Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Gjykata e Tiranës ka lënë 45 ditë në burg infermieret dhe sanitaren që bashkëpunuan me Tire Alldervishin për ti marrë para familjarëve të pacientëve të shtruar nga Covid. Seanca e cila u zhvillua ditën e sotme në Gjykatën Penale të Tiranës përballi me gjyqtaren, Mira Bushi, Sheqerije Koçi, Sidorela Çela dhe sanitaren Rukija Hoxhaj të cilat akuzohen për “Mashtrim” dhe “Shpërdorim detyre”. Të katër të dyshuarat kanë fshirë çdo provë që mund ti lidhte me Tiren, duke filluar nga SMS-të të cilat u përmendën nga gjykatësja në seancë.
Mira Bushi me zë duke u dridhur është shfaqur e përlotur teksa gjyqtarja bëri apelin. “Jam infermiere”, mësohet të ketë thënë ajo. Edhe Sheqerije Koci ka qarë para gjykatëses. Sidorela Cela e cila është me profesion infermiere po ashtu është shfaqur e përlotur duke thënë se ka dy fëmijë: Kam dy fëmije të vegjël një e kam 7 një 4.
Rukije Hoxha deklaroi se ishte e pafajshme e se nuk kishte lidhje me Tiren, ndërkohë që të njëjtën gjë tha dhe avokatja e infermieres Sidorela Çeles. Antoneta Sevdari tha se Sidorela merrte lekë për telefonat, që përdornin pacientët, kur telefonat ishin të ndaluara. Avokatja i ka kërkuar llogari prokurorit se përse nuk janë hetuar doktorët, pasi kjo çështje nuk mund të përfshijë vetëm pastrueset dhe infermierët.
Sipas Gjykatës masa e arrestit me burg për 45 ditë është dhënë me qëllim që Prokuroria të kryejë veprime të tjera përsa i përket zbardhjes me komunikimet që kanë pasur personat me sanitaren, Tire Alldervishi. Gjykata ka kërkuar nga prokuroria që të sjellë prova nëse këto infermiere kanë abuzuar edhe me persona të tjerë.
KUR U NDALUAN 4 ‘ZHVATËSET’?
Bashkëpunëtoret e Tire Alldervishit, u ndaluan nga policia e Tiranës më 8 shkurt 2021. Ndalimi i tyre u bë pasi dolën nga përgjimet në telefonin e Tires, e cila u arrestua javë më parë pas skandalit që u transmetua në emisionin ‘STOP’. Pjestaret e stafit mjekësor te ‘Shefqet Ndroqi’ janë të përfshira në aferën korruptive të rastit ‘Tire’. Rukije Hoxha, Mira Bushi, Sheqerije Koci, Sidorela Cela, në bashkepunim me njëra-tjetrën, kanë përfituar para nga pacientët që ishin të shtruar pasi ishin infektuar me Covid. Ato kanë komunikuar mes tyre për pacientët e shtruar në spitale në mënyrë që të përfitonin paratë dhe ti ndanin mes tyre.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico ka rekomanduar punën online, aty ku është e realizueshme. E pranishme në mbledhjen e Kom...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu lajmëroi se në nëntë qytete që janë konsideruar si zonë rrisku do të mbyllen shkollat e mesme. E prani...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se Komiteti Teknik i Ekspertëve ka marrë vendimin për shtrëngimin e masave. Në një lid...
TIRANE– Drejtori i Qendrës Universitare “Nënë Tereza”, Enkelejd Joti është infektuar me COVID19. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Joti ësh...
TIRANË– Dy të rinj nga Shkodra kanë rënë pre e operacionit policor ‘Maskimi’ pasi kryenin veprime kriminale në fushën e krimit kibernetik. 19-vjeçar...
TIRANE- Komiteti Teknik i Ekspertëve ka nisur një mbledhje urgjente këtë të mërkurë pas rritjes së rasteve me COVID19 në vendin tonë. Mbledhja po zhvillohet në ...
ERSEKË– Bashkia e Ersekës prej vitesh po përballet me një tkurrje mjaft të madhe të popullsisë e cila po shkon drejt një plakje masive të pashmangshme. Në ...
SHQIPËRI– Forca të shumta policie kanë dalë në rrugët e Tiranës, në asket kryesore dhe jo vetëm. Në pamjet e publikuara nga Dosja.al shihet se një ditë pas...
TIRANË– Komiteti Teknik i Ekspertëve do të dalë ditën e sotme para mediave për të bërë publik vendimin për masat e reja të kufizimit. Ndërkohë në media u r...
TIRANE- Shqipëria po përballet me shifra të larta të infektimeve me COVID19 dhe pritet që sot të ketë një njoftim zyrtar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve në lid...