LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“Bëjnë jetë të shthurur dhe…”/ Publikohet relacioni i Drejtorit të Sigurimit për konferencieren e Estradës dhe soli

1 Korrik 2021, 06:14 Nga DOSJA
“Bëjnë jetë të shthurur dhe…”/ Publikohet

Publikohet një dokument arkivor me siglën “Tepër sekret” të nxjerrë nga Arkivi Qendror i Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së) që i përket vitit 1959, ku ndodhet një raport-informacion i zv/ministrit të Punëve të Brendshme, gjeneral-major Mihallaq Ziçishtit, i cili asokohe mbante edhe funksionin e Drejtorit të Sigurimit të Shtetit, dërguar sekretares së Komitetit Qendror të PPSH-së, Liri Belishovën, që asokohe mbulonte, propagandë, artin dhe kulturën, lidhur me “problemet” që u kishin dalë organeve të Sigurimit të Shtetit, me dy artistet e njohura me origjinë nga Shkodra, këngëtares së famshme të muzikës popullore, Luçie Miloti, soliste e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, dhe Ana Kçira, konferenciere në Estradën Profesioniste të Tiranës.

Raport-informacioni i plotë i gjeneralit të Sigurimit të Shtetit, me akuzat për dy artistet e njohura të skenës, si dhe masat që ai propozonte për të “parandaluar një skandal të mundshëm” prej tyre?!

Dokumenti që po publikojmë në këtë pjesë të librit është një raport-informacion me siglën “Tepër sekret”, i vitit 1959, ku zv/ministri i Punëve të Brendshme, gjeneral-major Mihallaq Ziçishti, i cili gjithashtu mbante dhe funksionin e lartë të Drejtorit të Sigurimit të Shtetit, i dërgon Liri Belishovës, sekretares së Komitetit Qendror të PPSH-së, që mbulonte sektorin e artit, kulturës dhe propagandës.

Siç shihet dhe nga dokumenti në fjalë, gjeneral Ziçishti i bën me dije asaj, lidhur me “problemin” që u ka dalë organeve të Sigurimit të Shtetit që ai drejton, nga përpunimi (ndjekja, përgjimi) me artisten e njohur, Luçie Miloti, e njohur si një nga legjendat e këngës popullore shqiptare (asokohe dhe më pas soliste në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore), si dhe kolegen e saj, Ana Kçira, konferenciere në Estradën e Shtetit në Tiranë.

Të cilat sipas tij, jo vetëm që kanë shfaqur “sjellje jo të mira”, “jetë të shthurur dhe aventuriere”, por kanë tentuar dhe arratisjen?! Ajo që bie në sy në raport-informacionin e general Ziçishtit, ku nuk ka asnjë përgjigje apo shënim nga ana e Liri Belishovës, është fakti se për këto gjëra, ai sugjeron që: “të shikohet me drejtësi trajtimi i tyre…, pasi në të kundërt, prej tyre mund të pritej çdo lloj skandali”?!

Me shumë gjasa kjo gjë nuk ka të bëjë më shumë me një “punë humane” të organeve të Sigurimit të Shtetit, se sa me atmosferën disi liberale që mbizotëronte në atë kohë në Shqipëri, edhe si rezultat i ndikimit të Moskës zyrtare, në sajë të politikës liberale që po ndiqte Nikita Hrushovi dhe denoncimit të krimeve të Stalinit. (Shto këtu edhe politikën pajtuese me Beogradin që Hrushovi insistonte të realizonte Tirana zyrtare në atë kohë, ndërsa dy artistet e njohur akuzoheshin për nxitje nga ambasada jugosllave?!)

Sa më sipër, të gjitha këto nuk mund të mos kishin “resonance” edhe në Shqipërinë komuniste të asaj kohe, si një nga vendet satelite më të bindura të Bashkimit Sovjetik. Por, në ”trajtimin” që sugjerohet për dy artistet e njohura, nuk mund të përjashtohet edhe versione të tjera, si: p.sh., “përfitimet personale” që shpresonin të kishin kuadrot e lartë të Sigurimit të Shtetit, nga ”këshillimi” që ata u bënin “objekteve” që kishin në përpunim, gjëra të cilat ndodhnin jo rrallë në punën e tyre?! Raport-informacioni në fjalë, ashtu si dhe pjesa më e madhe e dokumenteve që kemi pasqyruar në këtë libër, publikohet i plotë dhe pa asnjë shkurtim apo ndryshim.

Relacioni ‘Tepër sekret’ zv / ministrit të Punëve të Brendshme, dërguar sekretares së Komitetit Qendror të PPSH-së, Liri Belishova, për dy artistet e skenës

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPERISE TEPER SEKRET

MINISTRIA E PUNVE TE BRENDESHME Tiranë, më 18/IV/1959

DREJTORIA E SIGURIMIT TE SHTETIT

Nr. 05- 154

LANDA: Mbi Luçie Pal Miloti e Ana Gjon Kçira

KOMITEIT QENDROR TE P.P. SHQIPERISE

SHOQES LIRI BELISHOVA

TIRANE

Ju informojmë mbi disa të dhëna që disponojnë organet t’ona për Luçije Pal Milotin soliste popullore në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve, si dhe për Ana Gjon Kçira konferenciere në Estradën e Shtetit.

Të dyja këto, kanë një të kaluar mjaft të ç’thurur, aventuriere dhe në disa raste nën nxitjen direkte të funksionarëve të Legatës Jugosllave, me të cilat kanë pas kontakte, kanë ç’faqur dëshirën për t’u arratisur.

Më von, të penduara për rrugën e gabuar që kishin marrë, i janë drejtua sekretarit të organizatës bazë të Partisë, duke pranuar gabimet dhe premtuar se nuk e tradhëtojnë Atdheun dhe nuk e njollosin veten si tradhtare. Në të njëjtën kohë këto kanë ç’faqur disa pretendime se nuk trajtohen mirë, gjë që i ka hedh në pakënaqësi.

Pakënaqësitë e tyre konsistojnë bë këtë çështje:

Pse nuk dërgohen jashtë shtetit me ekipet, duke e konsideruar veten talent dhe me stash më të madh se sa të tjerët.

Pse nuk caktohen në pritjet dhe mbrëmjet që organizohen për artistët e huaj kur vijnë në vendin t’onë.

Pse përbuzen për të kaluarën, të cilën sipas tyre e kanë dënuar.

Ankohen për trajtimin e diferencuar që u bëhet në Estradë dhe Ansambël, si për programet, kostumet dhe çështjet të tjera.

Këto pretendime dhe pakënaqësi, të përmendura i kanë ç’faqur edhe para organeve t’ona, të cilat u thirrën me rastin e takimit që bëri për t’u mbytur në det Luçie Miloti me datën 26/II/1959.

Luçia kur u pyet para se tentoi të vet-mbytet, deklaroi se sa më sipër si dhe për disa fatkeqësi që ka pas në jetë, si sëmundje, e cila vuan nga t.b.c, vdekja e nënës, sëmundja e motrës, grindjet me të vëllezërit, etj., kjo gjë mbas hetimeve t’ona të gjitha janë të vërteta.

Duke marrë parasysh se të dyja këto kanë pranuar hapat, gabime dhe dënojnë të kaluarën, mendojmë të shikohet me drejtë trajtimi i tyre si nga drejtuesat, ashtu dhe nga gjithë kolektivi në ansambël dhe estradë, në të kundërt, prej tyre mund të pritet çdo lloj skandali./Memorie.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

dikur dikur liri belishova liri belishova

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet