LIVE UPDATES
Ekonomi

Konkurrenca e ulët “ngrin” tregun e sigurimit të detyrueshëm të mjeteve

7 Dhjetor 2021, 06:28 Nga DOSJA

TIRANË – Ndarja e tregut të sigurimit të detyrueshëm të mjeteve është pothuajse e ngrirë edhe këtë vit. Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se produkti më i rëndësishëm i tregut të sigurimeve pothuajse nuk ka asnjë lëvizje të rëndësishme në ndarjen e primeve të shkruara bruto mes kompanive të ndryshme. Për 10 muajt e parë të këtij viti, tregun e këtij produkti e kryesonte Sigal Uniqa Group Austria, me 21%, në të njëjtin nivel me 10-mujorin e vitit të kaluar. Vijon Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group (SIVIG), me 15.45%, nga 15.4% që mbante një vit më parë. E treta renditet Eurosig, me 14.8%, nga 14.7% një vit më parë dhe më pas Albsig me 12.15%, nga 11.8% një vit më parë. Me përjashtim të një rritje të lehtë të Albsig (pjesë tregu që është humbur nga kompania më e vogël në treg, Ansig) pozicionet e kompanive duken gati të pandryshuara.

Arsyeja kryesore pas lëvizjeve minimale në pjesët e tregut të kompanive duket të jetë konkurrenca e ulët. Që prej vitit 2013 deri në nëntor të këtij viti, policat e TPL shiteshin nëpërmjet një brokeri të vetëm dhe diferencat në primet e ofruara mes kompanive të ndryshme ishin minimale. Duke qenë se edhe komisionet e shitjes, sadoqë të larta, nuk ndryshonin shumë nga njëra kompani tek tjetra, as çmimi final që paguhej nga të siguruarit nuk lëvizte shumë. Për shkak të ndryshimeve të papërfillshme në çmim, struktura e tregut ka ngelur mjaft e ngurtë dhe pa ndryshime që të dëshmojnë ndonjë konkurrencë të rëndësishme mes kompanive.

Kjo tablo e tregut përligj rezervat që ka shprehur disa herë Autoriteti i Konkurrencës për praktikën e shitjes së policave me një broker të vetëm, madje me kontrata të lëshuara në emër të Byrosë Shqiptare të Sigurimeve, ku në policë vetëm printohej emri i kompanisë në përgjegjësinë e të cilës lëshohej polica. Por, në nëntor të këtij viti, ky mirëkuptim mes kompanive duket se u prish dhe kompanitë iu kthyen praktikave të vjetra, duke konkurruar me çmime shumë të ulëta. Kjo bëhet kryesisht duke rritur komisionet e agjentëve, deri në nivelin e 45% të primit të shkruar bruto dhe u përkthye në ulje të çmimit final të paguar nga blerësi deri pranë nivelit të 30%. Rikthimi i konkurrencës së rrezikshme nëpërmjet uljes së çmimeve mund të bëjë që në dy muajt e fundit të vitit ndarja e tregut të TPL-ve më në fund të lëvizë. Megjithatë, kjo praktikë besohet se do të jetë e përkohshme. Duke filluar nga janari 2022, hyn në fuqi niveli tavan i komisionit të shitjes së policave TPL, prej 20%. Kjo do t’i kufizojë hapësirat e kompanive për të konkurruar me komisione dhe me ulje çmimesh.

Sigurimi i brendshëm motorik për përgjegjësitë ndaj palëve të treta zë pjesën më të madhe të tregut shqiptar të sigurimeve, me rreth 56% të primeve të shkruara bruto. Këtë vit hyri në fuqi edhe ligji i ri që rregullon sigurimet e detyrueshme në sektorin e transportit, që, veç të tjerash, parashikon rritje të përshkallëzuar të limiteve të përgjegjësisë gjatë viteve në vijim. Logjikisht, kjo pritet të sjellë edhe rritjen graduale të primit të sigurimit për sigurimin e detyrueshëm të mjeteve. (MONITOR.AL)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

ekonomi ekonomi kompanitë e sigurimeve sigurimi i makines kompanitë e sigurimeve sigurimi i makines

Sondazh

Poll
Ekonomi 4 Dhjetor 2021, 06:23

Bukuria e fshehtë e energjisë bërthamore

Ajo e bën shumë më të lehtë luftimin e ndryshimeve klimatike, shkruan The EconomistNë negociatat e Samitit të Tokës në Rio de Zhaneiro në vitin 1992, Arabia Sau...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj