Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha është takuar sot me nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës Arbërie Nagavci dhe përfaqësues të Preshevës dhe Medvegjës. Në një postim që ka bërë Basha në rrjetet sociale ka bërë se në fokus të takimit ishte procesi i fshirjes së adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, e cila është më masive në Medvegjë, por po shtrihet me shpejtësi edhe në Preshevë dhe Bujanovc.
Basha ka thënë ndër të tjera se çështja e fshirjes së adresave duhet trajtuar me prioritet, sepse nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë që të ndryshojë struktura etnike e Luginës së Preshevës.
“Pata kënaqësinë të prisja sot nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës Arbërie Nagavci, anëtarin e Asamblesë në Komunën e Medvegjës, Muharrem Salihun, Alban Salihun nga Forumi Ekonomik i shqiptarëve në Serbi dhe Sami Salihun nga Asambleja e Preshevës.
Një vend të veçantë zuri në këtë takim procesi i fshirjes së adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, e cila është më masive në Medvegjë, por po shtrihet me shpejtësi edhe në Preshevë dhe Bujanovc. Kjo çështje duhet trajtuar me prioritet, sepse nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë që të ndryshojë struktura etnike e Luginës së Preshevës. Ajo çfarë po bën Serbia është spastrim i pastër etnik. Shqipëria ka humbur një mundësi gjatë drejtimit të OSBE-së, për ta trajtuar këtë çështje tejet të rëndësishme për shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët në këtë mënyrë humbasin çdo të drejtë. U shpreh miqve nga Lugina e Preshevës vendosmërinë time menjëherë pas marrjes së detyrës së Kryeministrit, për ta trajtuar me prioritet dhe në çdo institucion ndërkombëtar këtë çështje, e cila është shkelje e lirive dhe të drejtave të njeriut. Një vend të veçantë zuri dhe Kosova dhe përpjekjet për të dëmtuar luftën e drejtë për liri të UÇK. Askush nuk mund ta përbaltë luftën e drejtë të UÇK, dhe ne do të bëjmë gjithçka që të mos rishkruhet historia, ku agresori të kthehet në viktimë, siç po përpiqen ta shesin sot.
Shqipëria do të miratojë në seancën e parë pas zgjedhjeve të 25 prillit, rezolutën që dënon krimet serbe në Kosovë, si dhe do të heqë të gjitha barrierat mes dy vendeve, duke nisur me traun e rrugës Durrës-Kukës. Shqipëria duhet dhe do të luajë një rol më të rëndësishëm mbështetës dhe koordinues mes shqiptarëve, për të mirën e përbashkët që është zhvillimi ekonomik, integrimi euroatlantik dhe forcimi i faktorit shqiptar kudo ku jeton e punon.”– shkruan ai.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Komisioneri për Zgjerimin, Olivér Várhelyi i ka dalë në mbrojtje shefes së ONM-së Genoveva Calavera, të cilën ish-kryeministri Sali Berisha e akuzo...
TIRANË– Ardi Veliu dhe Franco Gabrielli, ditën e sotme kanë nënshkruar deklaratën e mirëkuptimit ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shteti...
TIRANË– Ditën e sotme Komisioni i Ligjeve, ka përzgjedhur 2 kandidatët që kërkojnë të marrin drejtimin për 7 vitet e ardhshme të Inspektoratit të Lartë të ...
TIRANË– Dokumentari i “Memory” në ABCNeës, i realizuar nga analisti Baton Haxhiu ka nxjerrë fitues kryeministrin Edi Rama në zgjedhjet e 25 prillit. Sipas ...
TIRANË– Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka premtuar pagë për 10 mijë studentët më të mirë, të cilët për një stazh 1-vjeçar, do të paguhen me 30 mijë l...
TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Yuri Kim, ditën e sotme ka takuar ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku.Në një post...
TIRANË– 850 familje dhe çifte të reja të pastreha të Tiranës do të kenë mundësi që përmes programit të kredisë së butë të sigurojnë një shtëpi...
TIRANË– Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e shkarkimit të KPK për këshilltaren ligjore Elona Kana.Më 3 shkurt,...
TIRANË- Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka vendosur që ditën e nesërme të diskutojë emrat për vakancën e gjashtë në Gjykatën Kushtetuese.Në një njoftim pë...
TIRANË-Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, deklaroi se qeveria shqiptare po punon që procesi i vaksinimit në vendin tonë të nisë në muajt e parë ...