Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Kriza energjetike vuri në pikëpyetje këta muaj mënyrën sesi menaxhohen burimet hidrike dhe ruajtjen e interesit publik dhe ekonomik në zinxhirin e kompanive, që janë pjesë e sektorit, çfarë ka sjellë në vëmendje mundësinë e ristrukturimit.
Teza që u përfol vetëm disa vite më parë dhe u la sërish në harresë, për bashkimin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) dhe Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) është rikthyer në diskutim. Vetëm pak ditë më parë një konfirmim të tillë e ka dhënë edhe kreu i qeverisë, Edi Rama, në një dalje të tij në media.
Burime zyrtare konfirmuan se shtysë për këtë është situata e krijuar me energjinë, e cila ka bërë që të shihen alternativat dhe logjika ekonomike e strukturës aktuale që kanë kompanitë.
Kjo lidhet me faktin që sot gjenerimi që është KESH dhe OSHEE, e cila ka shpërndarjen, funksionojnë të ndara dhe interesi i kompanive është ai individual i secilës. Pasi KESH përmbush detyrimin që ka ndaj OSHEE për sasinë e energjisë për konsumatorët fundorë është i lirë të shesë në tregun e lirë me çmimet që vendosen nga kërkesë-oferta.
OSHEE mbulimin e humbjeve detyrohet që ta blejë po nga ky treg i lirë tek furnizuesit privatë. Jo në pak raste është nënvizuar se të vetmit të fituar në këtë cikël janë furnizuesit privatë, të cilët në disa raste blejnë lirë nga KESH dhe shesin shtrenjt tek OSHEE.
Bashkimi i prodhimit dhe shpërndarjes në një të vetme duke optimizuar mënyrën sesi përdoren burimet hidrike shihet në kushtet aktuale si e vetmja mënyrë që do të sillte përfitim për kompanitë publike pasi duke qenë nën një çadër interesi do të ishte i përbashkët. Por teksa në teori kjo alternativë shihet si zgjidhja ideale, në praktikë nuk do të jetë edhe aq e thjeshtë pasi vetë OSHEE i është nënshtruar një procesi të gjatë ndarjeje duke krijuar kështu tre kompani të tjera nën vete.
Do të duhet të dizenjohet mënyra mund të bëhet shkrirja mes KESH dhe OSHEE duke mos cenuar ecurinë e deri më tanishme të ndarjes që është vlerësuar së fundmi edhe nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë.
Aktualisht një formë “bashkimi” hibrid i detyruar po funksionon edhe tani në kushtet e gjendjes së emergjencës për furnizimin me energji e cila bashkon të tre operatorët rreth interesit të përbashkët të sigurimit të energjisë elektrike për vendin. Të tria kompanitë kanë pezulluar investimet me përjashtim të atyre urgjente. /MONITOR
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË – Ndarja e tregut të sigurimit të detyrueshëm të mjeteve është pothuajse e ngrirë edhe këtë vit. Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financ...
TIRANË – Kostot në sektorin e ndërtimit u rritën në nivelin më të lartë të dekadës në tremujorin e tretë, kryesisht prej rritjes së çmimeve në...
Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian mbetet ende në udhëkryq si një proces i gjatë që nuk është e qartë sa kohë do të marrë. Por vetvetiu qëndrimi sta...
Është konfirmuar transaksioni i shitjes së degës së bankës greke Alpha bank në Tiranë te hungarezët e OTP-së. Alpha Bank (ACBr.AT), një nga katër bankat më...
TIRANË – Eurobondi i parë 10-vjeçar i Shqipërisë u emetua më herët se planifikimi fillestar, për t’i paraprirë rritjes së pritshme të normave ...
TIRANË – Prej tre vitesh qeveria shqiptare jep bonus në para për çdo fëmijë shqiptar që regjistrohet në librat e gjendjes civile. Politika, që...
Çmimet që drejtuesit e mjeteve do të paguajnë për sigurimin e detyrueshëm të mjeteve do të diferencohen bazuar në faktorët që ndikojnë në rrezikun për të...
Shqipëria e ka të ndaluar të eksportojë mish dhe produkte të tjera me origjinë shtazore drejt vendeve të Bashkimit Europian. Sipas BE, perimet made in Albania j...
TIRANË– Tregu shqiptar i punës nuk po rezulton aq atraktiv siç mendohej në fillim para pandemisë, kur nisi tendenca e kontraktimit të punonjës...
TIRANË– Mishi i gjësë së gjallë nga Shqipëria si dhe produktet e tjera me origjinë shtazore, janë të ndaluara të eksportohet në vendet e BE pasi ato ...