LIVE UPDATES
Ekonomi

“Dështon” zëvendësimi me shtetas nga Bangladeshi

5 Dhjetor 2021, 06:12 Nga DOSJA
“Dështon” zëvendësimi me shtetas nga Bangladeshi

TIRANË– Tregu shqiptar i punës nuk po rezulton aq atraktiv siç mendohej në fillim para pandemisë, kur nisi tendenca e kontraktimit të punonjësve nga Afrika, sipas Ermal Jaurit, i cili zotëron një agjenci që punëson të huaj në Shqipëri. Zoti Jauri tha se, që kur erdhën afrikanët e parë e deri më tani, tregu shqiptar i punës shfaqi problematika të thella në drejtim të informalitetit, kontratave të punës, burokracive dhe trafikut të paligjshëm. Pavarësisht ndryshimit të ligjit për punësimin e të huajve ka sërish burokraci nga zyrat e punës për regjistrimin e tyre.

Disa ndërmarrje që kanë punësuar të huaj, gjatë kësaj kohe nuk janë treguar korrekte me kontratat dhe kushtet e tjera, duke krijuar një imazh jo të mirë të vendit ndaj punonjësve të huaj. Shumë kompani i përdorën kontratat e punësimit për arsye trafikimi. Duke qenë se Shqipëria është një vend europian, shumë afër vendeve të zhvilluara, punonjësit afrikanë që ofrohen për punë Shqipëri, e përdorin këtë mundësi për të emigruar pas pak muajsh në një vend më të zhvilluar europian. Shumë biznese shqiptarë panë si zgjidhje për të zëvendësuar forcën punëtore që emigroi me punonjës nga Afrika. Agjencitë e punësimit nisën “importin” e organizuar të punonjësve nga vendet e Azisë dhe Afrikës, mirëpo historia dyvjeçare e këtij fenomeni tregoi se tregu i shqiptar i punës nuk është i denjë as për punonjësit afrikanë.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka, është skeptik për zëvendësimin e forcës së punës. Ai shprehet se bizneset shqiptare kanë pasur humbje historikisht të larta për shkak të mangësive në kompetenca të punonjësve shqiptarë. Për shembull, për shkak të mungesës së inxhinierëve të mirë dhe mekanikëve, një fabrike mund t’i krijohen mijëra euro humbje për neglizhencë. Ndaj furnizimi me punonjës nga vende që nuk paraqesin kualifikim dhe kompetenca, në vend që të përmirësojë produktivitetin, rrezikon ta cenojë më tej. Jaka tha se, emigracioni në mënyrë të organizuar duhet të ishte bërë mbi studim paraprak, ku të përcaktoheshin qartë nevojat për fuqi punëtore, sipas sektorëve dhe më pas të përzgjidheshin vendet me aftësi më të mira në këto fusha.

Paga mesatare neto në Shqipëri përllogaritet 323 euro në muaj, sipas të dhënave të vitit 2019, referuar nga “Numbeo”. Pas Shqipërisë vjen Bangladeshi me 301 euro në muaj, Armenia 300 euro në muaj dhe Irani me 296 euro në muaj. Ndërsa me diferencë nga paga mesatare e Shqipërisë paraqiten Sri Lanka me 232 euro në muaj; Nepali, 182 euro; Nigeria, 175 euro; Siria, 86 euro etj.

Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa, thotë se kjo mënyrë zëvendësimi e fuqisë punëtore nuk e zgjidh problemin, madje produktiviteti mund të cenohet. Historia e emigracionit nuk njeh praktika, ku vendet e varfra të emigrojnë në vende të varfra, shtoi më tej ai.

Rritet vëmendja ndaj kapitalit human

Duke qenë se Shqipëria ka ende një popullsi relativisht të re në moshë dhe një histori të shkurtër në ekonominë e tregut, nuk ka shfaqur vëmendjen duhur ndaj kapitalit human dhe mirëmbajtjes së tij. Shumica e bizneseve të mesme dhe të mëdha në vend nuk u kishin kushtuar rëndësi departamenteve të burimeve njerëzore. Vitet e fundit dhe sidomos pas pandemisë, fabrikat, jo shumë të mëdha, po krijojnë njësi të posaçme të burimeve njerëzore.

Zyrat e burimeve njerëzore po marrin rolin e qendrave të vogla të trajnimit brenda stafeve dhe gjithashtu ofrojnë stimuj për punonjësit, si udhëtimet, organizime që kanë pak kosto por nxisin stimujt për punonjësit. Alban Zusi, vitin e fundit, ka investuar në këtë drejtim. Tashmë në fabrikën e tij ka një drejtori të posaçme për burimet njerëzore, e cila merret me menaxhimin e punonjësve dhe rezultatet e para janë mbresëlënëse. Konkurrenca e egër për punonjës po shton stimujt për punonjësit.

Për shembull, shumë fabrika fasoni në Tiranë po shtojnë një vakt ushqim për punonjësit. Disa të tjera po ofrojnë shërbimin e transportit falas, aktivitete dhe qendra ditore për fëmijët e punonjësve, shpërblime dhe karrierë për më të dalluarit. Megjithëse pjesa më e madhe e bizneseve po kuptojnë peshën e kapitalit human, ende kanë shumë hapësirë për t’u përmirësuar në këtë drejtim, sidomos në drejtim të pagave dhe sigurimeve shoqërore.

Një anketë e “Deloitte” me mbi 1000 të rinj në Shqipëri të diplomuar me arsim të lartë, poshtë moshës 30 vjeç, që u publikua së fundmi, tregon se paga e ulët nuk është vlerësuar si aspekti parësor nga pjesëmarrësit në vrojtim për ndryshimin e punëdhënësit. 47.4% e tyre janë përgjigjur se mosvlerësimi i punës së tyre është komponenti kryesor, i cili do t’i orientonte ata drejt marrjes së një vendimi për të ndryshuar punëdhënës.

17.6% e të rinjve të arsimuar u shprehën se pamjaftueshmëria e mundësive për zhvillim dhe rritje profesionale do t’i orientonte ata drejt kërkimit të varianteve të tjera dhe 11.9% e konsiderojnë atmosferën e keqe dhe marrëdhëniet jo të mira në punë si shkaktarët kryesorë që çon në prishjen e marrëdhënies së punës.

Të gjithë këto elemente tërheqin vëmendjen për rëndësinë që duhet t’u kushtojnë bizneset në vend sistemit të vlerësimit të performancës së punonjësve dhe lidhjen e saj me skemat e shpërblimit dhe shtegun në karrierë, rekomandon vrojtimi.

Marrb nga Monitor.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

ekonomi ekonomi bangladeshasit në shqipëri punetoret ne shqiperi bangladeshasit në shqipëri punetoret ne shqiperi

Sondazh

Poll
Ekonomi 4 Dhjetor 2021, 06:23

Bukuria e fshehtë e energjisë bërthamore

Ajo e bën shumë më të lehtë luftimin e ndryshimeve klimatike, shkruan The EconomistNë negociatat e Samitit të Tokës në Rio de Zhaneiro në vitin 1992, Arabia Sau...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj