All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Basha takim me strukturat e PD-së në Mallakastër: Ramës do t’i vijë dita, nuk e mbron dot Manja, Marku e Prela

10 Gusht 2019, 16:48 Nga DOSJA
Basha takim me strukturat e PD-së në Mallakastër: Ramës do
All - Paragraf - 1

MALLAKASTËR– Kreu i opozitës Lulzim Basha, ishte pasditen e sotme në Mallakastër ku realizoi nëj takim me strukturat e Partisë Demokratike. Teksa mbajti fjalën e tij, Basha u shpreh se pushteti vendor është i kapur me dhunë nga bandat dhe se uzurpimi i selive të pushtetit vendor nga bandat e Edi Ramës është e paligjshme dhe kriminale.

Kryedemokrati theksoi më tej se qeveria e re që do ët dalë nga votat e lira të qytetarëve do të bëjë që kushdo që të ketë shkelur ligjin dhe është kthyer në vegël të verbër të Edi Ramës, do të mbajë përgjegjësi ligjore.

“Një nga gjërat e para që do të bëjë qeveria e re, e dalë me votë të lirë është që gjithsecili që ka shkelur ligjin dhe është kthyer në vegël të verbër të Edi Ramës, do të mbajë përgjegjësi ligjore. Asnjëri prej tyre nuk do të harrohet, që nga ky i Mallakastrës, deri tek Edi Rama.

Kushdo që ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin pas dekretit të 10 qershorit do të ndëshkohet. Mos harroni, duke nisur nga data 11 qershor çdo qindarkë e taksave të shqiptarëve që është harxhuar për procesin kriminal dhe fals të 30 qershorit, është dëm ekonomik. Për çdokënd që ka konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës, ligji është i qartë. Ju siguroj që me qeverisjen e re dhe prokurorinë e çlirurar nga kapja, gjithsecili prej tyre do të marre atë që meriton para ligjit,”- u shpreh kreu i opozitës ndër të tjera.

Më pas Basha vlerësoi kryebashkiakun Agron Kapllanaj për punën e mandatit 4 vjeçar duke theksuar se ai ka vënë të parin interesin e qytetarëve.

Agron Kapllanaj do të jetë kandidat për Kryetar Bashkie në zgjedhjet kushtetuese për pushtetin vendor dhe pa asnjë dyshim, edhe Kryetar i ardhshëm i Bashkisë Mallakastër. Pseudokandidatura e Rilindjes që u refuzua bindshëm edhe nga vetë socialistët nuk mund të jetë kurrë kryetar i bashkisë Mallakastër.

Koha për të vendosur me votë kryetarin e vërtetë të bashkisë, sipas Kushtetutës shqiptare, sipas Kodit Zgjedhor nuk do të vonojë. Beteja jonë ka nisur me një qëllim, t’u rikthejë shqiptarëve të drejtën e dhunuar të votës së lirë. Kjo betejë ka për të përfunduar me një rezultat, largimin e Edi Ramës, zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe zgjedhje vendore në të njëjtën ditë. Pa votë të lirë nuk ka demokraci, pa demokraci nuk ka zhvillim, nuk ka drejtësi, nuk ka punësim.”- theksoi kreu i opozitës në Mallakastër.

Pjesë nag fjala e Luzim Bashës

Vjedhja është prioriteti i vetëm i Edi Ramës, ka harxhuar 3.2 mln euro pa tender për vetëm për zyrën e tij. Çfarë mendon? Se do ta mbrojë përgjithmonë Ulsi Manja me Arta Markun dhe me Donika Prelën? Jo, jo, do të vijë dita shumë shpejt dhe atë ditë secili prej tyre do të japë llogari para shqiptarëve.

Popullit sovran i lind e drejta t’i përgjigjet këtij pushteti me të njëjtat mënyra dhe të mbrojë me të njëjtat mënyra kushtetutën dhe ligjin, në Mallakastër, në Fier, në Durrës, në Elbasan, në të gjithë Shqipërinë, por mbi të gjitha në Tiranë, atje ku paligjshmëria ka hedhur rrënjët, atje ku hajdutëria dhe kriminaliteti janë ngritur në fron. Atje, popullit sovran, nëse nuk i hapet rrugë zgjidhjes politike, zgjidhjes që çdo vend tjetër i rajonit e ka patur në kushte akoma më të lehta sesa kriza e sotme shqiptare, një qeverie tranzitore dhe zgjedhjeve të parakohshme, atëhere popullit sovran i lind e drejta ta marrë në dorën e vet zgjidhjen, me të gjitha format, mjetet dhe mënyrat që i gjykon të përshtatshme për të rivendosur demokracinë dhe drejtësinë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha ne mallakaster lulzim basha basha ne mallakaster lulzim basha


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion