LIVE UPDATES
Ekonomi

Masat e qeverisë dhe pikëpyetjet e ekonomisë në Shqipëri

16 Maj 2020, 09:29 Nga DOSJA
Masat e qeverisë dhe pikëpyetjet e ekonomisë në

TIRANË-Sipërmarrja private në Shqipëri po bëhet gati të rifillojë aktivitetin e saj ekonomik dhe tregtar, e goditur rëndë nga bllokimi dymujor prej pandemisë corona. Pandemia është nën kontroll sipas autoriteteve shëndetësore, por numri i rasteve të reja luhatet duke arritur edhe shifra të larta. Autoritetet e shëndetësisë thanë të premten( 15.05) se janë shfaqur 18 raste të reja në 24 orët e fundit. Gjithsesi, optimizmin e ushqen numri i pandryshuar i viktimave që prej dy javësh, ai mbetur 31. Ka një situatë lehtësimi relativ që tronditet nga paralajmërimet publike për mundësinë e një vale të dytë vërshimi të infektimit me virusin corona dhe kërkesa për të respektuar rregullat e  distancimit social dhe vendosjes së maskave gjatë daljes nga banesat në rrugë dhe hyrjes në supermarket, farmaci dhe banka.

Prof. Pëllumb Pipero, mjeku i njohur infeksionist, tha për DW se vala e dytë mund të ndodhë pas disa muajsh. “Vala e dytë e epidemisë nuk përjashtohet. Ajo mund të ndodhë në fund të vjeshtës ose në fillim të këtij dimri. COVID-19 është një nga virusët respiratorë, që në përgjithësi kanë sezonalitet,” thotë për DW, Dr. Pipero.

Në këto kushte e vetmja rrugë për të mos u kthyer përsëri tek mbyllja e sektorit privat është rimodelimi i bizneseve, ngritja e kapaciteteve të tyre për të mos ndërprerë punën dhe njëherazi shmangur infektimin me virusin corona në muajt e verës dhe gjatë valës së dytë potenciale.

150 milion euro për rimodelim anti-COVID-19

Me këtë synim qeveria Rama mori të enjten vendimin për t’u dhënë bizneseve Garancinë e  dytë Sovrane prej 150 milionë dollarësh. Garancia e parë Sovrane, prej 100 milionë dollarësh, iu dha para dy muajve bizneseve të  mëdha që të paguanin pagat e punonjësve të tyre, mos shkurtonin vendet e punës përmes marrjes së kredive në banka me normë interesi 2, 85%  me shtetin garant për kolateralin.

Garancia Sovrane e tanishme ka hapësira dhe kushte të tjera. Prej tij përfitojnë të gjitha llojet e bizneseve që nga më i vogli deri tek më i madhi, që kërkojnë të rimodelohen për t’u përballur pa u mbyllur me një valë të re potenciale të virusit corona. Ministrja e Financave, Anila Denaj, e cilësoi Garancinë e dytë Sovrane si “oksigjen në kohë pandemie”. “Ky instrument është në dispozicion për gjithë sipërmarjen private, në të gjitha sektorët e ekonomisë. Ai  synon të jetë burim për kreditimin e kompanive për kapital qarkullues dhe investime për kapërcimin e efekteve të pandemisë corona. Shteti kontribuon me 60% të interesit banker të kredive, kurse 40% vetë bizneset”, tha ministrja Denaj, në një prononcim për mediat.

Bizneset mund të aplikojnë që nga e hëna, (18.05) për të marrë kredi në bazë të Garancisë Sovrane prej 150 milionë dollarësh. Bizneset në sektorin e turizmit, i prekuri më rëndë nga epidemia COVID-19 pritet të përfitojnë nga ky instrument financiar për të investuar në rimodelimin e infrastrukturës turistike me kërkesat e distancimit social dhe rikuperuar sa të jetë e mundur më shumë, humbjet e mëdha. 

Turizmi i shkakton Shqipërisë rënien ekonomike më të thellë në rajon

Bllokimi, kufizimi i lëvizjes së njerëzve ka vënë në pikëpyetje ekzistencën e shumë bizneseve në sektorin e turizmit me një efekt domino në ekonominë e Shqipërisë. Në një raport të publikuar këto ditë,  nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ( BERZH) parashikohet që Shqipëria do të ketë këtë vit një rritje të dobët ekonomike, e cila pritet të zbresë në minus 9 %  të Prodhimit të Brendshëm Brutto,( GDP) , me një rënie që konsiderohet më e madhja në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ky parashikim mbështetet tek varësia e lartë e ekonomisë së Shqipërisë nga sektori i turizmit. Guvernatori i Bankës së Shqipëriosë , Gent Sejko, e quan rënien ekonomike të Shqipërisë gjatë këtij viti, ”në përmasa që nuk janë shfaqur gjatë dy dekadave të fundit”.

Rënia ekonomike do të sjellë shkurtim të vendeve të punës, rënie të të ardhurave, vështirësi financiare për bizneset dhe familjet në Shqipëri. Eksperti i Ekonomisë, Prof. Selami Xhepa, mendon se në raport me pasojat e rënda në ekonomi mbështetja e deritanishme financiare e qeverisë ndaj bizneseve është  e pamjaftueshme. “Programi i lehtësive për sipërmarrjen private duhet të jetë i fuqishëm, me kredi pa interesa për dy vjet, që sipërmarrja private të ristartojë aktivitetin dhe të ecë drejt normalizimit”, theksoi  Prof. Selami Xhepa për DW.

Marrë nga DW

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi covid19 ekonomia e shqiperise covid19 ekonomia e shqiperise


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj