Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Bashkia Kuçovë hap portat e rezervuarit, prodhuesit i ngordhin tonelata me peshq, banorët mbeten pa ujë: Kjo është katastr
26 Gusht 2021, 13:10Nga DOSJA
KUÇOVË– Hamza Qevani, një fermer nga fshati Vodëz në bashkinë Kuçovë, ka denoncuar publikisht Bashkinë Kuçovë se i ka shkaktuar një dëm kolosal pasi ka hapur portat e rezervuarit, duke bërë që i gjithë investimi dhe peshku që kishte blerë ai, të shkonte dëm.
Në një prononcim për Syri TV, Qevani tregon se ka investuar më shumë se 10 milion lekë për të blerë rasatë peshku që e kishte kultivuar në këtë rezervat. Ai shton se pikërisht kur po bëhej gati të hidhte peshkun për treg, Bashkia e falimentoi.
“Miliona lekë dëme, katastrofë.Më falimentuan. Hapja e portave të rezervuarit është bërë nga keqmenaxhimi i punonjësve të bashkisë Kuçovë.Unë kam kontaktuar me Drejtorinë e Shërbimit në këtë bashki, të cilët duhet ta hapnin dhe derdhnin ujin e rezervuarit brenda kuatave të përcaktuara, ndërsa siç e shihni ky rezervuar është kthyer në një vend të shkretë, pa ujë e pa gjallesa,”_ tregon Qevani, duke sqaruar se ai ka lidhur një kontratë me basenin e Fierit dhe të Korçës, të cilave u jep detyrimet e përvitshme të përcaktuara me ligj.
Kjo gjë ka bërë që të kenë humbje edhe banorët e tjerë të fshatit. Ata shtojnë se nuk kanë më as për bagëtitë.
“Tani nuk kemi më pikë ujë, as për të vaditur e as për të pirë bagëtitë. Kjo është katastrofë,ne po thahemi për pikën e ujit, kështu do të na ngordhin edhe bagëtitë,”- tregojnë ata.
Uji i rezervuarit shërbente për blegtorinë dhe për vaditje dhe zbrazja u ka ka shkaktuar banorëve shumë probleme pasi për të siguruar ujë për bagëtinë tashmë atyre u duhet të udhëtojnë me orë të tëra në fshatrat përreth.
(F.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SARANDË– Moti me reshje shiu dhe gri ka mbërthyer dhe Sarandën. Kjo kohë ka kapur të papërgatitur pushuesit të cilët kishin mbërritur në plazh.Në pamjet që...
SARANDË– Një 38-vjeçar turk ka hyrë në portin e Sarandës me pasaportë false. Në 20 gusht rreth ores 08.40 zbriti në Sarande me tragetin e linjes qe ...
LEZHË– Reshjet e shiut kanë larguar pushuesit nga bregdeti i Shëngjinit. Shumë prej tyre po e shfrytëzojnë këtë ditë të freskët për të shëtitur e ndërsa të...
TIRANË– Gazetari Erjon Skëndo është riinfektuar sërish me Covid. Në një lidhje telefonike me ‘News24’ ai u shpreh se virusin e ka marrë nga nëna e tij, e c...
Qindra qytetarë qëndrojnë në radhë në sportelet e aeroportit të Rinasit.Në pamjet e siguruara nga Euronews Albania shfaqen qytetarë të kombësive të ndryshme që ...
SHKODËR– Policia ka arrestuar disa persona në Shkodër pasi kultivuan lëndë narkotike. Në mesin e tyre është dhe kryeplaku i fshatit Bajzë në Shkodër. Kësht...
TIRANË- Gazetarja e kronikës Anila Hoxha ka zbardhur disa nga detajet e dëshmisë së Bledar Selmanajt, i arrestuar dje nga policia si autori i vrasjes së 25...
POGRADEC-Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka tentuar të përdhunojë një grua. Ngjarja ka ndodhur më 13 korrik në Pogradec. Burri...