LIVE UPDATES
Politike

Basha takohet me mësuesit në Tiranë, kryedemokrati: Do ju dyfishojmë pagat, do të rriten 60%

27 Mars 2021, 12:34 Nga DOSJA
Basha takohet me mësuesit në Tiranë, kryedemokrati: Do ju

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi ditën e sotme një bashkëbisedim me mësues të arsimit parauniversitar në njësinë 11 në Tiranë, në Laprakë. Gjatë bisedës mësuesit treguan se e kanë të vështirë të ushtrojnë profesionin e tyre “për shkak të trysnisë së drejtuesve”.

“Të gjithë flasim për ndryshim, ndryshim por vërtet këtij, kësaj koha i ka ardhur nevoja e madhe, thërret, ulëret për ndryshim në të vërtet. Për faktin se po punohet me një trysni nëpër shkolla që nuk është punuar ndonjëherë më përpara. Gjatë gjithë kohës gjen presion e drejtuesve, si e si të kapen për gjëra të vogla dhe jo për gjërat profesionale. Pra gjithmonë e më shumë gjen vështirësi që të punosh lirisht, të ushtrosh profesionin tënd lirisht.”- u shpreh mësuesja Eralda Bejleri.


Një shqetësim tjetër që ngritën mësuesit, ishte edhe situata e krijuar për shkak të pandemisë. Ata shprehen se janë “të detyruar të mbulojnë edhe kolegët e tjerë që janë të infektuar me COVID, duke mbajtur nga 2-3 klasa, ndërsa mësuesit që paguhen si zëvendësues nuk vijnë”.

“Unë do të citoj diçka që ndoshta do jetë gozhdë shumë e madhe për ministren sot edhe për qeverinë sot por që është një e vërtetë e madhe dhe një vërtetë e hidhur. Ne po kalojmë një situatë shumë të vështirë prej një viti, gati një vit e pak dit më shumë ku të gjithë ne po e vuajmë situatën e COVID-it apo jo dhe zonja ministre thotë që janë rreth dy mijë mësues që paguhen. Më falni që unë po e them këtë gjë, dy mijë mësues që po paguhen për të zëvendësuar mësuesit që janë të sëmurë me COVID. Në një vit e pak në shkollën tonë dhe besoj në të gjitha shkollat e Tiranës, nuk di të ketë me aq sa jemi ne në dijeni, të ketë mësues që shkojnë dhe zëvendësojnë mësuesit e sëmurë, por këta mësues prej dy ose katër javësh zëvendësohen nga ne vetë që duhet të mbajmë nga dy, tre klasa.”– tha një tjetër mësues gjatë bisedës me kryetarin Basha.

“Nëse gjithsecili prej nesh do të hapë një kapitull se cilat janë problemet në arsim, këto janë të pafundme. Pagat, është njëri prej tyre, i thënë dhe i stërthënë, akoma më tepër bibliotekat, akoma më tepër kurikula, akoma më tepër kualifikimi i mësuesve, pra alterteksti. Pra, çdo gjë tek ne ka problemet e veta.” –u shpreh një tjetër mësues.

Basha theksoi se një nga misionet kryesore të ‘normalizimit të politikës shqiptare’ pas 25 prillit, është që ‘ta largojë frikën si një instrument sundimi edhe tek arsimtarët’.

Sipas tij, asnjë nga mësuesit që kanë mendimet e kundërta me qeverinë e ardhshme, nuk do të ndëshkohen.

Më tej Basha shprehu zotimin se me zbatimin e programit të Partisë Demokratike për arsimin që ditën e parë, do të mundësojë rroga më të mira për mësuesit dhe përmirësimi i kushteve të punës për ta.

“Së pari në motivimin e mësuesve që do të thotë kryesisht kushtet e punës dhe pagat dhe këtu kemi parë që këto 8 vite rritja e pagave të mësuesve ka qenë një shaka e përsëritur por e bërë kurrë realitet.

Erdhi tani sezoni zgjedhor dhe më në fund u kujtuan për një rritje modeste të nivelit bazë në janar që është krejtësisht  pamjaftueshme për 8 vite sakrifice, pune, rritje të kostos së jetës, rritje të çmimeve. Ndërkohë e vetmja gjë që ka munguar është mbështetja financiare për mësuesit.

Pra ajo që  doja të thoja që kushtet e punës dhe pagat janë kryesorja. Kushtet e punës mos të flasim për politizimin e skajshëm që i është bërë arsimit në tërësi, arsimit parauniversitar, por edhe arsimit universitar. Një nga misionet kryesore të normalizimit të politikës shqiptare, është që ta largojë frikën si një instrument sundimi.

Njerëzit duhet të jenë të lirë të thonë mendimet e tyre dhe kjo është A-ja e demokracisë!

Ky është formimi im, kjo është kërkesa juaj, kjo është minimumi që meriton Shqipëria dhe shqiptarët! Ndaj, 25 Prilli do të jetë një ditë ndryshimi i thellë, edhe në raport me qasjen e politikës, edhe në raport të qasjes ndaj politikës, edhe në raport të qasjes së lirisë së njerëzve për të shprehur mendimet e tyre arsimtarët nuk do të ndëshkohen nëse kanë qëndrime të kundërta politike me qeverinë e ardhshme, me kryeministrin e ardhshëm.

Nuk do të vlerësohen thjeshtë mbi pikëpamjet e tyre politike, do të vlerësohen vetëm mbi bazën e profesionalizmit dhe performancën në detyrë. Ky është borxhi që kemi ndaj fëmijëve, ky është borxhi që kemi ndaj Shqipërisë së nesërme e cila është tërësisht në duart e prindërve dhe mësuesve, mësuesve dhe prindërve.

Dhe detyra jonë është t’i ndihmojmë të dy, prindërit përmes ekonomisë, zhvillimit ekonomik, punësimit dhe rritjes së pagave dhe mësuesit po kështu përmes kushteve dinjitoze të punës, rritjes së pagave dhe modernizimit që është sot më i mundshëm se kurrë dhe me një kosto më të përballueshme se kurrë për shkak të avancimeve teknologjike.

Ndaj keni zotimin tim që të gjitha ato qëndrime që janë shprehur në programin tonë për arsimin, do të përbëjnë një plan pune që do të nisë zbatimin prej ditës së parë, prej ditës tonë të parë në qeveri.

Dhe ju e dini se keni prova nga e kaluara që kanë thënë se do t’jua dyfishojmë rrogat e mësuesve ia kemi dalë ta bëjmë realitet.

Dhe sot po ju them se të gjitha këto zotime do t’i bëjmë realitet jo thjesht dhe vetëm për punën tuaj, për sakrificën tuaj, rolin tuaj të pazëvendësueshëm në formimin e të rinjve, fëmijëve, të brezit të ri, por për të gjithë shoqërinë  e ardhmja e së cilës varet  letë themi gjysmë për gjysmë nga prindërimi dhe arsimimi.

Pra nga prindi i parë biologjik dhe prindi i dytë jo biologjik  që janë mësuesit tanë” – u shpreh Basha.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë