LIVE UPDATES
Ekonomi

Bashkia Tiranë mbledh 105 mln euro nga taksat e tarifat, gati gjysma nga lejet e ndërtimit, si i shpenzon paratë

19 Maj 2020, 05:14 Nga DOSJA
Bashkia Tiranë mbledh 105 mln euro nga taksat e tarifat, gati gjysma nga

Tiranë- Si krahasohen të ardhurat e bashkisë më të madhe në vend me koston e ndërtimit të një Teatri të Ri… Pas prishjes së Teatrit, Bashkia Tiranë ka njoftuar se do të ndërtojë një teatër të ri, me vlerë 30 milionë euro, të cilat do t’i sigurojë përmes një kredie me garanci sovrane, pasi vetë nuk ka fondet e mjaftueshme.

Por, sa është vlera e këtij teatri, në raport me të ardhurat që kryeqyteti siguron vetë nga taksat dhe tarifat që mbledh nga bizneset dhe familjet.

Sipas projektbuxhetit 2020, në vitin 2019, të ardhurat e pritshme të Bashkisë Tiranë nga burimet e veta (taksa dhe tarifa) ishin rreth 13.4 miliardë lekë, ose rreth 105 mln euro (buxhet faktit i 2019-s nuk është publikuar ende). Së bashku me transfertat e kushtëzuara dhe të pakushtëzuara dhe të ardhurat e mbartura, buxheti i Bashkisë arrin në 18 miliardë lekë, ose rreth 146 mln euro.

Nëse do të ndërtonte teatrin me fondet e veta, Bashkisë do t’i duhej të shpenzonte 20% të buxhetit total dhe gati një të tretën e të ardhurave të veta, ndërkohë që gjithë shpenzimet kapitale në vit janë rreth 50 milionë euro.

Nga vijnë të ardhurat e veta

Të ardhurat e Bashkisë janë rritur ndjeshëm 3 vitet e fundit. Burimi kryesor i të ardhurave të buxhetit të Bashkisë që prej vitit 2017 është taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja. Për vitin 2019, Bashkia Tiranë në dhjetor vlerësonte se priste të arkëtonte 6 miliardë lekë nga Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja, ose 52% më shumë sesa planifikimi që kishte në fillim të vitit (15% më shumë se fakti i 2018-s). Sipas relacionit, Realizimi i të ardhurave nga kjo taksë tejkalon planin e miratuar si rrjedhojë e aplikimeve përtej parashikimeve nga strukturat përgjegjëse.

Prej disa vitesh, Buxheti i bashkisë Tiranë është bërë tepër i varur nga të ardhurat që merr si rrjedhojë e lejeve të ndërtimit. Rekordi u shënua në 2019-n, me gati 45% të të ardhurave të veta.Në total, sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi për 2019-n në kryeqytet, sipas INSTAT ishte rreth 1.5 milionë metra katror, me një rritje prej 55% në raport me vitin e mëparshëm dhe duke shënuar një nivel rekord të paktën që prej vitit 2010, kur raportohen të dhënat e detajuara sipas rretheve.

Taksa e dytë që sjell më shumë të ardhura është ajo mbi pasurinë e paluajtshme për bizneset dhe individët, me 14.2% të totalit, e ndjekur nga tarifa e pastrimit me 13.8%. Arsimi sjell 5.5% të të ardhurave. Vitet e fundit janë rritur dhe të ardhurat nga tarifat e parkimit, me 3.4% të të ardhurave.

Pritshmëria për 2020

Në buxhetin fillestar, Bashkia parashikonte të arkëtonte këtë vit nga burimet e veta, 14.6 miliardë lekë, me rritje rreth 8% nga pritshmëria e 2019-s, ku taksa e ndikimit në infrastrukturë pritej sërish të mbante peshën kryesore, me gati një të tretën e të ardhurave të veta, në një tregues se Bashkia planifikon të japë leje ndërtimi me ritme të larta. Portali Financatvendore.al, që monitoron financat e bashkive ka paralajmëruar shepsh se kjo tendencë sinjalizon për varësi të lartë të buxhetit vendor nga kjo taksë dhe rreziqe të shtuara varësisht natyrës ciklike të saj.

Në total, përfshirë dhe transfertat, të ardhurat e pritshme të Bashkisë Tiranë ishin 20 miliardë lekë për 2020-n.

Por të ardhurat, sidomos ato nga taksat e tarifat, pritet të jenë realisht më të ulëta se parashikimi për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19. Vetë Bashkia njoftoi se hiqet taksa e hapësirës për bare e restorante për maj-qershor. Në 2019-n nga kjo taksë u arkëtuan gjithsej 390 milionë lekë, ose rreth 3% e të ardhurave të veta. Por dhe zërat e tjerë pritet të shënojnë rënie, teksa ekonomia për këtë vit pritet të ketë një tkurrje të fortë, duke ndikuar në aftësinë paguese të bizneseve. Ndryshe nga qeveria qendrore, Bashkitë shpenzojnë aq të ardhura sa kanë dhe nuk mund të krijojnë deficite, ndaj një ulje e të ardhurave, automatikisht do sjellë tkurrje shpenzimesh.

Si shpenzohen paratë

Në vitin 2019, 37% e të shpenzimeve totale (përfshirë transfertat) shkuan për shpenzime kapitale. Shpenzimet për personelin zënë një peshë relativisht të lartë në Bashkinë Tiranë, me rreth 30% të totalit për vitin 2019-. Atë vit, u shpenzuan 5.5 miliardë lekë për paga e sigurime, ndërsa për 2020-n pritet që ky zë të rritet me rreth 7% në 5.9 miliardë lekë. Pjesa tjetër shkon për shpenzime operative dhe transferta të brendshme.

Marrë nga Monitor

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi bashkia tirane të ardhurat e bashkisë tiranë bashkia tirane të ardhurat e bashkisë tiranë


Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit