LIVE UPDATES
Bota

Bashkëpunimi Kinë-Rusi në hapësirë, sfidë për perëndimin

20 Dhjetor 2021, 17:40 Nga DOSJA
Bashkëpunimi Kinë-Rusi në hapësirë, sfidë për

RUSIA – Kina dhe Rusia kanë filluar të bashkëpunojnë në teknologji për të zhvilluar një sistem që do të rivalizonte sistemin amerikan GPS të navigimit satelitor dhe atë evropian Galileo.

Një analist thotë se ky është një shembull se si Moska dhe Pekini po ndjekin lidhje më të ngushta ushtarake dhe strategjike me ndërlikime të mëdha për sigurinë globale. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell njofton nga Londra. Në fillim të këtij viti, Kina ra dakord të lejojë në territorin e saj, stacionet e monitorimit tokësor të sistemit të pozicionimit rus GLONASS. Këto stacione janë një komponent kyç për pozicionimin global. Nga ana tjetër, Rusia ra dakord të lejojë stacione tokësore për sistemin BeiDou të Kinës.

“Stacione të tilla tokësore janë të pambrojtura ndaj hakerimit  dhe marrëveshja reciproke tregon një nivel në rritje të besimit dhe bashkëpunimit midis Moskës dhe Pekinit. Përplasjet e Rusisë me Perëndimin dhe konfrontimi dhe konkurrenca e thelluar mes Kinës dhe SHBA-së, si dy superfuqi, po kontribuojnë padyshim në afrimin mes Moskës dhe Pekinit. Ekziston një mbështetje e natyrshme ekonomike ku Rusia ka burime natyrore të bollshme dhe Kina ka kapital dhe teknologji për t’i zhvilluar ato. Të dyja janë shtete autoritare”, thotë Alexander Gabuev me qendrën Carnegie të Moskës.

Satelitët janë një tjetër komponent në navigimin global. Sistemi BeiDou i Kinës përdor 35 satelitë për t’u siguruar përdoruesve një pikë referimi në Tokë me një saktësi prej rreth 10 metrash – ose më të saktë për përdoruesit ushtarakë. Sistemi GLONASS ka më pak satelitë në orbitë. Do të duhet kohë që të ndihet ky bashkëpunim në sistemet e navigimit satelitor.

Deri tani ende nuk kemi parë ndonjë rezultat të rëndësishëm, pasi në Rusi përdoret kryesisht sistemi GLONASS, por edhe GPS-i disi; nuk kemi parë projekte të mëdha të lidhura me sistemin BeiDou”, thotë Gabuev.

Satelitët shihen gjithashtu si një komponent thelbësor i fuqisë ushtarake të shekullit të 21-të. Muajin e kaluar Rusia testoi një raketë për të shkatërruar një prej satelitëve të saj. Shtetet e Bashkuara thanë se mbeturinat e krijuara kërcënuan astronautët në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

“Ajo që është më shqetësuese është rreziku që krijon për komunitetin ndërkombëtar. Ai minon stabilitetin strategjik”, tha Lloyd Austin, sekretari amerikan i Mbrojtjes.

Rusia, Kina dhe Shtetet e Bashkuara janë midis disa vendeve që zhvillojnë raketa hipersonike, me një shpejtësi pesë herë sa ajo e zërit. Moska thotë se Shtetet e Bashkuara nuk pranuan të angazhohen në një traktat hapësinor të përbashkët ruso-kinez.

“Ata kanë injoruar për shumë vite iniciativën e Rusisë dhe Kinës për të përgatitur një traktat për të parandaluar një garë armatimesh në hapësirë. Ata thjesht e injorojnë atë, duke insistuar në vend të kësaj zhvillimin e disa rregullave universale”, thotë ministri i Jashtëm rus.

Por ka kufizime për bashkëpunimin ruso-kinez, thotë Gabuev.

“Si Rusia dhe Kina janë të përkushtuara për autonominë e tyre strategjike. Ka nacionalizëm të rrënjosur thellë, ka njëfarë niveli mosbesimi dhe njëfarë konkurrence në shumë prej fushave, ku në dukje ka bashkëpunim, si programet hapësinore”, thotë Alexander Gabuev.

Rusia ka punuar më ngushtë me Indinë sesa me Kinën duke zhvilluar sistemin e përbashkët raketor BrahMos.

“Rusia ndihej mjaft e sigurt për të zhvilluar raketat BrahMos së bashku me kolegët indianë. Pra, ky bashkëpunim ushtarak midis Rusisë dhe Kinës po thellohet, dhe padyshim që po shkakton një sfidë të rëndësishme për Perëndimin, veçanërisht sepse ndihmon Ushtrinë Çlirimtare Popullore të Kinës të bëhet një fuqi luftarake e shekullit të 21-të dhe një fuqi ushtarake globale. Por në të njëjtën kohë, ne nuk shohim një bashkëpunim aq të ngushtë si ai mes Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të Amerikës”, thotë Alexander Gabuev.

India ka blerë gjithashtu sistemin rus të mbrojtjes raketore S-400 – një përpjekje për të konkuruar fuqinë ushtarake të Kinës – dhe një tregues i kompleksitetit të marrëdhënieve strategjike në një rend botëror që po ndryshon.

Marrë nga VOA

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota kina kine rusi rusia kina kine rusi rusia

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj