"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Basha zbulon kush e mori kopjen e parë të librit të tij ‘’Misioni im’’: Unë vetë, ma solli Açka, sa isha kthyer ng
27 Mars 2021, 16:56Nga DOSJA
TIRANË– Kreu i PD, Lulzim Basha ka zbuluar se kush e mori kopjen e parë të librit të tij ‘’Misioni im’’. I ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ të Nisida Tufës në Neës24 ai thotë se kopja e parë i ka ardhur vetë atij pasi kishte kthyer nga një aktivitet politik. Ai thotë se Flutura Açka, vetë botuesja ishte ajo që ia dorëzoi, dhe e pranon se pati një ndjesi të çuditshme kur mori për herë të parë librin e tij në dorë.
Pyetja: Pasi i dhatë dorën e fundit…për atë që flitet në libër dhe pyetje të tjera. Kush e mori kopjen tuaj të parë të librit? Kujt ia besuat që ta lexonte e të jepte impresionin e parë?
Lulzim Basha: Shikoni kopjen e botuar të librit. Ma sollën sapo ishte botuar në fakt, sapo isha kthyer nga një aktivitet politik. Të jem i sinqertë prisja të ishe botuar pak më parë por vet e kisha fajin sepse deri në çastin e fundit e kisha mendjen të merresha me disa detaje dhe kjo ndoshta edhe e vonoi pak nxjerrjen e kopjes së parë apo botimit të parë të librit. Kështu që në njëfarë mënyre kam qenë unë që kam marrë kopjen e parë, më ka ardhur nga botuesja, nga Flutura Açka dhe më dha në momentin e parë një ndjesi shumë të çuditshme sepse me thënë të drejtën ndonëse kisha muaj e dija që do të ishte ky produkt. Momenti i parë kur ke në dorë një libër si një adhurues.
Pyetja: Ёshtë një ndjesi ndryshe?
Lulzim Basha: Një adhurues i letërsisë papritur ke në duar një libër ndonëse nuk është letërsia e mirëfilltë.
Pyetje: Ёshtë një letër e hapur drejtuar publikut?
Lulzim Basha: Ishte një ndjesi e veçantë dhe pas kësaj u sigurova që disa nga miqtë menjëherë të kishin një kopje dhe prisja sigurisht dhe reagimet e tyre
Pyetja: Në libër përshkruhen shumë shpesh bisedat me bashkëshorten tuaj znj. Aurela, a e lexoi ajo që në momentin kur arriti të botohej?
Lulzim Basha: Patjetër që po. Edhe për faktin që ajo vet është, vjen edhe nga fusha e gjuhë –letërsisë e letërsisë anglo-amerikane dhe nga fusha e shkencave politike, kështu që ishte jo thjesht e natyrshme por e pamundur që të ishte ndër të parët që e pa dhe ishte pjesë le të themi e procesit që çoi deri në botimin e librit
Pyetje: Do të vazhdoni zoti Basha, brenda mundësive si do të jenë mundësitë për të shkruar, si ishe si eksperiencë apo
Lulzim Basha: Shiko nuk ishte qëllim në vetvete, do ta them fare qartë dhe misioni që unë kam marrë përsipër për të, për të bërë të mundur ndryshimin e vendit për të rikthyer shpresën se ky vend mund të bëhet për të bërë bashkë me gjithë shqiptarët të mundur që të ndërtojmë këtu një jetë më të mirë për veten tonë për familjet tona, për fëmijët tanë. Ky është misioni i vërtet, kjo është pesha që ndjej mbi supe. Shpresoj që libri të jetë një dritare përmes së cilës qytetarët që do ta marrin në dorë ta kuptojnë se mënyra se si unë e kam parë politikën prej ditës së parë të angazhimit në të nuk ka qenë ajo që rëndon ndoshta pritet apo perceptohet nga njerëzit nuk ka qenë si një profesion si një thirrje si një diçka që , si një detyrë që merret që nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 5 të darkës dhe kaq. Por si një mision si një mision i cili të pushton të gjithë qenien tënde që bëhet pjesë e pandashme e ekzistencës që të motivon, të bën të fort në momente të vështira të bësh të pranosh sakrifica të mëdha personale dhe familjare , për një besim, besim s’di si ta them ndryshe shumë më të madh për besimin se po i shërben diçkaje që është shumë më e madhe se vetvetja apo familja e ngushtë biologjike apo qoftë dhe rrethi i ngushtë familjar, shoqëror apo dhe thjesht grupi politik apo Partia Demokratike, shtëpia ime politike është një mision që i shërben kombit që i shërben të sotmes dhe të së nesërmes dhe këtë kuptim jam përpjekur të, ta konceptoj këtë libër si një letër të hapur ndaj shqiptarëve ku këtë kurajo, këtë forcë që më jep ky besim tek vendi ynë dhe tek njerëzit tanë ta ndajmë me sa më shumë shqiptarë e në veçanti në këto kohë kur besoj çdokush ka nevojë për pak më shumë shpresë, për pak më shumë pozitivistet dhe një përqasje pak më njerëzore edhe ndaj politikës edhe ndaj asaj që politika e mirë mund të arrij për njerëzit dhe do ta arrij për njerëzit.
Më tej Basha thotë se libri i tij është vetëm hapi i parë që po hedh ai drejt asaj që ka marrë përsipër për t’i dhënë Shqipërisë një qeverisje me fytyrë njerëzore, qasje të re në politikë apo ringjallje të ekonomisë.
Pyetje: E pra është diçka që edhe mund të vijoj për momentin. Keni marrë impresionet e para apo qoftë dhe kritikat z. Basha?
Lulzim Basha: Kam marrë, kam marrë shumë mesazhe dhe iu jam shumë mirënjohës, shumë prej miqve, dashamirësve dhe qytetarëve disa prej tyre ndoshta dhe si kam takuar por më kanë shkruajtur si në numrin tim të celularit ashtu edhe në rrjetet sociale dhe e marr me shumë mirënjohje këtë reagim sepse do të thotë që ka patur një interesim të madh ndaj librit. Ajo që dua të them është se çdo libër ka nevojë për shikim, rishikim dhe përmirësim ndërsa ky libër në vetvete duke qenë që siç e thatë dhe ju vjen në një moment të veçantë, në një moment një zgjedhjeje të madhe që shqiptarët duhet të bëjnë me 25 prill është padyshim vetëm hapi i parë drejt asaj që unë kam marrë përsipër dhe synon që është një qasje e re ndaj politikës, një qeverisje me fytyrë njerëzore, një kthim të normalitetit duke filluar tek institucionet e vendit dhe një parakusht për suksesin e shoqërisë, për suksesin e kombit, për ringjalljen e ekonomisë, për zgjimin kombëtar të ekonomisë që është akses i barabartë në institucione dhe barazia para ligjit e gjithë qytetarëve që janë edhe disa prej motivet që përshkojnë librin dhe besimin tim në një politikë ndryshe, në një politikë me fytyrë njerëzore, një politikë të pozitivitetin dhe që orientohet nga arritja e objektivave dhe jo nga spektakli dhe jo nga shfaqja, jo nga gjuha e tepërt dhe e rëndë që ka pushtuar dhe pushton sot çdo hapësire publike dhe private të shqiptarit.
Marrë nga BalkanWeb
(f.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Kreu i PD, Lulzim Basha zbulon në emisionin ‘’Kjo Javë’’ të Nisida Tufës në News24 periudhën se kur shkroi librin e tij ‘’Misioni im’’. Ai th...
TIRANË– Kreu i PD, Lulzim Basha i ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ të Nisida Tufës në News24 ka folur për librin e tij të parë i cili u botua vetëm pa...
KRUJË– Kryeministri Edi Rama u mundua të bënte disa batuta me gratë e pazarit të Krujës, por në mënyrë të drejtpërdrejtë i vuri në dukje peshën minis...
KRUJË– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë më gratë e pazarit të Krujës. Teksa fliste për shitjet në pazarin e Krujës, drejt kryeministrit ...
KRUJË– Kryeministri Edi Rama e zhvendosi fushatën elektorale në Krujë pasdien e sotme, ku zhvilloi një bisedë me gratë që punojnë në pazarin e këtij ...
TIRANË– Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen ka dhënë detaje në lidhje me telefonatën që pati me kryeministrin Edi Rama. Në një st...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një telefonatë me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leten. Në një status në profilin e tij në Fa...
TIRANË– Erla Mëhilli, zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha ka hequr dorë nga politika. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Mëhilli ka lajmë...
KRUJË– Kryeministri Edi Rama inspektori sot Ujësjellësin e ri në Krujë. Teksa afrohej pranë Ujësjellësit, Rama kërkoi një shishe apo gotë për ta mbus...