Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
All - General - 1
Bota
BE i dhuron Kosovës 6 mijë pajisje mjekësore në luftën kundër COVID-19, Apostolova: Nëse virusi përhapet më shumë rrez
2 Korrik 2020, 10:04Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
KOSOVË- Bashkimi Evropian i ka dhuruar sot Kosovës mijëra pajisje mjekësore dhe me qëllim të lehtësimit të luftës kundër COVID-19. Vlera e ndihmës kap vlerën e të 800,000 eurove dhe përfshihen 6,000 pajisje si: teste për diagnostikim të koronavirusit, material sanitar për mbrojtje të personelit në institucionet spitalore, shtretër dhe aparaturë tjetër. Pjesë e kësaj ngjarjeje ka qenë përfaqësuesja e BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova, e cila u ka bërë thirrje banorëve të Kosovës për kujdes të shtuar.
“Respektoni kufizimet shumë të rëndësishmë për të luftuar pandeminë. Për momentin e shohim që gjithandej Prishtinës, gjithandej Kosovës njerëzit po dalin, nuk respektojnë distancimin fizik, nuk vendosin maska dhe nuk janë fare të vetëdijshëm për pasojat tepër të rënda që po ndodhin, ndoshta jo për ne, por për më të moshurrit tanë.
BE-ja e di që sistemi spitalor Kosovar nuk është i përgatitur të presë një numër të lartë infektimesh, ndihmesa jonë do të vazhdojë me mjete dhe shuma monetare, por mënyra më e mirë është që të respektojmë udhëzimet e Institutit të Shëndetit Publik të ruajmë veten dhe njerëzit tanë’.- tha e dërguara e BE-së në Kosovë”, ka deklaruar ajo.
Nga ana tjetër, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë prioritet shëndetin e tyre dhe jo dallimet politike në kohë pandemie. “Mos lejoni që të kemi donacione të tilla në pafundësi, na mundësoni që ta përfundojmë pandeminë, respektoni masat, zbatoni rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Ministrisë së Shëndetësisë”, ka thënë ministri Zemaj.
Në Kosovës që nga nisja e pandemisë deri më sot janë konfirmuar 2,991 persona të infektuar me koronavirusin e ri. Nga ana tjetër mësohet se 1,293 persona janë shëruar, derisa 54 pacientë kanë vdekur.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
MISISIPI– Shteti i Misisipit vendosi të ndryshojë flamurin dhe të heqë nga ai flamurin e Konfederatës që është pjesë përbërëse e këtij flamuri, sepse ësht...
Shoqata Ndërkombëtare për demoskopinë Gallup (GIA) botoi raportin e saj të tretë që nga fillimi i krizës së Coronës. GIA intervistoi rreth 18,000 vetë në 19 sht...
PARIS– Agjencia kulturore e Kombeve të Bashkuara, UNESCO, së fundmi ka bërë me dije se emri dhe logoja e saj janë falsifikuar në mënyrë të paligjshme në dokumen...
BRITANI E MADHE- I ati i kryeministrit britanik, Boris Johnson, 79-vjeçari Stanley Johnson ka thyer rregullat e vendosura nga vet djali i tij në Britani ...
GJENEVË– Në një kohë që shumë shtete në Europë por edhe në kontinente të tjera po mundohen të rihapen dhe të lehtësojnë masat e Covid-19, është parë një rr...
GREQI-Aeroportet rajonale në të gjithë Greqinë, përfshirë edhe ishujt kryesorë turistikë, kanë nisur fluturimet e drejtpërdrejta ndërkombëtare sërish nga dita e...
LINDJA E MESME- Sipas shifrave të publikuara nga organizmi global i shëndetësisë ditën e djeshme, 22 vendet nga Maroku në Pakistan kishin regjistruar 1,077,706 ...
SHBA-Covid- 19 u përhap në Kinë, por vendi më i goditur deri më tani nga ky virus vdekjeprurës është SHBA, një ndër vendet që ka arritur rekord botëror si për n...
SHBA– Shtetet e Bashkuara thyen një tjetër rekord shqetësues të martën, kur regjistruan 47 mijë raste të reja me koronavirus, numri më i lartë i infeksioneve të...