpër Europë me lekët e taksapaguesve të shqiptarëve, qindra-mijëra euro për fundjava në Paris, që do të mjaftonin për të mbajtur hapur mijëra biznese apo për të dhënë një ndihmë jetike për qindra, për mijëra familje, të cilat sot kanë vështirësi për të blerë edhe mallrat bazë për fëmijët e tyre, për familjet e tyre.
Kjo është situata anembanë Shqipërisë dhe konfirmohet edhe nga raporti i fundit i Bankës Botërore i sapo dalë, gjatë ditëve të fundit, i cili thotë se 50% e shqiptarëve; 1 në 2 shqiptarë, 1 në 2 familje shqiptare tashmë ka prekur fundin, është në varfëri, jeton në varfëri. Nuk ka pse të ishte kështu, nuk ka pse kjo krizë të rrënonte absolutisht gjithçka. Arsyeja kryesore, arsyeja e vetme është sepse edhe në kohë krize paratë tuaja, paratë e familjeve tuaja, paratë e taksave tuaja, paratë e faturave të rritura të energjisë, paratë e tarifave të rritura, akcizës së rritur të karburantit, në vend që të vinin tek ju për t’ju ndihmuar, për t’ju çliruar nga pesha e shtuar e varfërisë në kohën e pandemisë, prapë se prapë shkuan aty ku kanë shkuar këto 7 vite, te oligarkët, shkuan tek kontratat selektive korruptive në kohë pandemie, shkuan te vjedhja dhe shkatërrimi i pronës publike dhe grabitja e pronës private. Shkuan tek udhëtimet luksoze të kryeministrit dhe tendera luksozë për zyrat e qeverisë, në vend që të shkojnë aty ku ka nevojë më shumë se kurrë sot ekonomia shqiptare, te konsumatori, tek familjet e varfra e në nevojë, tek ata që kanë humbur vendet e punës dhe tek bizneset që janë në ditën e tyre më të zezë.
Kjo situatë e tmerrshme ekonomike ka një dhe vetëm një përgjegjës: njeriun që ka vënë interesat e tij, xhepat e tij, që nuk i dhimbsen shqiptarët, nuk i dhemb gjendja juaj ekonomike dhe ka vënë gjithçka në funksion të pushtetit të tij, pasurimit të tij dhe një grushti oligarkësh me të cilët mban pushtetin. Jam sot për të dëgjuar në këtë tur, por jam këtu edhe për t’ju thënë të gjithë njerëzve që takoj dhe gjithë ju që na ndiqni se ne kemi një plan, kemi një vizion, kemi dëshirën dhe ambicien për ta ndryshuar këtë situatë. Dhe kjo mund të ndryshojë vetëm duke kthyer vëmendjen tek ju, duke kthyer tek ju paratë e vjedhura e të grabitura gjatë këtyre viteve dhe në veçanti gjatë këtyre muajve të fundit të vështirë të pandemisë, duke kthyer një qeverisje për ju, duke ulur taksat, duke hapur ekonominë dhe duke bërë të mundur që Shqipëria dhe shqiptarët të gëzojnë të mirat materiale të këtij vendi dhe jo vetëm të një grushti oligarkësh për të cilët punon sot gjithë vendi.
Do të vazhdoj tani takimet në zonën e Kombinatit dhe më vonë do të keni mundësinë t’i ndiqni këto edhe përmes faqes time të Facebook si gjithmonë. Qëllimi im kryesor është të jem me njerëzit, afër njerëzve për të marrë të vërtetën ashtu siç është dhe jo të zbukuruar nga propaganda, e cila nuk tregon vuajtjet e mjerimin tuaj por gënjen me regji qendrore duke u munduar të fshehë krizën e thellë ekonomike që ka trokitur në çdo derë, falimentimin e bizneseve në mënyrë masive. Por të gjithë e dimë se kjo nuk mund të fshihet më dhe të gjithë e dijmë emrin e personit përgjegjës për këtë situatë.Është ai që paratë tuaja i ka bërë rrush e kumbulla.
Është ai që paratë tuaja edhe në kohë pandemie i bën udhëtime me chartera luksozë në fundjavat luksoze në Europë.
Është ai që paratë tuaja ua ka dhënë oligarkëve.
Kjo situatë mund dhe do të marrë fund përmes një bashkimi shumë të madh, përmes një bashkimi të pandalshëm të shqiptarëve përtej bindjeve politike për një dhe një qëllim të vetëm: që Shqipëria të jetë e gjithë shqiptarëve dhe jo vetëm e Edi Ramës dhe 5 oligarkëve. Ju përshëndes dhe ju uroj një javë sa më të mbarë nga Kombinati këtu në Tiranë,“- u shpreh Basha.
Ditën e djeshme sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi denoncoi një udhëtim të Ramës drejt Francës. Sipas Bardhit, Rama ka shfrytëzuar avionin e Air Albania si charter personal dhe ka paguar 100 mijë Euro për këtë udhëtim. Nuk mungoi një reagim nga Endri Fuga, i cili u shpreh se Rama ka zhvilluar një udhëtim 24 orërsh në Paris, por ka qenë për arsye pune.
J.V;F.M/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë– Sot në orën 14:00 kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të zhvillojë një takim me aleatët, për dështimin e Reformën Zgjedhore. Nuk dihet se për &cc...
TIRANE- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim ka reaguar pas dështimit të përmbylljes së Reformës Zgjedhore brenda 31 Majit. ...
Shqipëri– Në Shqipëri, Reforma zgjedhore duket të ketë mbetur ende në udhëkryq, me palët që fajësojnë njëra-tjetërn për mospërmbylljen e procesit brenda afatit ...
Tiranë- Deputeti i opizitës së re, Ralf Gjoni i ka quajtuar Damian Gjiknurin, Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilinm si anti- shqiptarë, pasi sipas tij nuk duan l...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm e një urim për festën e fëmijëve 1-Qershorin. Përmes profilit të tij në facebook, Rama ka postua...
TIRANË- Për gati katër orë, palët u mbyllën sot në Pallatin e Kongreseve, por nuk kanë arritur që të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të firmosin një marrëve...
TIRANË- Deputeti Damian Gjiknuri ka folur pas tryezës së Këshillit Politik. Në një deklaratë për mediat Gjiknuri u shpreh se është gati për të arritur një ...
TIRANË-Deputetja Rudina Hajdari ka treguar se çfarë ka ndodhur sot në mbledhjen e Këshillit Politik. Me tonë të forta, Hajdari tha se fajin për dësh...
TIRANË- Përfaqësuesi i opozitës në Këshillin Poliktik, Oerd Bylykbashi ka bërë me dije se nuk është arritur asnjë marrëveshje. Në një deklaratë për mediat,...
TIRANË- Përfundon mbledhja e Këshillit Politik. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se edhe pse palët janë ulur me ambasadën e SHBA nuk kanë arritur një marr...