LIVE UPDATES
Politike

Basha takon familjen në Lushnje: Të rinjtë hezitojnë të zgjerohen për shkak të krizës! Gruaja: Kam tre vjet pa parë fë

8 Prill 2021, 14:45 Nga DOSJA
Basha takon familjen në Lushnje: Të rinjtë hezitojnë të

LUSHNJE- Kryedemokrati Lulzim Basha ka vizituar qytetin e Lushnjes, ku dhe ka shkuar në familje demokrate. Gjatë bisedës me anëtarët e familjes, ata i treguan Bashës për vështirësitë që hasin dhe për emigrimin e të rinjve jashtë shtetit, në mënyrë që të sigurojnë të ardhura për të mbajtur familjen.


Fatime Kokla: Sipas vendit që kanë biri i nënës. I tërë vendi do punë.

Lulzim Basha: Ashtu është.

Fatime Kokla: Mos ta tradhtojmë vendin tonë se atje hyzmeqarë je, këtu je zot vendi.

Lulzim Basha: Kjo është e rëndësishme.

Fatime Kokla: Ti edukojmë me frymën tonë që të jenë të vendit, jo të botës.

Qemal Kokla: Kemi dy çupa e një çun të madh.

Lulzim Basha: Ku i keni?

Qemal Kokla: Atje janë, në vend, në Itali.

Fatime Kokla: Kam tre vjet pa i parë.

Lulzim Basha: Janë me fëmijë atje? Me nipër, me mbesa?

Qemal Kokla: Të tërë me fëmijë, me shtëpi.

Fatime Kokla: Janë mirë me ekonomi, po ç’më duhet, zemra

Qemal Kokla: U bënë edhe me shtëpi. Ne u bëmë gati që të iknim të tërë, tre vëllezër. I morëm edhe fëmijët e atij vëllait, atij djalit të madh që i bënë shkollën në Tiranë, të dy e mbaruan dhe sivjet ikën fare, andej. Prandaj, se ne e vendosëm të mos rrimë në Itali asnjë, edhe çupat pa le ne të tre, të tre çunat.

Basha gjatë fjalës së tij tha se qeveria e tanishme dhe shteti janë kundër qytetarëve të vetë. Ai tha se pas 25 prillit shteti do të bëjë çmos për të lehtësuar jetesën e shqiptarëve dhe të zbatojnë me pikëmëri të gjitha programet që po premton gjatë fushatave elektorale. Basha u shpreh se pas 25 prillit do të ulet çmimi i energjisë elektrike, çmimi i naftës, do të hapen më shumë vende punë si dhe do të ndalojë emigracionin e të rinjve jashtë.

“Ky është thelbi i programit tonë. Që njerëzit të punojnë me djersën e ballit, të jetojnë me nder në një vend siç e the vetë, e ka bekuar perëndia këtë vend. Duhet vetëm t’ju japim mundësi njerëzve të punojnë të lirë, të marrin frymë lirisht, mos të kenë stres dhe ta kenë shtetin në krahë, jo kundër. Sa del nga dera e shtëpisë e derisa futesh prapë në shtëpi, shtetin sot e ke kundër me gjoba, me taksa të larta, me çmime të larta, me çmimin e energjisë dhe çmimin e naftës më të lartin. Po kjo nuk është detyra e qeverisë. Detyra e qeverisë është t’ua lehtësoj jetën njerëzve.

Ndaj dhe zotimi kryesor i yni dhe i ekipit tonë, është që pas 25 prillit, qeveria të jetë në krah të njerëzve. Si të jetë në krah të njerëzve? Në radhë të parë, të ulim taksat se i kemi më të lartat në Ballkan, të ulim çmimin e naftës. E kemi të tretin më të lartin në botë. A mund ta imagjinojë njeri? Kur e thua, s’të besohet, po kështu është! Vetëm Singapori dhe Suedia e kanë naftën më të shtrenjtë, se sa që e blejnë shqiptarët. Të ulim çmimin e energjisë, edhe për familjet se është bërë i papërballueshëm, pensionistët se përballojnë dot.

Paguajnë energjinë, paguajnë ujin, paguajnë ilaçet, s’u mbetet para për bukën e gojës dhe t’i japim mundësi edhe familjeve, edhe biznesit të ecin përpara. Kjo është kryesorja dhe në këtë investim, vend të veçantë ka familja për ne. Se Shqipëria po zvogëlohet në mënyrë të frikshme për dy arsye: e para; që po ikin, e dyta; që s’po krijojnë dot familje, çiftet e reja nuk po bëjnë fëmijë, pse, prej varfërisë, prej pamundësisë domethënë duhet që qeveria ta konsiderojë përgjegjësinë e vetë fatin e çdo qytetari që kur lind e deri në moshën e shtyrë deri në moshën e tretë. Këto janë detyrat e qeverisë dhe ajo që do të bëjmë është që për çdo fëmijë të porsalindur deri sa të bëhet 5 vjeç do të ketë një bonus 30 mijë lek të vjetra në muaj.

Kjo është një faturë për t’iu hequr ato shpenzime shtesë që nënat e dinë shumë mirë, që nga pelenat e gjitha shpenzimet që kanë deri sa është 5 vjeç, pastaj për fëmijët në shkollën 9-vjecare dhe në shkollën e mesme tekstet mësimore të jenë po kështu të paguara nga qeveria, se s’dua ta përdor fjalën falas, se falas s’ka asgjë në këtë botë, dikush i paguan dhe kur them i paguan qeveria, paguan me taksat e shqiptarëve, pastaj vjen faza tjetër futja në universitet, edhe aty kemi parashikuar që pavarësisht në çfarë niveli ekonomik është një familje shqiptare mos të mbetet pa i çuar fëmijët për shkak të gjendjes ekonomike në universitet. E para e punës ne kemi një traditë prej 4-5 gjeneratash akoma para se Shqipëria të bëhej shtet i pavarur që shqiptarët kanë shkrirë pasurinë për të çuar fëmijët në universitetet e Europës për ti arsimuar dhe mirëarsimuar fëmijët e tyre.

Është traditë shqiptare, traditë e familjes shqiptare. Ne krenohemi si shoqëri, krenohemi si civilizim, si komb që gjithmonë kemi sakrifikuar për arsimin. Tani është koha që dhe qeveria të bëjë detyrën e saj për të arsimuar brezin e ri. Kështu që tarifat universitare që janë bërë tmerri dhe pengesa kryesore e familjeve shqiptare për ti çuar në universitet fëmijët, ne do t’i heqim ose më mirë të themi do t’i paguajmë subvencionojmë për familjet që vijnë me të ardhura minimale që është 640 mijë lekë në muaj, konsiderohen të ardhurat minimale që është 640 mijë lekë në muaj, konsiderohen të ardhurat minimale për një familje me 4 anëtarë.

Pas kësaj vjen aspekti tjetër, se mirë mbaruan shkollë, çfarë do të bëjnë? Do të marrin rrugët e botës? Dhe ky është më i rëndësishmi çfarë do të bëjmë me ekonominë, se po e diskutonim kur po hipnim shkallëve. Ne e dimë çfarë ka bërë kjo qeveri me ekonominë, e futi në gropë. Pse? Sepse gjithë pasurinë ia dha një grushti njerëzish, një grushti ortakësh të vetë. Ne do ti japim fund kësaj. Monopolet, oligarkët do të dalin jashtë loje. Po s’dolën jashtë loje ata s’ka ekonomi dhe këtu vjen e gjitha.” – tha Basha.

(I.A/f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet