Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
BE miraton një paketë miliardëshe për pasojat ekonomike të COVID-19, Conte: Po ra një pjesë e Evropës, rrëzohemi të gj
24 Prill 2020, 06:33Nga DOSJA
BRUKSEL- Samiti i BE miratoi paketën prej 540 miliardë euro për mbështetje për kredi për punëtorët që punojnë me orë të reduktuara, kompanitë që kanë marrë kredi dhe për shtetet që kanë borxhe. “Ne mendojmë se kemi në dorë një instrument të rëndësishëm për të ndihmuar shpejt dhe në mënyrë efektive,” tha pas takimit kancelarja Angela Merkel. Për shkak të garancive nga ana e shtetit, paketa duhet të miratohet edhe prej Bundestag-ut.
Kryeministri italian Giuseppe Conte, i cili kishte rezerva në lidhje me ndihmën nga paketa e shpëtimit të euro ESM, nuk e kundërshtoi këtë marrëveshje. Ndihma pritet të jetë gati deri më 1 qershor. Po ashtu krerët e shteteve dhe të qeveritë diskutuan edhe për një program stimulimi ekonomik për nxitjen e ekonomisë. Megjithatë ende nuk dihet se si do të strukturohet fondi i rimëkëmbjes, pra përmes granteve apo kredive.
“Nëse bie një pjesë e Evropës, e gjithë Europa do të bjerë”
Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte dëshiron që fondi i zhvillimit të ketë 1.5 bilion euro. Paratë duhet të ofrohen si “subvencione”, citojnë agjencitë italiane të lajmeve Conten. Për këtë Komisioni i BE-së duhet të paraqesë një propozim “sa më shpejt të jetë e mundur”.
Presidenti francez Emmanuel Macron pret që diskutimet për fondin do të jenë të vështira për shkak të mosmarrëveshjeve dhe kufizimeve politike. Në të ardhmen do të nevojiten programe masive për ndihma. Macron tha se “nevojitet një reagim solidar, i organizuar dhe i fortë për shkak të përmasave të kësaj tronditjeje. “Nëse bie një pjesë e Evropës, e gjithë Europa do të bjerë,” paralajmëroi ai.
Tiranë- “Po shkon një qeveri dhe po vjen tjetra. Erdh dita, e pamë si punoi dhe shkoi pa lënë gjurmë, ky do të ishte një titull gazetarie”. Kështu u shpreh në e...
RUSI– Një nga mikrobiologët më të njohur rusi profesori Peter Chumakov ka deklaruar se koronavirusi është rezultat i “çmendurive” që bënë shkencëtarët n...
ITALI-Zyrtari i lartë i OBSH-së Dr Hans Kluge, ditën e sotme ka folur rreth situatës së Covid-19 që tashmë ka pushtuar botën. Ai ka thënë në bota do të qëndrojë...
GJERMANI– Kancelarja gjermane Angela Merkel ditën e sotme ka njoftuar se qeveria gjermane do të nxjerrë fonde të konsiderueshmë zbulimin e njëvaksine kundër Cov...
VIETNAM– Në Vietnam një grup mbrojtësish të kafshëve kanë raportuar së fundmi se po vriten mace për shkak të disa lajmeve të rreme në rrjetet sociale që kanë in...
NEW YORK– Pandemia e Covid 16 nuk ka prekur vetëm njerëzit por edhe kafshët egra.Shoqëria e Konservimit të Natyrës së Egër ka njoftuar se në kopshtin zoologjik...
ZVICËR- Të moshuarit me Covid-19 kanë disa simptoma “atipike”, të cilat komplikojnë përpjekjet për të siguruar trajtimin në kohë. Covid-19 mund të dallohet...
AMERIKË- Senatorja amerikane e Masaçusets Elizabeth Warren, ditën e sotme ka është përballur me humbjen e një familjari. Ajo ka njoftuar se për shka...