Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
LIBRAZHD– Librazhdi është tronditur nga një ngjarje e rëndë në familjen Belba pasi një foshnje 3 muajshe është gjetur e vdekur nga e ëma mëngjesin e sotëm pasi e kishte lënë në shtëpi pa mikëqyrje teksa kishte shkuar në dyqan për të blerë qumësht. Faxweb.al mëson detaje të reja për ngjarjen ku sipas raportimeve, nëna e fëmijës, ishte martuar për herë të dytë pas vdekjes së ish-bashkëshortit, ndërsa bashkëqytetarë të saj thonë se ajo kishte edhe një lidhje jashtë martesore. Gjithashtu bashkëshorti i nënës së 8 fëmijëve ndodhet në burg, i denoncuar prej kësaj të fundit për ushtrim dhune në familje.
Dëshmi për Faxweb.al thonë se foshnja 3 muajshe nuk ishte krejtësisht vetëm. Në banesë ndodhej edhe djali i saj adoleshent që po flinte gjumë dhe është zgjuar nga britmat e të ëmës pasi ka parë foshnjen 3 muajshe, të gjinisë femër, pa jetë në karrocën e saj.
Nëna e foshnjës është shprehur se ka shkuar për të blerë qumësht në dyqan, dhe kur është kthyer në banesë e ka gjetur fëmijën e saj pa frymë.
Ndërkohë një mikeshë e zonjës tregon e pikëlluar sesi ndodhi ngjarja: “Donte t’i jepte gji. Goca ishte pa jetë. Se çfarë ndodhi nuk di gjë?! Unë e kam rritur vetë. Gjynah si e mori zoti. A i ndikuan vaksinat. Ishte djali madh në shtëpi. Ka tetë fëmijë. Sa vajti te supermarketi blejti qumështin e bebes. Dava një ore u largum në të dyja, sesi ja mori zoti nuk e di. Ose nga vaksinat ose ja mori sëmundja e tokës.”– u shpreh zonja për Fax News.
Por e gjithë dinamika e ngjarjes mbetet e dyshimtë ndërsa pritet që nga hetimet të hidhet më tepër dritë rreth shkaqeve dhe rrethanave në të cilat vdiq sot një bebe vetëm 3 muajshe. Gruaja është nënë e 8 fëmijëve, ndërsa në familjen e saj tragjeditë vijojnë prej më shumë se vitesh. Dy vajza të vdekura dhe një tjetër e cila shpëtoi mrekullisht pasi ra nga kati i dytë i banesës ku e ëma e kishte kyçur prej 3 ditësh dhe ishte larguar pa adresë. Ndaj misteret në humbjen e jetëve të fëmijëve në këtë banesë, brenda një harku kohor të shkurtër e bëjnë edhe më tragjike ngjarjen e sotme. Faxweb.al raporton se dy vite me parë, një fëmijë i gjinisë femër, 3 vjeçe u përplas për vdekje nga një makinë afër gjimnazit të qytetit dhe paraprakisht dyshohej se ngjarja ndodhi pasi fëmija ishte pa kujdes prindëror apo të një të rrituri.
Ndërkohë edhe më tronditës është rasti i 4 korrikut të vitit 2019, ku një tjetër vajzë e kësaj familje, 5 vjeçe ra nga ballkoni i shtëpisë, ndërkohë që e ëma e kishte mbyllur brenda për tre ditë, por fatmirësisht shpëtoi mrekullisht. Në atë kohë u raportua se gruaja ishte larguar në drejtim të Elbasanit duke e lënë vajzën vetëm në banesë. Për të hetuar ngjarjen u thirr në polici, por historia u mbyll pa masa ligjore ndaj saj. Trupi i foshnjes 3 muajshe të familjes Belba është dërguar për në spitalin e Elbasanit, ku ekspertët mjeko-ligjorë do të bëjnë autopsinë për zbulimin e shkaqeve që çuan drejt vdekjes.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
RROGOZHINË- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në Rrogozhinë. Sipas informacioneve mësohet se mjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasu...
TIRANË- Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me arrestimet që po ndodhin nga Prokuroria pas tërmetit të 26 nëntorit. Ditët e fundit, Pr...
KORÇË– Zona e quajtur Çardhak, mes Devollit dhe Korçës, është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Mësohet se flakët kanë djegur një...
TIRANË- Policia kap me dhjetëra kilogram hashash por nuk ka drogë për të stervitur qentë e saj. Abc News ka arritur të sigurojë dokumentin ku Ministria e B...
ITALI- Një konflikt mes dy vëllezërve ka ndodhur në Itali, ku njëri prej tyre ka plagosur me thikë vëllain më të vogël. Sipas medieve italiane, Ergi Shabani god...
TIRANË- Banorët në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë vijojnë të jetojnë në shtëpitë e tyre të dëmtuara nga tërmeti. Mungesa e një zgjidhjeje nga ana e Bashkis...
LIBRAZHD– Një foshnjë tre muajshe ka ndërruar jetë ditën e sotme në qytetin e Librazhdit. Dosja.al mëson se bebja ka mbërritur e pajetë në spitalin e Elbasanit,...
TIRANË– Një aksident ka ndodhur tek ura e Shkozës, mesditën e sotme. Mësohet se një autobus është përplasur me një taksi, e cila ka përfunduar brenda oborr...
TIRANE- Gjykata e Posaçme e Apelit për Krimet e Rënda, ka rrëzuar kërkesën e të pandehurit Emiljano Shullazi, dhe grupit të tij, për ndryshimin e masës s...