Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Bashkëshorti i ish-princeshës japoneze Mako ngel në provimin e avokaturës
1 Nëntor 2021, 15:25Nga DOSJA
JAPONI– Bashkëshorti i ri i Princeshës Mako, Komuri Kei ka dështuar në provimin e jurisprudencës në shtetin e New York, me rezultatet e publikuara disa ditë pasi çifti u martua. Mako, 30 vjeç, vajza e madhe e princit të kurorës Fumihito dhe mbesa e perandorit në fuqi Naruhito, u martua me të dashurin e universitetit Kei Komuro, një person i zakonshëm, në Tokio javën e kaluar pas një fejese tetë-vjeçare.
Çifti po planifikon të transferohet në një apartament së bashku në Tokio, përpara se të transferohen në SHBA dhe të jetojnë në New York City, ku Komuro punon si avokat në firmën ligjore Lowenstein Sandler LLP me bazë në New Jersey. Mako refuzoi ofertën e pagesës prej 140 milionë jen (890,000 £) të cilën ajo kishte të drejtë t’i merrte për largimin nga familja perandorake, sipas të dhënave nga zyrtarët e pallatit dhe pritet të gjejë një punë në New York.
Komuro telefonoi avokatin Okuno Yoshihiko, kreun e një firme në Japoni ku ai punonte më parë, për t’i thënë se ai dështoi në provimin e Shoqatës së Avokatëve të Shtetit të New Yorkut të shtunën. Komuro mori provimin në fillim të kësaj vere, ndërsa rezultatet e provimit u postuan në faqen e internetit të Bordit të Ekzaminuesve të Ligjit të Shtetit të Nju Jorkut të premten. Emri i tij nuk ishte në mesin e kandidatëve të suksesshëm. Sipas burimeve, Komuro tha se ka në plan të vazhdojë studimet dhe do të rimarrë provimet në shkurt. Ndërkohë Mako ka thënë se do të vazhdojë të mbështesë studimet e bashkëshortit të saj.
KOSOVË- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur dje në një takim përfaqësuesit e Fondacionit për Shoqëri të Hapur (OSF), zëvendëskrye...
GLASGOW- Kryeministri britanik, Boris Johnson ka hapur konferencën e Glasgow duke i uruar mirëseardhjen të gjithë pjesmarrësve.Në fjalën e tij, ai bëri krahasim...
GLASGOW– Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres përforcoi mendimin e tij si një nga avokatët më të zëshëm për veprime urgjente ...
MAQEDONIA E VERIUT- Dorëheqja e kryeminstrit maqedonas, Zoran Zaev pas humbjes së zgjedhjeve lokale është komentuar gjerësisht nga mediat ndërkombëtare.Sipas Re...
MAQEDONIA E VERIUT- Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe rregullorja për punën e Kuvendit e rregullojnë procedurën në rast të dorëheqjes së kryem...
MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri i dorëhequr i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka thirrur në një takim sot pasdite koalicionin qeverisës.Kjo mbledhje e Zaev vj...
HAGË – Në kolumnën e tij të fundit në gazetën rajonale meksikane Notiver, Miguel Ángel López Velasco iu përkushtua femicideve, nepotizmit politik dhe...