LIVE UPDATES
Ekonomi

Ndryshon ligji për pronarët përfitues! Reagim i ulët i subjekteve, shtyhen afatet

3 Dhjetor 2021, 06:14 Nga DOSJA
Ndryshon ligji për pronarët përfitues! Reagim i ulët i

Në vitin 2020 qeveria miratoi ligjin “Për regjistrin e pronarëve përfitues” i cili detyronte bizneset që të bënin regjistrimin e pronarëve përfitues në Regjistrin e Pronarëve Përfitues brenda një afati që fillimisht ishte qershori i vitit të shkuar dhe më pas marsi i këtij viti.

Por tashmë qeveria ka vendosur të rishikojë sërish ligjin në disa pika duke tentuar kështu të detyrojë subjektet të përmbushin detyrimin pas konstatimit se vetëm 1/3 e tyre e kanë bërë këtë. Reflektimi me një draft të ri vjen edhe pas kritikave të bëra më herët nga raportet e organizmave ndërkombëtarë si FAFT dhe Moneyval se kuadri ligjor sa i takon parandalimit të pastrimit të parave kishte ende mangësi. Vetë qeveria pranon në relacion se ndryshimet po bëhen për të rregulluar situatën.

“Me qëllim rregullimin e kësaj situate dhe zbatimin e rekomandimeve të ekspertëve të MONEYVAL, të cilët kërkojnë që Shqipëria të krijojë mekanizma që të sigurojnë një numër sa më të lartë të subjekteve raportuese që regjistrojnë të dhënat e pronarëve të tyre përfitues, u vlerësua ndërmarrja e disa shtesave dhe ndryshimeve në ligjin ekzistues nr.112/2020, “Për regjistrin e pronarëve përfitues”, i ndryshuar” pranon qeveria në relacion.

Të paktën tetë janë ndryshimet që përfshihen në draftin e bërë publik.

-Së pari mundësohet popullimi automatik të regjistrit të pronarëve përfitues nga Qendra Kombëtare e Biznesit për subjektet raportuese që kanë pronësi direkte, duke ju referuar gjendjes se ortakërisë të regjistruar në regjistrin tregtar për subjektet raportuese me pronësi direkte.

-Së dyti shtyrje e afatit për raportimin fillestar të pronarëve përfitues nga subjektet raportuese ekzistuese me pronësi indirekte të regjistruara në regjistrin tregtar dhe nga Organizatat Jofitimprurëse, deri më datë 01.04.2022.

-Së treti styrjen e afatit për raportimin fillestar të pronarëve përfitues nga subjektet raportuese që regjistrohen rishtazi, nga brenda 30 ditëve kalendarike nga data e regjistrimit të subjekteve raportuese, në brenda 40 ditëve kalendarike nga data e regjistrimit të subjekteve raportuese.

-Së katërti faljen e gjobave të vendosura nga QKB-ja përpara hyrjes në fuqi të projektligjit, në lidhje me mos përmbushjen e detyrimit për raportimin fillestar të pronarëve përfitues nga subjektet raportuese, me kusht që raportimi të kryhet prej tyre deri më datë 01.04.2022.

-Së pesti përshkallëzimin e masës së kundërvajtjeve administrative që do të vendosen në vijim të hyrjes në fuqi të projektligjit, mbi bazën e vonesës në përmbushjen e detyrimit të raportimit fillestar të pronarëve përfitues nga subjektet raportuese që regjistrohen rishtazi.

-Së gjashti parashikimin e procedurës së pezullimit të aplikimit për një afat 30 ditor, në rast të aplikimeve të paplota.

-Së shtati heqjen e gjobës për admistratorin në rastin e mosregjistrimit të të dhënave të pronarëve përfitues të subjekteve raportuese brenda afatit ligjor, dhe përfshirja e vlerës së kësaj gjobe në gjobat e vendosura ndaj subjekteve raportuese.

-Së teti lejimi i ofrimit të shërbimit të ndryshimit/riemërimit të administratorit ose të përfaqësuesit ligjor të subjekteve raportuese në rastet kur ndaj subjekteve raportuese është vendosur gjobë dhe është ndërprerë shërbimi në regjistrin tregtar dhe në Regjistrin e Organizatave JoFitimprurëse.

Shifrat zyrtare të regjistrit dhe ata që mbeten jashtë tij

Në relacionin e projektligjit jepen në detaj edhe shifrat sa i takon subjekteve që kanë bërë regjistrimin dhe atyre që ende mbeten jashtë tij.

“Nga analizimi i të dhënave të regjistruara në Regjistrin e Pronarëve Përfitues, rezulton se nga 59165 subjekte raportuese ekzistuese të regjistruara në Regjistrin Tregtar përpara datës së krijimit të Regjistrit të Pronarëve Përfitues, prej të cilëve 8689 subjekte me statusin pezulluar, bazuar në VKM nr.273/2021 kanë detyrimin të regjistrojnë pronarin përfitues në regjistrin e pronarit përfitues, përpara kërkesës për ndryshimin e statusit të tyre në regjistrin tregtar, vetëm 21460 subjekte raportuese ekzistuese kanë regjistruar të dhënat e pronarëve të tyre përfitues në regjistër deri më datë 10.11.2021” thuhet në dokument.

Po kështu nga 4861 Organizata Jofitimprurëse ekzistuese të regjistruara në Regjistrin e Organizatave Jofitimprurëse, vetëm 1961 Organizata Jofitimprurëse kanë regjistruar të dhënat e pronarëve të tyre përfitues në regjistër.

Sipas të dhënave nga 2869 subjekte raportuese të krijuara rishtazi pas krijimit të Regjistrit të Pronarëve Përfitues (gjatë periudhës kohore 01.02.2021-10.11.2021), vetëm 1972 subjekte kanë regjistruar të dhënat e pronarëve të tyre përfitues në regjistër brenda 30 ditëve kalendarike nga data e regjistrimit të tyre në regjistrin tregtar./MONITOR

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

ekonomi ekonomi pronare pronat shqiperi tirane pronare pronat shqiperi tirane

Sondazh

Poll
Ekonomi 30 Nëntor 2021, 22:20

Trendi që i kushton shëndetit të fëmijëve

Blerta Ahmeti, nga Prishtina, mundohet që vajza e saj Borea, tri vjeçe e gjysmë, të shpenzojë sa më pak kohë në pajisjet teknologjike. Blerta, e cila me ...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen