LIVE UPDATES
Ekonomi

Bashkëpunimi Shqipëri – Kosovë, VOA bën ANALIZËN: Shumë marrëveshje në letër, por pak konkretizim

19 Korrik 2021, 17:45 Nga DOSJA
Bashkëpunimi Shqipëri – Kosovë, VOA bën ANALIZËN:

Në Tiranë, organizata e bizneseve Al-Konfindustria shprehu sot shqetësim për shkëmbimet e dobëta ekonomike mes Shqipërisë dhe Kosovës, ku kanë mbetur pezull një seri projektesh dypalëshe.

Në një deklaratë të saj theksohet se “bashkëpunimi ekonomik në mes dy shteteve shqiptare nuk po shënon fuqizim të prekshëm, madje është në gjendjen më kritike të viteve të fundit”.

Administratori i saj, Gjergj Buxhuku, thotë se kanë ngelur në vend pa konkretizim disa projekte të mëdha dypalëshe si tregu i përbashkët kombëtar, tregu i përbashkët energjitik, bursa e energjisë Shqipëri – Kosovë.

Po ashtu edhe një seri marrëveshjesh duheshin konkretizuar në formë ligjesh për shkëmbimet ekonmike e tregtare, thotë ai, ndërsa përfaqësuesit qveritarë dhe politikë të Shqipërisë dhe Kosovës e kanë vështirësuar dhe rralluar mjaft edhe uljen formale në tryeza të përbashkëta për të trajtuar problematikat ekonomike dhe biznesit.

“Ne mund të pranojmë standarte të tregut rajonal, por duhet të kemi ecur shumë përpara në bashkëpunimin me vetveten, me njëri tjetrin. Ne shprehim shqetësimin tonë se po humbasim kohë dhe po shpenzojmë energji me mosmarrëveshje të rangut politik, që shkarkohen pa asnjë kuptim mbi ekonominë dhe mbi biznesin e të dy shteteve shqiptare” – tha zoti Buxhuku.

Qytetarët në të dy anët e kufirit që ndan Shqipërinë me Kosovën kanë pritshmëri të larta për fuqizimin e marrëdhënieve ekonomike përmes një tregu shqiptar si pjesë natyrale e integrimit të përbashkët në BE, por këto deri tani nuk janë arritur, deklaron Alb-Konfindustria.

Vëzhgues të pavarur të ekonomisë vlerësojnë se shkak për këto zvarritje në bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve është korrupsioni qeveritar në Tiranë dhe në Prishtinë.

Analisti i ekonomisë në Rrjetit Ballkanik Investigativ BIRN Albania, Gjergj Erebara, thotë që niveli i ulët i shkëmbimeve ekonomike mes dy vendeve shpjegohet me mungesën e interesit të qeverive të dy vendeve për ta zhvilluar këtë fushë. Shqipëria dhe Kosova janë dy tregje të ndara me dy sisteme rregullatore të ndara, dhe ka fare pak kompani që veprojnë njëkohësisht në të dy vendet dhe kjo tregon se sa larg janë nga BE-ja.

“Ka një konflikt midis integrimit europian dhe korrupsionit. Nuk mund të pretendohet se Shqipëria do të jetë një vend i korruptuar dhe kështu mund të ecë drejt Bashkimit Europian. Kjo nuk ndodh. Ose do të jesh një vend që do të ecësh drejt Bashkimit Europian dhe do të luftosh korrupsionin, ose do të jesh një vend i korruptuar dhe do të mbetesh jashtë Bashkimit Europian. Nuk është nacionalizmi europian ai që po ndalon progresin e Shqipërisë drejt BE-së. Nacionalizmi shqiptar është përdorur për imazh publik nga të dy vendet me fjalime e përqafime, por në ato takime mediatikisht të bujshme nuk kanë dalë nisma konkrete me interes të dyanshëm në bashkëpunimin ekonomik Shqipëri – Kosovë” – tha zoti Erebara.

Zoti Erebara sjell si shembull flagrant shërbimet postare, që edhe pse kanë një marrëveshje shumëvjecare për tarifat, të dërgosh sot një letër nga Tirana në Prishtinë kushton njëlloj sa ta dërgosh në Norvegji, Gjermani apo Britani të madhe.

Qeveritë e dy vendeve zhvilluan disa kohë më parë edhe mbledhje të përbashkëta, për të nënshkruar sa më shumë marrëveshje. Alb-Konfindustria vlerëson, se një numër projektesh strategjikë Shqipëri-Kosovë për të cilët është punuar vite me rradhë po vonohen dukshëm.

Nga ana tjetër, zoti Buxhuku thekson se ideja e një tregu kombëtar është lënë krejtësisht mënjanë dhe u zëvendësua me projektin e një tregu rajonal. Krijimi i Tregut Mbarëshqiptar, si qëllim strategjik kombëtar, është i mundur dhe duhet të vazhdonte njëkohësisht dhe pavarësisht lindjes dhe ecurisë së projekteve politike rajonale.

“Ndërkohë që bëhen takime pa fund për tregtinë rajonale, për tregun rajonal, por nuk bëjmë ende atë që kemi mundësi ta bëjmë vet brenda standarteve ndërkombëtare dhe të BE-së për integrimin. Atëherë këtu unë flas për shkarkesa politike, që dëmtojnë në mnyrë rrënjësore zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptarë në SHqipëri dhe në Kosovë në mënyrën më të pakuptueshme” – tha zoti Buxhuku.

Por si mund të dalin nga ky ngërç i vonesave marrëdhëniet ekonomike mes Shqipërisë dhe Kosovës?

Sipas analisiti Erebara, rruga e bashkëpunimit është shumë e thjeshtë, mjafton që Shqipëria dhe Kosova të ndjekin modelin e Bashkimit Europian; të koordinojnë politikat fiskale, të njëjtësojnë tarifat dhe modelet fiskale, të njëjtësojnë institucionet rregullatore në përputhje me standartet e BE-së.

Mjafton të ecet drejt integrimit europian dhe kemi ecur drejt integrimit mes dy vendeve dhe këtu nuk ka asnjë konflikt, por dy administratat nuk i hedhin këto hapa për t’u integruar, sepse janë të korruptuar.

“I gjithë problemi është tek qeverisja në të dyja rastet. Qeverisja në SHqipëri dhe në Kosovë ëhstë e korruptuar dhe korrupsioni nuk bën të mundur asnjë lloj logjike ekonomike të gjithë argumentat ekonmike rrëzohen në prani të korrupsioni, sepse korrupsioni ka si interes të kundërtën e saj. Aty ku puna nuk ecën me një logjikë normale, atëherë aty është i pranishëm korrupsioni. Shqipëria dhe Kosova nuk janë ekonomi të mirëfillta tregu, por janë ekonomi që komandohen nga faktorët politikë. Këta faktorë politikë në të dy anët e kufirit janë të interesuara që t’i mbajnë gjërat e ndara, se kështu i përshtaten pushtetit të tyre politik” – tha zoti Erebara.

Ekspertët pohojnë se gjendja është pezulluar nga të dy anët e kufirit, në infrastrukturë nuk ka asnjë projekt të përbashkët për investim, bursa kombëtare e energjisë ka mbëtur në letër, ndërsa ajo që duket më shumë ëhstë taksa e njëanshme për kalim në rrugën e kombit.

Marrë nga VOA 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi takimet shqiperi-kosove tirane takimet shqiperi-kosove tirane

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet