All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Basha takohet me biznese dhe qytetarë në Tiranë, kreu i PD-së: Jemi në emergjencë kombëtare, vendi i ka sytë nga rinia

3 Mars 2021, 08:42 Nga DOSJA
Basha takohet me biznese dhe qytetarë në Tiranë, kreu i
All - Paragraf - 1

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte i pranishëm ditën e sotme në njësinë nr.3 në Tiranë ku u takua dhe bisedoi me biznese e qytetarë. Basha dëgjoi prej tyre problematika nga më të mdryshme që reflektojnë krizën e thellë ekonomike e sociale në vend.

“Situata është e vështirë, Nuk kemi nga të shkojmë”, – thonë shumica e bizneseve në të cilat ndaloi kreu i opozitës.


E në këtë situatë të krize biznesi dhe qytetarët sytë i kanë nga opozita.

Ne presim ndryshimin e madh“, – shprehet një prej përfaqësuesve të biznesit duke iu referuar 25 prillit.

“Duhet të bëhet ndonjë gjë“, – thotë një qytetar i cili ndalon zotin Basha në rrugë.

E përballë gjithë këtyre problematikave dhe pritshmërive, Basha iu shpalosi bizneseve dhe qytetarëve planin ekonomik të PD dhe programin qeverisës. Basha tha se me 25 prill duhet të bashkohen gjithë shqiptarët për të sjellë ndryshimin që presin të gjithë e për të sjellë në drejtim të vendit një qeveri që punon e mendon për shqiptarët.

Lulzim Basha: Me 25 prill duhet të jemi bashkë për ndryshimin. Kjo është kryesorja, pas kësaj gjërat do fillojnë të bëhen më mirë. Mrekullira nuk premtojmë por do të kemi normalitet. Një qeveri normal sjell një qeveri normale e cila sjell normalitet dhe për ju si të vetëpunësuar, si biznes i vogël për fëmijët e juaj normalitet përmes një qeveri normale këtë premtojmë pas 25 prillit.

Por duhet të jemi të gjithë bashkë. Edhe masat anti-covid që vendet e tjera i kanë marrë ne i kemi planifikuar fillimisht i a kërkuam kësaj qeverie në shtator, nuk i mori për ju. Ne do t’i bëjmë realitet. Edhe ajo nuk është se është ndonjë mrekulli por një mirë euro, një çek prej 1000 euro për çdo biznes të vogël të paktin të kaloni këtë situatë kaq të vështir është një nga angazhimet e planit tonë anti-covid që do ta bëjmë realitet. E vetmja gjë që na duhet është të jemi të gjithë bashkë sepse Shqipëria është e të gjithëve por me 25 prill do të bëhemi të gjithë bashkë që ta marrim prapë në duart tona. Të gjithë bashkë. Me optimizëm. Se jeni njerëz të fort. Ju keni kaluar vështirësi shumë të mëdha. Do ta kalojmë edhe këtë bashkë. Mbas 25 prillit do ta kaloni me një qeveri të re që do jetë në krahun tuaj. Të gjithë bashkë më 25 prill ta ndryshojmë.

Kazmës që ja ka vënë arsimit të lartë kjo qeveri, nuk ia ka vënë askush tjetër por ju e dini që me ne ka një platformë për të ndryshuar komplet çështjen e arsimit të lartë duke nisur me ligjin e arsimit të lartë duke vazhduar me subvencionimin e 100% të tarifave për të gjithë ata studentë që në fakt janë 90% e studentëve që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lek të vjetra në muaj dhe për të financuar si cilësinë e jetës së studentit, ashtu dhe cilësinë e mësimdhënës, se në fakt edhe para pandemisë po të ishin bërë investimet, gjërat do ishin, laboratorët do ishin, platforma do ishte. Ata nuk janë dështime që i solli pandemia, janë dështime 8 vjeçare dhe vijnë për një arsye të vetme, që nuk e ka mbajt premtimin për të financuar arsimin, paratë që duhet të shkonin për studentët, paratë që duhet të shkonin për t’ju bërë gati për tregun e punës, në veçanti ju, po të gjithë, inxhinierinë në veçanti, i kanë marrë dhe ja kanë dhënë një grushti miqve të tyre, prandaj kemi shumë nevojë që siç u bëtë bashkë dhe patët mbështetjen tonë të plotë, prapë të jemi bashkë me 25 prill, të gjithë, se 25 prilli është një ditë ku fitojnë studentët shqiptarë, fitojnë një platformë europiane, për të reformuar arsimin e lartë dhe për t’ju bërë gati për një treg europian pune, që të mos largoheni, po të keni vende pune këtu me paga të mira dhe të siguroni mirëqenie, e të ndërtoni familjen tuaj afër familjeve tuaja dhe afër komunitetit tuaj, në vend që të merrni rrugët e botës. Prandaj na duhet të jemi të gjithë bashkë, plot me besim, se Shqipërisë nuk i mungon asgjë, juve s’ju mungon asnjë gjë. I vetmi problem ka qenë qeveria, ka qenë korrupsioni, ka qenë kryeministri i cili vetëm ka folur dhe nuk ka bërë asnjë gjë. Në 25 Prill duhet ta ndryshojmë dhe do ta ndryshojmë bashkë.

Shqipëria sytë nga rinia I ka dhe ne do bëjmë gjithçka që ti nesër të kesh mundësinë të punësohesh këtu. Pjesa kryesore e planit tone ekonomik është hapja e 110 mijë vendeve të punës. Çka do ta arrijmë duke thithur investimet e huaja dhe duke gjallëruar ekonominë , duke zgjuar energjitë e ekonomisë kombëtare me uljen e taksave, me uljen e çmimit të naftës, ato që kanë bërë vendet e tjera dhe ia kanë dalë ta përballojnë krizën shumë më mirë sesa ne. Bashkë në 25 Prill të sjellim ndryshimin dhe kjo do të bëjë pastaj që çdokush të fitojë.

Ka 8 vite në krizë ekonomike, pandemia vetëm ja nxori petët lakrorit siç themi ne në Shqipëri. Kemi një vit që i kërkojmë qeverisë që paratë e taksave që ua ka marrë shqiptarëve t’ja kthej shqiptarëve në kohë pandemie. Në vend që të bënte këtë ja ka dhënë një grushti oligarkësh dhe kjo është arsyeja pse jeni në këtë krizë dhe kjo është arsyeja kudo që shkoj takoj njerëz që kanë mbyll dyqanet, kanë mbyll bizneset ose i kanë nxjerrë nga puna. Kjo është emergjencë kombëtare. E para punës, shëndetësia. E dyta, ekonomia kështu që me 25 prill duhet të bëhemi të gjithë bashkë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Politike 3 Mars 2021, 07:57

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm një video në ‘Facebook’ nga kantieri i ndërtimit të ekoparkut të Durrësit. Teksa sjellë në kujtesë...

Politike 3 Mars 2021, 07:55

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa ka renditur sipas tij dështimet e Ramës në 8 vite qeverisje, shprehet se Shqipëria është një sht...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta