LIVE UPDATES
Aktualitet

BE na tregoi se Korridori i Tetë për shqiptarët është në vdekje klinike

20 Qershor 2021, 05:31 Nga DOSJA
BE na tregoi se Korridori i Tetë për shqiptarët është

Nga Sabina Veizaj

Pak ditë më parë Bashkimi Europian shpalli se do t’i dedikonte një fond prej 29 miliardë eurosh me fokus investimet, Ballkanit Perëndimor.

Mes projekteve që BE ka përcaktuar të investojë në Shqipëri, është edhe përshpejtimi i punimeve në hekurudhën e Korridorit 8 ndërmjet Shkupit dhe kufirit me Bullgarinë.

Në fakt ky projekt dhe viti në të cilin ndodhemi duhej të ishte faza e tretë dhe përfundimtare e përmbylljes së ndërtimit të Korridorit të Tetë, por në fakt  të kujtojnë një mundësi të humbur të vendeve të Ballkanit në përpjekjen për t`u bërë të mëdhenj, dhe  që tani janë ende rajoni më i varfër i Europës.

Ky do të ishte edhe gjykimi i kryeministrit bullgar Boyko Borisov, i cili ishte edhe iniciator i një paneli sëbashku me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev përballë Bankës Botërore për të negociuar projektin e Korridorit 8 në fund të 2017-ës.

Të tre kryeministrat do të kërkonin mënyrën e financimit të projektit të Korridorit 8, si për pjesën rrugore, ashtu edhe për atë hekurudhore.

Në fakt bërja publike e lajmit rezultoi si konsumim politik sepse mandej nuk u diskutua më për të.

Por lajmi i fundit nga BE për fanicimin e hekurudhës tregoi se vetmëm një copëz e vogël e këtij projekti të madh do të jetë në vëmendjen e  Unionit.

Korridori i Tetë që kur u dizenjua do të ishte një shans për zhvillimin ekonomiko-social për  Shqipërinë, Maqedoninë dhe Bullgarinë, tre vendet ku do të kalonte dhe do ti bënte ata më me influencë në kuptimin gjeopolitik.

Po ekspertët mendojnë se ai është një projekt i dështuar që ngërthen disa faktorë gjeopolitikë dhe faktorë banalë të brendshëm. Ekspertët mendojnë se nuk ka shanse që ky projekt të rizgjohet për të njëjtat arsye dhe sa herë është përmendur, ka qenë për konsum politik.

Profesor Selami Xhepa që asokohe ka qenë këshilltar i parë i kryeministrit Berisha ka kryesuar takimet nga pala shqiptare për Korridorin e Tetë thotë për gazetën “Si” se është një ëndërr e parealizueshme. Arsyet ia faturon kusureve gjeopolitike.

Në krye të herës kujton ai se takimi i parë i kryer në Itali ishte për të lobuar për Korridorin e Tetë ku Shqipëria ishte pro investimit për gjurmën që kalonte nga Porti i Durrësit dhe rrjetin rrugor, por Italia kërkonte gjurmën tek Porti i Barit dhe çdo shtet i përfshirë kishte pretendimet e veta.

“Më 1997 ky konflikt nuk gjeti mbështetje nga Greqia në konferencën e zhvilluar aosokohe me përfaqësues të lartë të shteteve. Greqia kërkonte një korridor tjetër duke mbështetur një rrugë paralele Igumenicë-Athinë. Nuk ka patur rezultat. E njëjta histori edhe në vazhdim. Nuk ka interes dhe përpjekje për ta riaktivizuar. Por në të njëjtën kohë, ka nevojë për rifreskim kombëtar të infrastrukturës.”- shpjegon Xhepa.

Të njëjtën logjikë ndjek edhe ish zv/ministri i transporteve i viteve pasardhëse Sadedin Çeliku . Ai mendon se arsyet që ky projekt nuk u shpu përpara kanë të bëjnë me nacionalizmat e shteteve të përfshira ku secili dëshironte të mbështeste atë korridor që i leverdiste më shumë nga ana ekonomike dhe gjeopolitike njëkohësisht.

Korridori i 8 është i dështuar sepse BE ndryshoi politikat, Shqipëria karakterizohet nga një parazitizëm. Pasi jam larguar unë nuk është bërë asnjë takim më në këtë drejtim. Evropa ka 24 korridore dhe çdo shtet sheh interesat e veta. Tashmë lufta e ftohtë ka përfunduar dhe zbulimet e kundrazbulimet janë fokusuar në teknologji dhe ekonomi. Ju e dinii që rusët po kërkojnë dalje nga Greqia për Itali e në Perëndim për të shmangur ndërkohë dhe dubluar rrjetin nga Ukraina e më tej. Në sinkron të këtyre interesave është dhe Turqia e cila ka pretendimet e veta. Ndërkaq Bashkimi Evropian më duket se është më e interesuar të ndërtoj rrugën Egnatia pra portin e madh të Igumenicës, të cilën e ka financuar me 15 miliard euro, ndaj nuk besoj se ka gatishmëri dhe vullnet për financimin e Korridorit të tetë..”- thotë Çeliku

Sipas ish zv/ministrit Çeliku, nga pala shqiptare nuk ka patur vullnet dhe aftësi profesionale për të këmbëngulur dhe lobuar për këtë projekt të rëndësishëm strategjik

Sipas tij, nga pala shqiptare projekti nuk është vlerësuar në terma teknik, por vetëm në terma politik, mandej edhe BE ka ndryshuar politikat dhe gjykimin në lidhje me rëndësinë e projekteve.

Korridori i Tetë është një projekt shumë i gjerë që përmban brenda tij porte, aeroporte, hekurudhë, gazsjellës, etj.. Rrjeti rrugor përfshinte Burgas-Varna-Sofje zbriste në Shkup, dilte në Qaf Thanë që ishte projekti ynë, Elbasan- Tiranë nga Qaf Kërraba e mandej u shtua edhe Durrës-Rrogozhinë-Lushnjë-Fier-Vlorë së bashku me aksin dhe Tiranë – Blladë(rruga e Arbrit që është sot)”- kujton Çeliku.

Korridori i Tetë deri në përfundim do të kalonte në tre faza: 1998-2003, 2003-2010 dhe 2010-2020, pra ky vit do të ishte përfundimi i projektit të madh.

Ky projekt parashikonte ndërtimin edhe të  naftësjellësit dhe gazsjellësit nga Burgasi e Varna-Shkup-Patos-Vlorë nga ku në det të hapur do të ndërtoheshin pontilet larg ( rezervuarë nafte) portit Vlorës. Sipas saj, parashikohej që 10% e fitimit ta merrte Bullgaria,dhe nga 5% respektivisht Maqedonia dhe Shqipëria, pra ndarja në raport me gjatësinë e shtrirjes së tubacionit. Secili nga këto vende kishte të drejtë të përdorte për nevojat e veta 15% të sasisë naftës çka Shqipëria do të kish mundësi që me atë sasi të plotësonte nevojat”.- shpjegon Çeliku .

Ndërsa për hekurudhën përgjatë Korridorit duhen mbi një miliard euro për 500 km pasi mungojnë tërësisht terminalet e pasagjerëve e mallrave, magazine, sinjalistika, rrjeti i amortizuar kërkon shina, ballast, aksensorë, paisje makineri etj.

Kërkohen fonde për ndërtimin e segmentit Pogradec-Lin ( pjesa jonë ) se pjesa Maqedone ka distance më të madhe dhe tanimë ka pëfunduar deri në Linë.

Por këtu, hyn natyra parazitare e Shqipërisë, sipas Çelikut, i cili mendon se janë edhe kusuret që Shqipëria nuk zhvillohet dot vetë, por pret gjithmonë borxhe nga të tjerët.

Sipas tij, projektet e kryera infrastrukturore deri më tani janë mbështetur rastësisht, por jo në kuadër të korridorit, por sepse nuk mund të bëhet dot ndryshe, si  TAPI, Korridori Blu, etj.

Të njëjtën gjë mendon edhe Albert Gajo, ish-zëvendësministri i Integrimit Europian. Sipas tij, qeveria shqiptare nuk ka projekte të reja në mënyrë që të përfitojë sa më shumë fonde nga Bashkimi Europian.

Po përgatitet një program 7-vjeçar, me BE-në që po krijon disa akse që shkojnë në linjë me prioritetet e BE-së, por që nuk janë domosdoshmërisht prioritetet e vendeve të caktuara. Shqipëria është e kualifikuar për dy projekte që janë të vjetra: korridori blu dhe Skavica. Nuk ka projekte të tjera nga qeveria shqiptare. BE-ja është e gatshme të subvencionojë, por ne duhet të rirregullojmë programet tona sipas linjës së Bashkimit Europian. Duhen programe të mirëfillta qeveritare që janë harruar këto 4 vitet e fundit”, thotë Gajo.

Pyetjes se si duhen përdorur paratë e BE-së, Gajo mendon se: “Kryeministri Edi Rama theksoi se ne duhet të bëjmë përpara në aksin energjetik dhe të mjedisit sepse e kupton që në këto dy akse nuk ka programe të mirëfillta. Në një farë mënyre i lutet BE-së që ta ndihmojë për rindërtimin e kësaj strategjie që t’i përshtatet BE-së. Ne nuk kemi programe për energjinë e rinovueshme për shembull”.

Korridori 8 –të është nismë e filluar nga viti 1996 nga Presidenti i SHBA-të, Z. Bill Clinton. Sipas iniciatorit ky korridor do të kalonte nga Bullgaria,Maqedonia dhe Shqipëria për të kaluar në Bari/Brindisi ose siç u quajt më vonë Korridori Lindje-Perëndim dhe anasjelltas. Për të negociuar lidhur me këtë projekt SHBA-ja kishte ngarkuar TDA ( Agjencia e Zhvillimit dhe e Tregtisë).

Financimi për realizimin e këtij Korridori do të bëhej nga SHBA-të dhe Bashkimi Europian dhe për këtë qëllim qeveria Amerikane krijoi enkas kompaninë AMBO e cila ka germat e para të shteteve respektive nga ku do të kalonte korridori. Për organizimin e studimit të fizibilitetit dhe projektet u caktuan firma amerikane Bechtel. Financimi ishte grand amerikan prej 30 milion dollarë një pjesë e të cilave përfitoi dhe hekurudha shqiptare.

Por kohët ndryshuan dhe konkurrentët e Shqipërisë në gjeostrategji fituan si gjithnjë. Veçanërisht grekët të cilët fal zotësisë, intuitës për të kuptuar rajonin dhe lobeve arritën të ndërtojnë rrugë kokurruese, portin e Selanikut, autostradën e Igumenicës, zgjatën rrugën Egnatia etj… Ndërsa ëndërrën shqiptare dhe shumë para e mund i vdiqëm. Këtë na e konfirmoi edhe BE pak ditë më parë

Marrë nga GazetaSi

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet boyko borisov korridori i 8 sadedin çeliku selami xhepa zoran zaev boyko borisov korridori i 8 sadedin çeliku selami xhepa zoran zaev

Sondazh

Poll
Aktualitet 19 Qershor 2021, 19:47

Mbërrijnë 50 mijë vaksina kineze në Shqipëri

TIRANË– 50 mijë vaksina kineze kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në aeroportin e Rinasit. Lajmin e ka bërë me dije veteë kryeministri Edi Rama. Në një postim...

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit