LIVE UPDATES
Politike

Basha takohet me një çift të sapomartuarish në Tiranë, kreu i PD-së: Pagesa për fëmijët deri në 5 vjeç, 5 mijë çift

31 Janar 2021, 10:17 Nga DOSJA
Basha takohet me një çift të sapomartuarish në

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte i pranishëm ditën e sotme në banesën me qira të çiftit të sapomartuar Mikel Kungulli dhe Xhesika Rusi, ku iu shpjegoi atyre dhe të gjithë familjeve të reja shqiptare efektet e Programit Ekonomik të PD.

Basha tregoi me detaje efektet pozitive që do të sjellë për familjet e reja programi ekonomik, ku në fokus do të jetë strehimi, punësimi dhe fëmijët. Kreu i PD tha se ky program nuk është një paketë me premtime, por me angazhime prej të cilave fiton Shqipëria dhe fitojnë shqiptarët.

Pjese nga biseda:

Lulzim Basha: Kemi shpalosur një pjesë të programit tonë ekonomik dhe pjesë kryesore ose më mirë të themi në qendër të programit tonë ekonomik është familja, familja shqiptare e në veçanti rinia dhe familjet e reja, çiftet e reja si ju. Sepse u bënë 8 vite që për rininë nuk kujdesen askush.
Mikel Kungulli: Zero!
Lulzim Basha: Dhe të pyesësh prindërit tuaj, ju vetë shokët tuaj, miqtë tuaj, plaga kryesore që ka sot vendi është që rinia po largohet. Katastrofë kombëtare. Po na largohen të rinjtë, me mijëra të rinj për javë marrin rrugën për në Perëndim. Natyrisht kjo është shumë e keqe për shoqërinë për familjet…
Mikel Kungulli: Shumë, shumë.
Lulzim Basha: Për ekonominë, dhe po se ndalëm këtë plagë vendi shkon drejt një gremine totale. Na duhet jo të bëjmë fjalë por punë për këtë, ndaj dhe programi nuk parashikon premtime, por angazhimet të cilat kanë në fokus familjet, çiftet e reja dhe rininë. Cilët janë problemet tuaja kryesore. Problemi i parë është punësimi. E dyta është mundësia për të blerë një shtëpi. E treta është për të pasur mbështetje për fëmijët për të planifikuar familje sepse çdo fëmijë vjen me një kosto shtesë për familjen, duhet të ketë një mbështetje të vazhdueshme.*

*Lulzim Basha: Me planin tonë ekonomik ne i gjendemi pranë të rinjve dhe në veçanti familjeve të reja, çifteve të reja si ju, nga fillimi e deri në vazhdimësi. Si i gjendemi pranë ? E para, për çdo fëmijë të porsalindur do të jepet çdo muaj një përkrahje prej 30 mijë lekë të vjetra. Nuk është ndonjë shumë mrekulli por është një shumë e mjaftueshme për të përballuar kostot shtesë që sjell një fëmijë i porsalindur deri në moshën 5 vjeç, muaj për muaj 30 mijë lekë të vjetra për çdo fëmijë të porsalindur. Nga njëra anë kjo ju mbështet ju si çifte të reja me koston shtesë që sjell një fëmijë i ri që sillni në jetë dhe nga ana tjetër ndihmon për të luftuar plakjen, sepse popullsia shqiptare po plaket si rezultat i emigracionit dhe si rezultat i rënies së madhe të lindjeve. Sepse në qoftë se një çift i ri nuk i ka mundësitë ekonomike, kuptohet qe mendohet 10 here para se të mendojë të fillojë të nisë familjen, të bëjë planifikimin familjar. 30 mijë lekë të vjetra, pra 3 mijë lekë të reja në muaj për çdo fëmijë të porsalindur deri në moshën 5 vjeçare. Pastaj me fillimin e shkollës, plani ynë parashikon së pari tekste falas. Pra ju heq një pjesë të madhe të kostos së fëmijëve. Së dyti parashikojmë që të nisim dhe pastaj ta shtrijmë në të gjithë vendin një sistem ku edhe pasi mbaron orari shkollor fëmijët të kenë mundësi sipas mundësive dhe dëshirës së prindërve, të kenë mundësi të qëndrojnë dhe pas orëve të shkollës për të bërë detyra, për të bërë aktivitete jashtë shkollore dhe të mbështetën po kështu me një drekë nga shteti. Dhe së treti kur është faza e futjes në universitet apo në studime profesionale, parashikojmë për të gjithë ata që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj, mos të paguajnë tarifat e universiteteve, këto tarifa të paguhen nga buxheti i shtetit. Dhe për familjet në nevojë ekonomike të kenë edhe mbështetje ekonomike për të ndjekur studimet për t’u përgatitur për tu futur në jetë. Pra, dora e shtetit të ndihet që nga momenti që lind fëmija e derisa bëhet gati për t’u futur në jetë, pra të mbarojë universitetin apo shkollën profesionale apo një shkollë tjetër dhe të gjejë një vend pune. Ky është një aspekt që unë mendoj do të ndihmojë shumë familjet e reja shqiptare.
Mikel Kungulli: Të gjithë.
Lulzim Basha: Çiftet e reja, dhe fëmijët dhe rininë shqiptare. Tek strehimi unë e di që shumica dërmuese e çifteve nuk kanë mundësi as ta mendojnë, ta çojnë nëpër mend që të blejnë një shtëpi. Nuk e di nëse ju po mendoni të blini një shtëpi?
Mikel Kungulli: As diskutohet. Fare, as…
Xhesika Rusi: Normal që jo.
Lulzim Basha: Absolutisht!
Mikel Kungulli: S’është çuar ndër mend se çfarë do të bësh me 350 mijë lekë rrogë, të paguash qiranë, të paguash dritat, te hash bukë.
Lulzim Basha: Ça mbetet thua?
Xhesika Rusi: Ça mbetet!
Lulzim Basha: Çfarë mbetet, si mund ta arrijmë këtë? Sigurisht nuk mund ta arrijmë për të gjithë çiftet menjëherë, por planifikojmë që vit për vit 5 mijë çifte të reja të përfitojnë nga shteti subvencionim 100% të interesave të kredisë bankare. Çfarë do me thënë kjo? Do blesh një apartament apo një banesë, do të shkosh të marrësh kredi në bankë, shteti për 5 mijë çifte të reja apo 5 mijë familje të reja do të paguajë 100% të interesave bankare. Pra, kjo do të mundësojë që shumë familje shumë çifte të reja si ju, të kenë mundësinë ta marrin kredinë me këtë mbështetje nga shteti, me këtë mbështetje nga buxheti i shtetit, me ketë mbështetje nga qeveria. Sot këtë mbështetje e gëzojnë drejtorët e administratës. Ndërsa nesër pas 25 prillit këtë mbështetje do ta kenë 5000 çifte në vit. Qëllimi është që brenda 4-vjeçarit të parë të qeverisë që do të dalë nga 25 Prilli, 20 000 mijë familje dhe çifte të reja të kenë përfituar nga kjo skemë dhe të kenë një banesë të tyren të blerë sigurisht me kredi, por kur interesat e kredisë paguhen 100% nga shteti. Familja është në qendër të vëmendjes tonë. Në qoftë se ne nuk ia dalim të mbështesim familjen shqiptare, në qoftë se Shqipëria nuk arrin dot, shteti shqiptar nuk arrin dot të mbështesë familjen shqiptare asnjë masë tjetër nuk ka për të funksionuar, se ju jeni qeliza e shoqërisë. Nga ju varet mosplakja, lindja e fëmijëve, rritja dhe edukimi i tyre i duhur dhe nga mundësitë që ju jepen ju, varet edhe mirëqenia e të gjithë shoqërisë, prandaj investimi tek familja shqiptare është objektiv kryesor i planit që ne kemi shpalosur. Sigurisht do doja që të kishim mundësin të bënim edhe më shumë se kaq. Do doja t’ju thoja se do t’i falnim apartamentet çifteve të reja apo që pagesa për fëmijë do të ishte shumë më e lartë por plani që të zbatohet duhet të jetë realistë dhe me këto që ju thashë me këto masa qeveria e ardhshme që del pas 25 Prillit i ka të gjitha mundësitë që t’ju vijë ndihmë.*

Kreu i PD tha se ky program nuk është një paketë me premtime, por me angazhime prej të cilave fiton Shqipëria dhe fitojnë shqiptarët.

Lulzim Basha: Unë nuk ju bëj premtime, as ju, as pensionistëve, as biznesit. Partia Demokratike nuk bën premtime por merr angazhime. Këto janë angazhime të patjetërsueshme të cilat do t’i bëjmë realitet, janë pjesë e një plani të mirë menduar dhe të zbatueshëm. E keni parë që kanë një javë tani që merren vetëm me sulme ndaj planit që ne kemi shpalosur. Pse? Sepse s’kanë bërë asgjë për 8 vite dhe shqiptarët e dinë që ata s’kanë mbajtur asnjë premtim. Shqiptarët e dinë që gjërat duhet të ndryshojnë, duhet patjetër të ndryshojnë dhe e dinë që në qoftë se vazhdohet kështu humb Shqipëria, humbin shqiptarët. Nëse ndryshon me planin tonë fiton Shqipëria, fitojnë shqiptarët. Dhe kjo është ajo që i shtyn drejt sulmeve se njeriu kur ka një alternativë e shpalos dhe thotë: këtë mendoni ju si opozitë? Jo, ne mendojmë këtë si qeveri. Por ata kanë dështuar, kanë pasur 8 vite kohë, 8 vite kohë për të realizuar premtimet e tyre e s’kanë mbajtur një premtim të vetëm dhe tani sillen dhe sulmojnë planin tonë për ta nxjerrë vendin nga kriza që është shenjë e qartë se ata prapë se prapë, jo vetëm që nuk kanë asnjë zgjidhje dhe asnjë plan për ju, por pushtetin e kërkojnë për vete. Ndërsa ne kërkojmë të ndryshojmë Shqipërinë dhe do ta ndryshojmë bashkë më ju, do ta ndryshojmë bashkë me rininë shqiptare. Por për këtë na duhet ndihma juaj. Vullneti juaj për ndryshim duhet të përkthehet në votë dhe të jeni të sigurt që do të keni ndihmën tonë. Do të keni ndihmën e shtetit nesër. Nesër do të keni një qeveri që nuk mendon për vetë, mendon për ju.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll
Politike 30 Janar 2021, 21:42

TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të ndryshojë pas 12 vitesh rregullat e sigurisë për zgjedhjet parlamentare. Gazetari Adriatik Do&c...

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje