LIVE UPDATES
Bota

BE dhe SHBA pritet të thellojnë bashkëpunimin, në bisedime edhe mosmarrëveshjet me Kinën e vende të tjera

29 Shtator 2021, 07:04 Nga DOSJA
BE dhe SHBA pritet të thellojnë bashkëpunimin, në bisedime

Këshilli i Tregtisë dhe Teknologjisë (TTC), të cilin Komisioni i BE-së dhe qeveria amerikane e themeluan pas takimit të tyre në Bruksel në qershor, do të takohet për herë të parë në nivelin drejtuesish të mërkurën (29.09). Dy zonat më të mëdha ekonomike të qeverisura në mënyrë demokratike në botë duan të punojnë së bashku për të vendosur standarde të përbashkëta, për të forcuar inovacionet, investimet dhe tregtinë. Vitin e kaluar vëllimi tregtar mes tyre ka qenë 556 miliardë euro ose 42 përqind e tregtisë botërore.

Takimi TTC ishte shumë afër shtyrjes, pas tendosjeve të fundit mes Francës dhe SHBA, për shkak të një projekti të armatimeve me nëndetëse me Australinë. Por presidenti amerikan Biden dhe ai francez Macron kanë arritur të ulin tensionet dhe të rivendosin mirëbesimin, të paktën për aq sa takimi të mos shtyhet.

Problemet që ka shkaktuar Trumpi

Për dy komisionerët e BE, Margarethe Vestager (Departamenti i Digjitalizimit në Evropë) dhe Valdis Dombrovskis (Departamenti i Ekonomisë), bisedimet janë shumë të rëndësishme. “Ne kemi vlera të përbashkëta demokratike dhe duam t’i përkthejmë ato në masa konkrete në të dy anët e Atlantikut”, deklaroi Margrethe Vestager në qershor. Krahasuar me vitet shkatërruese në kohën e presidentit Trump, ky është një hap i madh përpara. Trump kishte ndërprerë negociatat zyrtare midis BE-së dhe SHBA-së për një marrëveshje gjithëpërfshirëse të tregtisë së lirë dhe investimeve (TTIP), ndonëse negociatat kanë zgjatur me vite.

Marrëveshja e tregtisë së lirë

Diplomatët e BE-së që përgatitën raundin e ri të bisedimeve thonë se këtu nuk bëhet fjalë për vazhdimin e negociatave TTIP – me mënyra të tjera. Qëllimi nuk është arritja e një marrëveshje formale. Por me siguri që do të flitet për konfliktet tregtare për çelikun, aluminin, taksat dhe tarifat ndëshkuese që janë futur në kohën e Trumpit. Ata megjithatë nuk besojnë se problemi do të zgjidhet me një takim, thotë eksperti i tregtisë, Peter Chase nga një think tank gjerman në Bruksel.

“Problemi i vërtetë është se të dyja palët nuk kanë vizion se çfarë duhet të bëjnë. Ndaj do të synohet që të arrihet diçka më pak se TTIP.” Qëllimi i raundit të parë të bisedimeve, ku do të takohen dhjetë grupe pune dhe do të flasin për temat si inteligjenca artificiale, zinxhirët e prodhimit digjital, furnizimi me lëndë të parë etj. do të jetë një udhërrëfyes konkret se çfarë standardesh duhet të arrihen.

Demokratët duhet të bashkëpunojnë

Zerrissene EU Fahne vor USA Fahne Handelsstreit zwischen USA und EU *** Ripped EU flag in front of
Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken vendosi synime ambicioze për takimin e Këshillit të Tregtisë dhe Teknologjisë. Ai synon gjithashtu forcimin e demokracive perëndimore. Blinken në korrik u bëri thirrje demokracive të mbrojnë pozicionet drejtuese në inovacionet digjitale dhe vendosjen e standardeve për rregullimin e inteligjencës artificiale, për të garuar dhe konkurruar sa më fuqishëm në internet. Kina dhe Rusia, nga ana tjetër, do të përdorin teknologji të reja për sulmet e hakerëve dhe për mbikqyrjen masive.

Problemet me lëndë të parë

Në disa sektorë, si në prodhimin e përçuesve elektrikë, ka probleme serioze me furnizimin. Këto lëndë tani importohen prej Azisë në 80 – 90 % të rasteve. Për momentin ka ngushtica të mëdha në treg, ndërkohë që probleme ka edhe me furnizimin e prodhuesve të automjeteve me lëndë të para. Kjo do të jetë një temë tjetër që do të trajtohen në konsultimet mes SHBA dhe BE, sepse ato duan të jenë konkurruese në tregun botëror.

BE dhe SHBA duan të bien dakord mbi rregullat e përbashkëta për investimet e rëndësishme strategjike në Kinë dhe në tregjet e tjera. Edhe testet e përbashkëta të pajisjeve të mundshme të armatimit dhe kontrollet e eksportit për teknologji të ndjeshme të lartë do të diskutohen. Për më tepër, grupet e punës merren me kontrollin dhe me taksat për kompanitë e mëdha në internet, furnizimin e qëndrueshëm me energji dhe teknologjitë përkatëse për klimën.

“Nëse SHBA dhe Evropa në të vërtetë përdorin këshillin e ri për të krijuar lidhjen midis sigurisë kombëtare dhe fuqisë ekonomike, atëherë mund të ketë edhe diçka të rëndësishme. Por për këtë do të duhet kohë”, thotë Peter Chase nga instituti gjerman Marshall. Takimi do të mbahet në Pitsburg, që dikur ishte një qendër e industrisë së rëndë për teknologji të reja dhe ekonomi digjitale./Marrë nga DW.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota be shba be shba

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri