LIVE UPDATES
Politike

Basha takim me personalitete në Gjirokastër: Një nga problemet e shkaktuara nga kjo qeverisje ka qenë mbyllja e Universitete

19 Mars 2021, 16:56 Nga DOSJA
Basha takim me personalitete në Gjirokastër: Një nga problemet e

GJIROKASTËR- Në vazhdën e takimeve që ka patur në qytetin e Gjirokastrës, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në bisedën që patën me kryetarin e opozitës, ata u shprehën mangësitë që hasin në fushat ku bëjnë pjesë sa i përket arsimit, shëndetësisë dhe sportit. Ndërkohë, Basha ka thënë se një nga gabime që bëri qeveria ishte mbyllja e Universiteteve, sakaq ka shtuar sse arsimi në vendin tonë është në kaos.

Po ashtu Basha ka dhënë edhe disa objektiva që do të ndjek kur të vijë në qeveri në lidhje me arsimin.

Irena Shehu: Unë pedagoge në pension, por nuk i kam shkëputur lidhjet me universitetin. Punoj akoma si e jashtme, por siç thotë populli “Gjuha vete tek dhemb dhëmbi’. Ajo që më shqetëson sepse kam 40 vjet në arsim është fati i Universitetit të Gjirokastrës. Universiteti i Gjirokastrës, një universitet me shumë përvojë, me shumë histori sepse është mbi 45 vjeçar, me figura të ndryshme është katandisur sot në sajë të politikave jo të drejta që kanë ndjekur qeveritë e në veçanti kjo e fundit me reformën në arsim. Është katandisur si një shkollë e një komune. Pra, numri i studentëve është shumë i reduktuar dhe kjo na dhemb. Ne kemi lidhur jetën me këtë pavarësisht se jam në pension e dua profesionin tim. Më pëlqen ta shikoj auditorin plot, më pëlqen që të shkëmbej me ta. Po me kë? Me bankat? Jo më keq tani në kohë pandemie që kemi edhe mësim online. Një mësim online që bërë dhe pa bërë, jo se bëjmë por ja kam një grup studentësh që thotë ja fola me të ia thashë me dëgjim sepse unë kam një pajisje thotë kallashnikov mësuese. Megjithatë i thashë unë do të ndihmoj. Të vjen keq që Gjirokastra e dijes të katandiset në këtë derexhe. E kishim një universitetin e dalluar, të mirë, dinjitoze, diplomonim dhe i kemi studentët tanë që refuzojnë kudo që kanë vajtur, tani u katandis keq e më keq. Është bërë si shkollë fshati dhe kjo më dhemb siç të thashë dhe në fillim. E dyta që më shqetëson se duke qenë universiteti aty rreth stadiumit ai i jep edhe jetës sociale të qytetit. Ishin klubet, ishin interneti, ishin restorantet, fast-food-et. Por kjo do të thoshte lekë, të ardhura, do të thoshte punësim e mirëqenie për familjet që i kishin ndërtuar këto biznese dhe kjo është domethënë shumë dramatike.

Mimoza Bozgo: Unë jam pjesë e arsimit. Kam 15 vjet, kisha 15 vjet sepse tani momentalisht jam e papunë. 15 vjet në arsim, mësuese për gjuhë letërsi dhe e kam vuajtur shumë faktin e largimit nga puna, por më shumë kam vuajtur faktin e largimit, ikjen e nxënësve nga Gjirokastra. Ikja, largimi ka bërë që ne të humbasim vendet e punës. Nuk kemi një zyrë ku të trokasim. U largua arsimi nga Gjirokastra dhe drejtoria arsimore dhe kaloi në Fier. Ka qenë Gjirokastra një qendër për të gjitha, spitali, domethënë ka qenë rajon, Tepelenë, Gjirokastër i ka mbledhur të gjitha. Iku qendra arsimore dhe nuk kemi një derë ku ne të trokasim dhe të kërkojmë një punë për arsimin. Konkretisht unë që jam mësuese, duhet të shkojmë në Fier, duhet të çojmë dokumentet në Fier, të futemi tek portali “Mësues për Shqipërinë” në thonjëza sepse është një portal që për mua nuk ka asnjë lloj vlere dhe do të doja që arsimi t’i rikthehej Gjirokastrës.”

Kostandin Hydo: Jam mjek anestezist reanimator në spitalin e Gjirokastrës. Në qoftë se arsimi vuan nga, ose nga arsimtarët e pushuar nga puna, sistemi shëndetësor vuan nga mungesa e specialistëve në Gjirokastër. Është nga vendet tipike që kanë një hemorragji specialistësh, jashtë shtetit apo në Tiranë. Është një problem i madh. Unë e kam vuajtur vetë në kurrizin i vetmi. Edhe përveç kësaj këtu shikon paradokse shumë. Nga njëra anë nuk ka specialistë, nga ana tjetër blihen aparatura që kush do t’i vërë në punë, gjë që të lë një shije jo të mirë, përderisa siç e thatë dhe ju që këtu çdo gjë është e centralizuar, nuk pyet njeri. Dhe në këtë kuadër do të thoja që edhe personeli mjekësor por edhe infermieror këtu në shërbimin shëndetësor është i demotivuar, në kuptimin e kësaj jo vetëm sa i përket pagesës që është një nga gjërat kryesore, ana tjetër është që nuk përfillet fare në vendimmarrje, në hartime të planeve, të projekteve për shërbimin shëndetësor. Nga ana tjetër dhe këtë e vuan më tepër personeli infermieror është pasiguria për të nesërmen, gjë që i ka depersonalizuar fare si njerëz, janë tulatur, kanë frikë. Të ashtuquajturat portale që bëjnë rekrutimin e personelit, ato janë gjëja më qesharake, që bëhen gjithmonë , kuptohet, me urdhër partie, bëhen me orientime nga degët e partisë që është në pushtet. Pra është një çështje e vështirë. Në qoftë se këtu, e thashë dhe më përpara, vijnë aparatura, sjellin tre-katër respiratorë, fjala vjen, për t’u përdorur për të sëmurët. Respiratori kërkon mjek dhe infermierë të kualifikuar, nuk mund ta përdorë kushdo. Sjellin aparatura shumë të shtrenjta, në një kohë që spitali s’ka patur asnjë ditë ngrohje gjatë dimrit. Është një situatë kuptohet e vështirë, e jashtëzakonshme, absurde që nuk kërkon njerëz qerratan, me një fjalë që bëjnë gallatë. Gallatë duan njerëz që s’kanë punë në fakt ose njerëzit e rrugëve. Ekipi që ju propozoni, që ka Partia Demokratike është një ekip punëtor, një ekip normal, popullit i duhet një qeverisje normale, i duhet t’i ringrihen institucionet të bashkëpunojnë mirë midis tyre jo siç ka ardhur kjo situatë deri tani.

Suzana Nasi: Jam një nga legjendat e basketbollit në Gjirokastër. Kam luajtur domethënë që në moshën 12 vjeç dhe e kam lënë sportin në moshën 42 vjeç. Dua të di tani çfarë do bëhet për sportin në Gjirokastër. Ai pallati i sportit që është i mbyllur që kur kam lënë sportin unë nuk është hapur, vetëm hapët kur ka ndonjë manifestim për 7 Marsin dhe kur numërohen fletët e votimit. Dua të di çfarë do bëhet me rininë e Gjirokastrës ? Sa hapet pallati, më thotë djali, mama çfarë të bëj? E kam 25 vjeç, më rri në shtëpi. Ku të vete thotë? Nuk dua që fëmija im të më largohet nga Gjirokastra.

Duke bërë thirrje për të votuar masivisht për ndryshimin më 25 prill, Basha shpjegoi programet e Partisë Demokratike për të gjithë sektorët e shtetit që sot kanë ngecur në vendnumëro. Ai përsëriti edhe zotimin për anulimin e ligjit për arsimin e lartë, mbështetjen e universiteteve dhe studentëve, si dhe subvencionimin e fermerëve. Më tej ai shtoi se një vëmendje të veçantë do ketë edhe sporti i cili është lënë në harresë nga qeveria.

Lulzim Basha: Një nga problemet e mëdha të shkaktuara nga kjo qeverisje ka qenë mbyllja e universiteteve, apo çuarja në prag mbyllje të të cilat janë hapur me sakrifica të mëdha. Nuk ka patur absolutisht asnjë politik për ta mbështetur arsimin e lartë por në të kundërt ka patur politika që e kanë çuar mbrapa madje edhe më prapa se në kohën e diktaturës. Ligji i Arsimit të lartë ka prekur standarde që lënë për të dëshiruar dhe me standardet e diktaturës. Në kuptim?! Në kuptimin që i kanë përqendruar kompetencat gjithë pushtetin në duart e kryeministrit dhe të ministrit të arsimit. Pra si në çdo fusha të jetës edhe tek arsimi, qëllimi nuk ka qenë progresi, nuk ka qenë përparimi, nuk ka qenë arritja e standardeve bashkëkohorë por ka qenë kontrolli, ka qenë pushteti, dhe kjo ka sjell në shkatërrimin e arsimit të lartë dhe cilësisë të arsimit të lartë. Anulimi i këtij ligji, hartimi i një ligji bazuar në standardet europiane dhe përvojat më të mira në bashkëpunim me pedagogët dhe studentët është një nga zotimet më të hershme dhe tani pjesë e planit dhe programit tonë. Që ligji të funksionojë duhet të zbatohen disa pika konkrete të këtij programi siç është rritja e financimit për arsimin e lartë. Dyfishimi faktikisht i financimit që do të bëjë të mundur edhe subvencionimin e tarifave të bachelor dhe master për pothuajse 90% të studentëve do të përfitojnë 100% subvencionim për shkak të gjendjes ekonomike të familjeve të tyre, rritja e rrogave të pedagogeve dhe një buxhet serioz për kërkimin shkencor sepse e thashë edhe në një takim që kisha me pedagogët në Shkodër. Parimi i dytë është decentralizimi dhe këtyre dy pikave konkrete të planit ne i kemi bashkangjitur edhe kontaktin me institucionet europiane përfshirë komisionin Europian dhe universitetet europiane, aleancën e universiteteve europiane për të bërë të mundur që universitetet, jo thjeshtë të ekzistojnë në kuptimin e teorisë por të ekzistojnë si qendra të trajnimit profesional. Në veçanti, Universiteti i Gjirokastrës mund të ketë departamente të shkëlqyeshme të trajnimit profesional të fushës së turizmit, menaxhimit të turizmit dhe të fushës së teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit, pra të digjitalizimit. Në mënyrë që përmes këtyre kurseve të trajnohet rinia gjirokastrite dhe këto janë degë të cilat ju mundësojnë atyre të vetëpunësohen apo të punësohen në sektorë që i mbajnë në Gjirokastër se një programues nuk ka nevojë të shkojë në Gjermani por përmes një investimi gjerman apo austriak apo italian apo grek mund të punojë nga Gjirokastra dhe të paguhet me paga që janë të paimagjinueshme sot për rininë shqiptare në tërësi dhe për profesionistët shqiptarë. Hapi i parë për të ndalur hemorragjinë vdekjeprurëse në kuptimin e vërtetë të fjalës, ka të bëjë me shëndetin dhe jetën e njerëzve, të mjekëve dhe infermierëve është rritja e pagave të tyre. Prandaj është dhe një nga aspektet kryesore dhe më të hershme të planit që kemi shpalosur. Po ne e dimë që nuk është vetëm çështja e pagave, është çështja e kushteve të punës ajo që i bën mjekët të largohen. Edhe këtu njësoj si në fushën e arsimit ka pasur centralizim, ka pasur mungesë profesionalizmi dhe ka pasur një urrejtje ndaj reformave që do ta bënin shëndetësinë të aksesueshme për qytetarët. Prandaj reforma në shëndetësi është prioritet i qeverisë së ardhshme. Parimi paraja ndjek pacientin është ai që do të zbatohet në mënyrë që… se faktikisht sot shqiptarët harxhojnë për frymë më shumë se sa popujt e tjerë të Ballkanit për shëndetin. Dy janë komponentë kryesorë, subvencionet, mbështetja e drejtpërdrejtë për fermerin, e cila mungon dhe për turp jemi i vetmi vend në Ballkan që nuk e ndihmon fermerin shqiptar, e ndihmon Kosova, e ndihmon Maqedonia e Veriut. Dhe hapi i parë do të jetë një buxhet për mbështetjen e drejtpërdrejtë të fermerit, të paktën aq sa merr fermeri Kosovar dhe fermeri i Maqedonisë së Veriut. Një qind milion Euro në vit do të dedikohen për mbështetje të drejtpërdrejtë të tarifuar sipas llojit të prodhimit, për kaq ton të këtij lloj prodhimi do të ketë kaq euro mbështetje, qoftë ky bujqësor, qoftë blegtoral apo dhe në kultura të tjera që ka akuakultura te bletaria e kështu me radhë. E njëjta dhe për agro-përpunimin. Së dyti do të ketë një buxhet prej 50 milionë euro në vit për infrastrukturën që nga ujitja, vaditja domethënë, kullimi, te rrugët e aksesit të energjia elektrike, tek tregjet që mungojnë, tek frigoriferimi, te magazinimi dhe tek aksesi në treg dhe tek certifikimi i produkteve. Për të mbështetur edhe eksportin. Fermeri shqiptar pa i dhënë asnjë ndihmë shteti se asnjë ndihmë s’i ka dhënë në këto 8 vite dhe shikoni si ka mbijetuar e disa madje kanë vazhduar edhe të eksportojnë. Do të thoja që në një vend ku kryeministri është marrë me art dhe me sport do ta kishte në vëmendje kryesore, për fat të keq i ka varrosur të dyja, edhe artin, edhe sportin. Arti dhe sporti janë 2/3 e njeriut. Arti dhe sporti, shpirti, trupi, janë 2/3 e njeriut. Është dhe mendja. Ju kërkoj si intelektualë dhe zëdhënës të mendjes dhe të shpirtit të Gjirokastrës, që ti kërkoni të gjithë bashkëqytetarëve tuaj të dalin masivisht në votime me 25 prill. I kemi provuar ti bëjmë ëndrrat realitet. Ëndrrën e lëvizjes së lirë ne e bëmë realitet. Ëndrrën e Shqipërisë anëtare të Bashkimit Europian do ta bëjmë realitet, mjafton të jemi të gjithë bashkë. Të besojmë tek ndryshimi dhe ta fillojmë ndryshimin me votë masive në Gjirokastër e kudo në Shqipëri me 25 prill.

(a.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha ne gjirokaster lulzim basha ne gjirokaster

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit