LIVE UPDATES
Bota

BE: Kërkohet qëndrim më i ashpër kundër Hungarisë për ligjin LGBTQ

23 Qershor 2021, 07:04 Nga DOSJA
BE: Kërkohet qëndrim më i ashpër kundër Hungarisë

Ishte një takim i gjatë dhe në fakt jo me shumë tema i ministrave të BE-së. Pa sukses mbeti ankesa e ngritur vazhdimisht për ngrirjen e hapjes së bisedimeve të anëtarësimit me Serbinë dhe Malin e Zi. BE kërcënon të humbasë kredibilitetin, me të dyja vendet do të duhej më në fund të kishin nisur bisedimet, tërhoqi vëmendjen ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth. Por procesi ka mbetur në vend-numëro, rezervat janë të mëdha.

Rezoluta kundër ligjit të Hungarisë për LGBTQ

Të paktën një nismë pati sukses. Përfaqësuesja belge, Sophie Wilmès u shpreh e kënaqur, që vendet anëtare e nënshkruan rezolutën, e cila ishte menduar fillimisht vetëm si nismë e vendeve të Beneluksit. Në të përcaktohet, se legjislacioni i ri hungarez minon vlerat e Europës. „Një union i bazuar tek vlerat nuk është një meny à la carte”, shkruan belgia, „ne kemi një përgjegjësi kolektive për të gjithë qytetarët e BE-së për t’i mbrojtur ata dhe për këtë arsye duhet ta shprehim qartazi shqetësimin tonë”. Përveç kësaj partnerëve u duhet thënë, nëse besohet, se janë duke ndjekur një rrugë të gabuar.

Javën e kaluar parlamenti hungarez miratoi një ligj, në të cilin pedofilia dhe homoseksuliteti duhet të trajtohen në një rregull dhe informacioni p.sh.shkolla për të rinjtë lidhur me orientime të tjera seksuale duhet të ndalohet. Ministri i Luksemburgut, Jean Asselborn beson, se sa u përket parimeve themelore europiane, ndërkohë duket, se tek kryeministri hungarez ato kanë humbur. “Unë mendoj, se ajo që ata lejojnë në Hungari është joeuropiane. Nuk mund t’u parashkruash njerëzve se si duhet të jetojnë. BE-ja lidhur me këtë çështje nuk duhet të tërhiqet dhe unë e konsideroj turp, që arrihet deri tek një diskutim i tillë, tha Asselborn.

Edhe homologu irlandez, Thomas Byrne u shpreh me fjalë të forta: „Ne e kemi nënshkruar deklaratën me gjithë zemër dhe pasion. Ajo që po ndodh atje është gabim.” Megjithatë ka ende shumë probleme të tjera, që duhet të trajtohen në nenin 7 të rregullores për shtetin ligjor në BE. Një ndër këto tema është liria e shtypit. Në lidhje me ligjin e ri hungarez, Byrne e sheh BE-në dhe Hungarinë në një situatë të rrezikshme.

Vendet lindore të BE-së nuk morrën pjesë në votimin e deklaratës, të cilën në fund e nënshkruan 13 vende anëtare ndër to Franca, Spanja, Gjermania dhe Suedia. Përfaqësuesi hungarez në takim Peter Szijjarto ironizoi, duke thënë, se në këtë debat po përhapen “Fake News”. Sipas tij ligji nuk i diskriminon njerëzit e komunitetit LGBTQ, por në fakt rregullon edukimin seksual për të rinjtë si dhe rregullat për mbrojtjen e tyre.

Komisioni i BE-së duhet të sqarojë tani, nëse për shkak të këtij ligji do të hapet një procedurë tjetër ndaj Hungarisë për shkelje të marrëveshjes së BE-së. Sipas komisares Vera Jurova aktualisht është duke u shqyrtuar baza ligjore.

Orbanit nuk i bën përshtypje

Lidhur me Hungarinë, Komisioni i BE-së konsideron të rrezikohet trajtimi i barabartë, pavarësia e drejtësisë, liria e mendimit, në fakt parimet bazë të demokracisë. Këshilli hungarez i Medias ka refuzuar, që t’i rikthejë licencën e transmetimit radios së pavarur Clubradio. Ndaj po përgatitet edhe një procedurë për shkelje të marrëveshjes. Nga pala hungareze nuk ka një përpjekje të qeverisë, që të gjendet gjuha e përbashkët me BE-në si dhe të pranohen vlerat e saj, kritikon komisarja Jourova.

Por kush e ka dëgjuar fjalimin e fundit të Viktor Orbanit, i cili thotë ndër të tjera që të shfuqizohet Parlamenti Europian, nuk ka dyshim, se në çfarë drejtimi po shkon politika e këtij vendi. Për aq kohë sa Brukseli nuk kërcënon me heqjen e fondeve të parave, gjë që është e ndërlikuar juridikisht, i bie që qeveria hungareze të avancojë me shfuqizimin e së drejtës demokratike.

Me orë të tëra të martën (22.06) ministrat diskutuan lidhur me të ashtuquajturin dialog për shtetin ligjor me Hungarinë dhe Poloninë. Komisarja përgjegjëse nxorri një bilanc të zymtë: Kohët e fundit shumë gjëra janë zhvillua për keq. Në rastin e Polonisë problemi qndron tek pavarësia e Gjykatës Kushtetuese. Po ashtu Polonia tani është duke i dhënë prioritet së drejtës kombëtare kundrejt asaj të BE-së.

Marrë nga DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri