LIVE UPDATES
Politike

Basha takon fermerët në Shishtavec e Novosej/ Banorët: Vitin e shkuar hodhëm kuintalët e patateve! Kryedemokrati: Shteti ju

5 Dhjetor 2020, 10:19 Nga DOSJA
Basha takon fermerët në Shishtavec e Novosej/ Banorët: Vitin e

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me fermerët e fshatrave në Shishtavec dhe Novosej ku ka dëgjuar shqetësimet e tyre. Basha tha se vendet e tjera të rajonit kanë marrë një ndihmë nga qeveria, ndërsa fermerët shqiptarë janë pa ndihmë. 

“Këto vitet e fundit këtu, po të vësh re edhe njerëzit që janë këtu të pranishëm është fenomen mjaft i madh i emigracionit. Duke qenë se njerëzit janë tërë kohën nuk kanë parë asnjë dritë jeshile, pjesa më e madhe kanë emigruar. Këtu pothuajse kanë ngelur më shumë pleq edhe plaka. Nuk e di, domethënë ne kemi qenë të varfër gjithmonë këtu po kemi qenë me shpresë, tani vazhdojmë të jemi të varfër por fatkeqësisht nuk kemi as shpresë”, – thotë një prej banorëve në fshatin Novosej.


Një problem i madh në këtë zonë është mungesa e tregut çka i ka detyruar banorët që shpesh herë të groposin patatet.

“Vjet kisha unë 150 kuintal të mëdhaja, kualitet i parë për treg dhe arritëm mos të shes asnjë, të gjitha u kalbën në gropë. Mu kalbën të gjitha. 150 kuintal po ishte njëfarë gjobe e madhe për ne, se ishte buka e fëmijëve, e gjitha buka e familjes kishte punuar për atë”, – thotë një tjetër fermer.

Ndërsa tregu bie, kostoja e prodhimit sipas fermerëve është gjithnjë më e lartë.

“Nafta është shtrenjtë që është kryesore. Kur ta marr unë shtrenjtë unë naftën fermeri nuk mundet ta përballoj. Kërkojmë subvencion sidomos për pataten për far atë reja edhe mundësisht me mekanik bujqësore. Ka ik koha e parmendës”, – shprehet i revoltuar një banor tjetër i fshatit të njohur të patates, Novosej.

Kryetari Basha duke dëgjuar problematikat e shumta e quajti mëkat mënyrën sesi është trajtuar kjo zonë nga shteti duke u braktisur plotësisht.

“Është mëkat që një zonë me kaq shumë traditë ku prodhimet tuaja kanë bërë emër në Shqipëri dhe në të gjithë rajonin ta gjej në një varfëri të tillë. Është mëkat I dyfishtë që në një kohë kur njerëzit po vuajnë për ushqimet bazë ne nuk arrijmë të garantojmë shitjen e patates tuaj dhe nuk arrijmë të lajm as shpenzimet që ju keni hedh për ta rrit këtë patate. Shqipëria po mbytet me prodhime të subvencionuara të fermerëve të huaj. Pse? Sepse ne nuk jemi në krahun tuaj, sepse qeveria nuk është në krahun tuaj. Nesër ju garantoj që do të jem në krahun tuaj, jo me fjalë por me subvencione, me mbështetje direkte për fermerët. Kjo është rruga e vetme për të shpëtuar bujqësinë, për të ndalur emigracionin, se dhe t’ju iki gjithë rinia në emigracion ndërkohë që ka pasuri të jashtëzakonshme vendi, ka mundësi të jashtëzakonshme”, – iu tha Basha banorëve të Novosej.

Pas Novosej, Basha u ndal edhe në fshatin tjetër të njohur në mbarë vendin për kultivimin e patates, në Shishtavec. Edhe në këtë fshat situatë e njëjtë: fermerë të braktisur dhe krah pune gjithnjë e më i pakët.

“Asnjë lloj subvencionim asnjë lloj na duhet përkrahje nga qeveria nga shteti. Sektor më i vështirë që ekziston, bujqësia dhe blegtoria është një punë më e vështirë”, – i thotë Bashës një prej banorëve të moshuar të fshatit.

“Unë jam babai i 5 vajzave. Të gjithë me shkollë të mesme, tre me shkollë të lartë. Vajzën e fundit psikologe e kam. Ka dy vjet që ka mbaruar. Ka mbaruar me nota të shkëlqyera, psikologe, me master me të gjitha, ka dy vjet pa punë. Shko atje, kush ta var. Të ishte djalë e kishte marrë rrugën vetë herët. Ç’të bëjmë. Jemi në borxh deri në fyt”, – rrëfen një tjetër banor që duhet të përballet me krizxën e thellë ekonomike pa asnjë ndihmë.
Por megjithë këtë krizë, banorët kanë edhe mesazhe shprese për kryetarin Basha.
“Këtu njerëzit kanë jetuar të gjithë me forcat e veta pa përkrahjen e shtetit. Po ti je i ri ma merr mendja, do t’i bësh ca gjëra edhe kam besim shumë të plotë”.

Shefi i opozitës iu tha këtyre banorëve se nuk premton mrekullira, por i garantoi ata se qeveria e ardhëshme do të jetë në krah të tyre për ti ndihmuar dhe jo për ti zhvatur.

“Nuk do të bëjmë mrekullira, por kur e ke qeverinë në krah dhe jo duke gërmuar xhepat, por duke të ndihmuar me aq sa mundet të jesh i sigurt që gjërat do të jenë mirë për të gjithë këtë familje të madhe. Sepse qeveria është një familje e madhe. Kështu që të garantoj, do kesh përkrahje. Do keni përkrahje, do keni mbështetje nga qeveria e ardhshme. Gjërat do të ndryshojnë, kështu që të jemi bashkë se e di që është kohë e vështirë kudo, por ndryshimi është ai që iu thashë, prindi që kujdeset për fëmijën dhe prindi që nuk kujdeset për fëmijët, qeveria që kujdeset për qytetarët apo qeveria që e ka mendjen te vetja e vetë. Ka ardhur koha të kemi një qeveri në krahun tuaj, t’iu mbështes, t’iu përkrah të bëjë gjithçka për tua bërë më të lehtë jetën jo më të vështirë. Kjo do të jetë qeveria që do të vij. Unë ju jap fjalën që në çdo aspekt do kemi sy për të parë, vesh për të dëgjuar problemet tuaja dhe së bashku do bëjmë maksimumin për t’i zgjidhur”, – u shpreh Basha.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike banoret e shishtavecit lulzim basha banoret e shishtavecit lulzim basha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet